Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Pas sa muajve nga aborti mund te provoj per shtatzeni tjeter?

Pershendetje nena..jam e re ne portal dhe menxi qe arrita me u regjistru..kom pas abort spontan para 2 jave edhe me kan pastru kam qene fillim i shtatzanis ka qene shtatzania ime e pare edhe jam merzit shume..deshta me nda me juve edhe me me tregu dikush mas sa muajve me planifiku shtatzani tjeter..kalofshi mire e nje dite te palodhshme

Rita Gashi (12 vite më parë)
Rita Gashi (12 vite më parë)
Amin ishalla bahet mire per Linden e per te gjitha se beso hala nuk po vi ne veti trupi me dridhet kur te mendoj dhimten qe abortova + qe me pastrun me grryn per se gjallii o Zot si harroj ato dhimt e ato dit tmerruese Zoti na nimoft ishalla..E sot me erdhen prap mestracionet mas 13 dit aborti nuk e di pse kaq shpejt po me than normale eshte a ju ka ndodh juve kshtu
Vjosa H (12 vite më parë)
Linda shpresoj qe kjo shtatzani te shkoj mire dhe te sjellesh ne kete bot nje bebush te mire .
* A & D * (12 vite më parë)
Flm leonora...zemer mos e streso veten...problemi te un ka qen mplakje e placentes. ...te uroj lindje te leht...
Leonora= Reina * (12 vite më parë)
Linda me vjen shum keq per bebushen tende :( e pse tka vdek beba nese bon me tregu se shum stres kur po nin njeri qeshtu,une jom 40+2 hala skom shenja te lindjes,Ishalla na shkon shum mir te gjzhave e lindje te lehta :)
Rita Gashi (12 vite më parë)
Linda me vjen shume keq per ty ishalla te shkon mire shtatzania e ishalla lind nje bebe te shendosh..Pe paramendoj merzin e stresin qe e ke pas gjith kohen zoti ishalla kur nuk na provon ma se shume fshtir bre..Jo un kaniher po thom prej merzis qe kom me e nis nje bebe meniher po joo se paku tre muj a ma shume nuk po e mendoj hiq se shume o tutna..Ishalla me ndihmen e zotit kemi me ja dal mire..
* A & D * (12 vite më parë)
Rita me vjen keq per abortin,um mendoj se duhet te presesh te pakten 3muaj,pastaj provo,un abort nuk kam pas,por kam lindur vajzen e vdekur ne javen e 39... dr me tha se mund te provoj pas 2muajsh...por un isha shum stresuar nuk isha ne gjendje aq shpejt te filloj shtatzani tjeter...fal zotit pas 10muajsh jam shtatzan ne javen e 19.
Vjosa H (12 vite më parë)
Jo mu mka shti shume lloje analizave mi bo. Shpresoj qe do te dalin mire dhe se shpejti do te mbetesh shtatzene duhesh mu pajtu e me mar veten se qka do qe vjen vjen nga zoti forcohu dhe mos u dorzo . Zoti te gzon shpejt .
Rita Gashi (12 vite më parë)
mua vetem analiz te urines edhe nje paptest me ka thene tjeter analiz jo..urinen tash kom me ba e paptestin mas ciklit me tha..tash po pres e ishalla me dalin mire e tani me mendu per shtatzani edhe pse e kom shume fshtir me vendos se shume duhet me u forcu e me e mar veten se shume po tutna veq kur po e mendoj mos po me ndodh prap :(
Vjosa H (12 vite më parë)
Nuk me kujtohet terapia sakt . Por mbas 2muajve me ka then qe mund te mbes dhe un nuk kam mundur per 2 muaj tjere te mbes dhe kur I kam ber perseri disa analiza me ka dal prolaktina e ngritur kam pas 5hapa ti pi nje ne jave dhe vetem 4 I kam pire sepse menihere mbas terapis kam mbetur shtatzene.
Rita Gashi (12 vite më parë)
Pershendetje Vjosa..Ishalla te shkon mire kjo shtatzani deri ne fund e lind nje bebe te shendoshe..Dmth ti mas 2 muaj terapi qe ke perdor ke mbet shtatzen..e qfar terapie te ka dhan se mu me tha veq analizat me i ba edhe nje papatest edhe perdor acid folik.
Vjosa H (12 vite më parë)
Pershendetje rita. Une kam pas abort ne javen e 12. Mirepo mbas ciklit te pare qe me ka ardhur i kam bere te gjitha analizat dhe kam perdorur 2muaj terapi. Dhe tani jame perseri shtatzene . Mos u mbrengos . Eshte shume veshtir te pajtohesh por perseri te gzon zoti
Rita Gashi (12 vite më parë)
Lina past djali jet te gjate ishalla me vjen shume mire per ty qe te paska gezu Zoti..e Ishalla i gezon edhe krejt ato qe presin e ishalla nuk i provon me at qe mka provu se shume shume fshtire..
Rita Gashi (12 vite më parë)
Arbnora po kismet krejt analizat e mundshme kom me i bo edhe masanej me u qetsu edhe me mendu per shtatzani se ndryshe hala e kom te ngulitur ne kry qe njejta situat ka me mu perserit Zoti ishalla se shkrun..Ishalla tash e mas veq te mirat per mu e ty e krejt
Mami Muhamedit (12 vite më parë)
Rita e dashur te them mos u merzit hiq me lejet te Zotit madh do kesh fmi ish alla....une pas 8 vite marts ngela shtzan qfar gzimi smundem ta prshkruj po pasi bera 7 jav bebes as qe ju degjojte zemra duhesha te abertoj ......po kur me dha leje Zoti prap ngela shtzan tash e kam djalin 6 muaj ish alla edhe ti sa me shpejt ngel shtzan .....pasi te besh 3 muj provo edhe largoje stresin cdo te mir te ty e dahur.....
Arbnora ... (12 vite më parë)
Flm shum Rita, mundohu sa me shum me qetesu veten kjo eshte kryesorja. Une pas abortit kam qene shum ne stres dhe e merzitur dhe edhe pse mbeta prap shtatzane nuk me eci mbare sepse psiqikisht sisha e qete. E kuptoj merzin dhe dhimbjen por nuk fiton asgje prej saj. Bon analiza dhe kqyr pse ka ardh deri te aborti ne menyre qe heren tjeter me qene me e sigurt me shku gjithcka mbare e mire.
Rita Gashi (12 vite më parë)
Arbnora un nuk po guxoj as me mendu edhe pse kaniher mendja po me shkon meniher mas ni muji qe me mu hek merzia qe e kom ne zemer..Ishalla te shkon mire shtatzania ty e e lind nje bebush te shendetshem..
Rita Gashi (12 vite më parë)
Hana faleminderit per pergjigjjen e ishalla per krejt bahet mire e ishalla nuk e sprovon Zoti kerkon me ato dhimbje qe i kom ndi ne shpirt..
Arbnora ... (12 vite më parë)
Une mendoj qe patjeter duhet me prit 3 muaj pas abortit per shtatzani tjeter. Une kam pas dy aborte dhe pas te parit kam mbet pas diku 5 muajve dhe kam deshtu prap. Tani kam prit 4 muj dhe kam mbet heren e pare qe kam tentu dhe jam ne javen 11+. Te uroj cdo te mire.
Rita Gashi (12 vite më parë)
Vlora jetoj ne prishtine..e mu pa anestezion pa kurgja me kan pastru kretj i kom ni dhimt e tmerrshm e tpaharrueshme..:( Zoti mos provo
(12 vite më parë)
Oj Rita inshaAll.ah jete shtatzan kur osht mas mirti per ty e frytin tond, une tkisha thon bile 3 muj me pushu edhe e harron pervpjen e keqe, po mos u nis me mbet shtatzan e me menfu qe ke ne deshtu, po harroji krejte nisja me qellimin se ke me qu deri nfund me leje tZotit.. Une tUroj nga zmr ta kesh bebon sa me shpejt ne krah, ty. e krejt grave zoti ju gzoft se ska dhurat e knaqsi ma te madhe se femija.amin
Vlora . (12 vite më parë)
Rita une jm pastru me narkoz nuk kam ndi asgja hiq por tash po kam dhimbje ,, ku jeton ti ? ishalla te gezon zoti sa me shpejt me femij
Rita Gashi (12 vite më parë)
Vlora mua me vakum jo po me ato mjetet qe mos me raft ma kurr me i pa ne jete as per veti as per kerkon..un fal Zotit dhimbje skom meniher mas 1 dite me kan kalu dhimt..Ishalla bre Vlor kurr sna provon Zoti ma e ishalla na gzon se edhe me planifiku me met shtatzan po tutna mos pom ndodh apet e njejta ngjarje..
Vlora . (12 vite më parë)
Rita edhe une pata abort qe nje jav ashtu mjeku me ka than qe mbas 5 jave mundesh ta provosh me nje shtatzani te re por une se kam plan bile pa i ba 3 muaj ,, edhe mua me kan pastru me vakum dhe qe nje jav kam dhimbje barku
Dafina A A (12 vite më parë)
E di, kam kalu neper kete + ende cdoo dite e kujtoj bebin qe kam humb, me dhemb ne shpirt, por ka qene e shkruar ashtu.. Faleminderit, ishalla te gezon Zoti edhe ty sa me shpejt.
Rita Gashi (12 vite më parë)
past jet te gjate vajza..faleminderit per pergjigjjen dafina..mua gjinekologu me tha menjer mas ciklit te par mundesh me met edhe pse ke ndegju tha qe mas 3 muaje ose mas 6 muajve po shkenca nuk e thot se njejt si mas 3 mujve si mas 6..mos e provoft Zoti kurr kerkon ishalla se shume shume fshtire
Dafina A A (12 vite më parë)
Pershendetje rita.. Une kam pas abort ne javen e 8, mjeku me ka thene se mundem me tentu per shtatzeni tjeter pasi ti kryej dy cikle, pra pas dy muajsh, disa mjek thone se eshte me mire pas 6 muajsh.. Edhe une mendoj se eshte me mire pas 6 muajsh, sepse mitra forcohet me mire per te mbajtur nje shtatzeni tjeter.. Une kam mbet shtatzene pas 5 muajsh, ne fillim kisha pak probleme e tash e kam lind vajzen neser mi ben 3 jave..Cdo te mire ty.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?