Pyetje:A i lejohet gruas time, e cila është duke i dhënë gji fëmiut dhjetë muajsh, të mos e agjërojë muajin e Ramadanit?
Përgjigje:
Falënderimi i takon All-llahut (Subhanehu ve Teala)
Sa i përket nënave gjidhënëse, sidhe grave shtatëzënë, ekzistojnë dy mundësi:
-1- Nëse gruas nuk i ndikon agjërimi, dhe agjërimi nuk i paraqet vështirësi asaj dhe ajo nuk sheh ndonjë rrezik për fëmiun, atëherë ajo është e obliguar të agjërojë, dhe nuk i lejohet asaj që të mos agjërojë.
-2- Nëse gruaja sheh rrezik për veten e saj dhe për fëmiun, si pasojë e agjërimit, dhe agjërimi i vjenë vështirë, atëherë asaj i lejohet të mos agjërojë, mirëpo ajo duhet t´i kompenzojë ditët e pa-agjëruara.
Në këtë situatë, është më mirë, të mos agjërojë, dhe është mekruh për të agjërimi. Disa dijetarë kanë deklaruar se, nëse ajo frikohet për fëmun e saj, është obligim për të, të mos agjërojë dhe është haram për të agjërimi.
Un e kom djalin ne gji edhe po agjeroj,elhamdulilah veq pom shtohet gjiri spo vrej qe pom paksohet,kom djalin 6 muaj e gjysm eshte rrit ka fillu me honger qe 1 muaj gati,vitin e kalum skom agjeru e kom borgj, e ket vit vendosa me agjeru gjithqysh inshAlla llah se kom haram.
Flm shum prr ket informat se kohen e fundit jon ba shum pytje rreth agjerimit dhe shtazanv apo ashtu gjidhenset.... un e kam ndegju hoxhen shefqet krasniqi nese e ki fmiun 10 muaj e me shum athere ai fmi mundet ne hanger edhe ushqim tjeter perveq gjirit... dhe pet arsye e ki obligin agjerimin ... ai po ashtu tha se nese je agjeruse dhe deri ne syfyr me kompenzy diteb me pi sa ma shum langje dhe me hanger ushqim qe ta prodhon qumshtin... qe fmija te ket ushqim gjat dites... po ashtu grat qe jon shtatzena nese fryti osht duke u zhvilu mire.me pesh e te gjitha dhe shendeti i nenes dhe frytit osht i mire athere mundet me agjeru.... pak a shum njet sikur ti adis qe e ke cek ne shkrimin tend ... perveq de ai e ceku nese fmiu eshte 10 e me shum nena ska arsye per mos ne agjeru sepse fmiu mundet me hanger ushqimntjeter dmth e ka obligim ....