Marsi une them mundohu mos ta beje ne uje, thuaji qe behet uji pis dhe nuk lahesh dot, sepse besoj qe nese e ka qejf detin, do e beje patjeter ne banjo qe te hyje ne det.. Edhe une e cova vajzen nje dite, pardje, dhe mundohesha ta nxirrja me pare ne kafe, qe mos te mesohej ta bente ne rroba.. Se pastaj gjithcka kthehet nga fillimi, se do banjon, se do oturakun, etj, si ne fillim qe nuk donte te ulej te asnjera..
Uturak besoj ke. Nese ka marre inat banjon merr uturakun dhe lere ne dhome te saj, tani ske ci ben sa te mesohet prape. Ose bleji ndonje te ri me te bukur se ndoshta e terheq dhe i pelqen aty. Te them nisur nga vetja, se une pata blere nje te mire gjoja dhe nuk pranonte te ulej ne te per qamet, pastaj i bleva nje ne treg si karrike, ai i pelqen.
Jeni shume te mira...ka marre inat banjon..se di pse..une tani jam ne tirane ..per 3 dite do iki prap ne plazh..aty mu corjentua goca ne fakt..sa inat me vjen, e nisi per bukuri....se ke iden sa me nervozon kur e ben ne brecka::::....pucini bebusat;)
Dhe si duket eshte mesuar ti kete mbathjet e lagura, nga plazhi, dhe si ben pershtypje, por do i kaloje, sa te mesohet me te thata :) nese je akoma ne plazh mundohu ti tregosh qe mos ta beje ne uje..
Marsi, sa e pashe qe kishe shkruar me shkoi ne mend se te kishte ndodhur ashtu :) edhe e imja ishte semure, dhe filloi te ishte me keq se ditet e para, dmth 1,2 here ne dite i shpetonte.. Por nja nje jave zgjati kjo, dhe tani eshte mire prap, shume rralle e ben ne rroba, dhe ne pergjithsi ndodh kur nuk jam une afer, dmth nuk vjen ne dhomen tjeter te me tregoje.. Une mendoj qe duhet thjesht ta ruash me shume, ta pyesesh a do te shkoje ne banjo, etj.. E imja ndonjehere sdo te shkoje ne banjo, psh ne mengjes, une e marr ne krah me te qeshur, i them e di qe ke pak per te bere, po ben naze etj, dhe ajo qesh e pranon.. Ose i them hajde ta provojme njehere se ku i dihet :) pir gjuthmone duke ia bere si loje..
Cudi vertete, se u be nje muaj qe ja ke hequr. Ishalla po e heq ate ves e ta ben serish ne banjo. Dhe ne ishim ne plazh por imja se pat problem, vazhdon tregon.
Sa mire! Dhe une e kisha menduar shume te veshtire por shume mbare me eci si proces. Po naten ja hoqe? Se une jam ne dileme, ka 3 nete qe ja ve panolinen por nuk e lag.
Do ishte me mire nese mesohet direkt ne wc, por e imja e ka frike.. Vetem nje dite qe ishim ne kafe, e pa qe skishte mundesi tjeter, dhe mbaroi pune duke e mbajtur une afer wc-se..
Marsi, une keto dite po ia heq goces, dy vjece e 4 muaj ben tani..
E mendoja tmerr heqjen e pampersit, por kaloi shume lehte shyqyr Zotit.. I kam blere nje uturak qe e pelqeu vere, si kermill.. I paten dhuruar nje si karrige, por nuk e donte, kshu qe me mire ta zgjedhe vete.. Ate si kapak per banjon e imja nuk e ka dashur..
Te dielen ne darke, i hoqa pampersin, i thashe nuk e duam me sepse te bezdise, te skuq, etj, do veshim vetem mbathje, dhe kur te duash te besh cicin do e besh te oturaku. Ate mbremje dhe te nesermen, e beri disa here ne mbathje, dhe ne fakt e kisha pak une fajin se duhej ta nxirrja vete te pakten cdo ore, por une po prisja te me thoshte ajo(ne fakt isha e lodhur fizikisht) pastaj ditet tjera fillova ta ul me shpesh, dhe brenda 2,3 diteve mund ti kete shpetuar 1 ose dy here, filloi te thoshte edhe vete.. Edhe naten(une se kisha ne plan tia hiqja tani) e pashe qe flinte jo e qete, dhe nje nate nuk doli fare, nje nate doli ne mes te nates dhe fjeti prape.. Sot eshte dita e 6, dhe tregon shume mire.. Vetem sot ne mengjes i shpetoi sepse po qeshte me mamin tim, dhe une nuk isha afer.. Por e di shume mire kur do te dale, dhe e mban sa e coj te oturaku.. U lehtesova shume, se e kisha shume frike..
Une them merr e shpjegoja, hidhini pampersat(dhe mos ia ver me asnje here), dhe merre pa stres.. Edhe kur ta beje ne mbathje, mos i bertit, mos e frikeso, thuaji ska gje se heren tjeter do e bejme te oturaku, pasi ta beje ne oturak thuaji hajde ta cojme te shpia e vet, dhe lere ta shtype butonin, etj.. E rendesishme eshte qe ti te mos acarohesh.. Hiqi tapetat se pastaj se ke problem edhe nese lag vendin, dhe merre shume qete, fundja ska ngelur femije pa mesuar apo jo. :)
Une kisha hallin se kam edhe vajzen tjeter nje vjece, dhe mund te mos e coja dot kur te kerkonte, por shkoi shuuume mire :)