Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Me çka ta ushqej beben 6 muajshe
Nene pershendetje po ju shkruj per te marr mendime e juaje se me qka ta ushqej beben 6 muajshe pediatri me tha tash muj me fillu me ushqy me lug tre here ne dite tha mundesh mi jep qull orizi, misri, keksa pastaj gradualisht me kalu ne patate ne perime supa e keshtu deri te ushqimi familjar dhe nje here ne dite peme. Me intereson qysh me fillu qka mi jep ne mengjes qka drek e qka dark. Une fillova dje mengjes pllazma me qaj po shume pak i honger e orizin ne dark me shume e pelqej. Si thoni ju?
Teuta Teutaaa (12 vite më parë)
Teuta Teutaaa (12 vite më parë)
Flm nena per mendimet dhe komentet
Nëna Berkinit (12 vite më parë)
kom harru met tregu qe edhe mish i qes gjdo 2 dit tash si i beri 6 muaj,ja ziej bashk me patatet dhe perimet.
Nëna Berkinit (12 vite më parë)
Teut qe zemer edhe un pot kallxoj qysh ja kom fillu me ushqy djalin,mo edin qe 1 muj kom fillu me ushqy,diten e par te dyt kom fillu me miell orizi deri sa u msu me perbi diqka mat te trash se qumshti.Tash kom fillu 3 her ne dit mengjes pin qumsht gjiri,ne drek i boj patate pure me perime karota,bizele,brokoli,bishtaja (boranija) kungullesh,e shum tjera spo ja di emrin shqip haha.tani i jap dark ne ora 5-30/6drithera me qumsht, kur ti vie koha per gjum 8-30/9 i jap pem,ja zij bashk moll me pjeper,ose dardh me nektarin,banane me mango e qeshtu gjith ka dy ja boj bashk,veq disa pem nuk lejohen tani si psh rrushi,ananasi.InshAll- llah t\'kom ndihmu e dashur.Te pershendes,mpuq per ty e rrushet e vogela.
(12 vite më parë)
Teuta,pllazmat hiqi prej menuje,,sjane te mire per fillom te shqyerjes se permbajne shume sheqer.Dy-tri dite ia jep veq nje vakt psh dreken:karrote ose patate te zier,kur ta meson dreken pastaj mesoja darken.Banane,molle per fillim veqmas pastaj mundesh me i perzi bashke.Pergaditja vet nese ke mundesi.
(12 vite më parë)
Valla teuta mu pediatrja mka thon keksa deri je 8 muj mos mi iep mbas 8 qesi oriz griz karota amo shum interesant se di shum shpesh lexoj ktu qe thon pemm a te na thojn fillo me karot me kto tjerat e prej 5 me pem ...un kom fillu prej 4 muj mi jep karot patate me karota..patate me grashak...patate me brokoli ne fillim i kom pergatit vet po tash spo kom kohe e ne tegllq po ja marr qka ka 4 muj ia marr edhe pse djali mi ka bo 5 p.sh tash pi jepi shpageta me mish blum erhe me Tomaten Soße ne tegull pastaj i jep makarona me mish pules....yougurt te molles edhe bananes
Sara . (12 vite më parë)
Teuta un nuk e kam lind akoma bebin po para disa ditesh lexova neper portal per lindjen e deri te ushqimi, ja disa receta, po nuk e di sa e dobishme mund te jete per ty http://www.bebaime.com/menu-p-r-f-mij-receta/6-12-muajsh Shpresoj te te ndihmojne edhe nenat qe kan fillu me i ushqy bebet e tyre, shendet ty dhe bebit :)

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?