Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Regjimi tek femijet e sapolindur
Përshëndetje nëna!Ju lutem mund të më thoni si mund ti vendos nje regjim te rregull djalit tim 3 javesh për dhenien e gjirit si dhe për gjumin.Cduhet te bej që fëmijen mos e mësoj në krahë sepse më duket e pamundur sepse ai qan e unë nuk mundem pasi fillon e qan shumë po e le.Plus gjirin ka filluar ta kërkojë cdo 1 orë dhe pin nga 20 min mos më shumë.me peshe eshte mire.por do të deshiroja shumë ta mësoja me regjim sepse do të më ndihmonte ti përkushtohesha më mirë pasi sdo lodhesha kaq shumë.Ju lutem më jepni ndonjë keshillë sepse po lodhem jashtezakonisht shumë.Ju faleminderit!
Ana Ana (12 vite më parë)
Herta Dervishi (12 vite më parë)
Une vajzen 2 muaj e 2 jave e kam mbajt pa regjim me pas fillova ti rreg gjumin ndersa per te pirin i jap para gjumi dhe pas gjumi..... vajza zgjohet te 7, lahet, pin e ne 8 ose 8 e 30 deri ne 9 e 30 ose 10 fle. zgjohet rri 2 ore fle ne 12 ose 12 e 30 e zgjohet rreth ores 3. Rri zgjuar deri ne 4 e 30 pastaj fle deri ne 6. dhe ne oren 8 te mbremjes eshte ne gjum. Nuk zgjohet me vetem per te pire e zgjoj une ne 11 e 30 ose 12 te nates e me pas pres deri kur te kerkoje vet te pije. deri ne 7 vetem 1 here kerkon.... Ka dite qe nuk e mban te sakte orarin por 80% shkon mire.... tani vajza eshte 3 muaj e 2 jave...
Zana * (12 vite më parë)
Ana Ana mere beben sa here te ka nevoje per ty.Afro ushqeje e knaqu me to.Edhe nese eshte e nevojshme lej krejt punet dytesore e meru me te.A ka me mire se me u mar me nje krijese te paster shpirtnisht?Shume shpejt ka me u rrite e ski me pas me kaq afer e me u knaq me te.Keshilla ime eshte qe ne momentin qe ti afrohesh bebes mundohu me qene pa stres se edhe bebi e ndien e eshte shume me veshtire me e rahatu.Kur po mendoj qe edhe pak dite e ka djali im ditlindje,po them o Zot sa shpejt kane shku.Edhe beso qe jam knaaaaq duke e perqafe e duke ja ndi aromen e tij.Qaq shume jam knaq me te sa qe edhe pak kohe e kam njet me e planifiku edhe bebushin e trete.:)
Ana Ana (12 vite më parë)
Eshte e vertetë lola do durim dhe unë dua të bëj më të mirën e mundshme.
(12 vite më parë)
Oj ana vajza ime zgjohej edhe naten cdo 1 ore lemo diten .... e kisha gjithe diten ne dore , kete orarin sja bera une por e rregulloj vet ajo kur u rrit pak ... eshte i vogel ,plus qe eshte 3 jave e ka nevoje per ty ...rrin ne gji me shume se ose nuk eshte i ngopur ose kerkon nxehtesine tende .... durim ,siq tka thene edhe kosovarja ,nuk eshte e lehte te jesh nene
Ana Ana (12 vite më parë)
Djali naten më flen e më zgjohet përgjithesisht 2 ose 3 here.Fle ne 8 ose 9 te darkes dhe zgjohet ne 11 ose 12 për te pire dhe për tu nderruar.Fle në 12 te nates dhe zgjohet në 3 e 30,pin nderrohet e fle prap.me pas zgjohet ne 6 e 30.pin nderrohet e here fle here rri zgjuar.Ka nja 3 dite qe me po gji cdo 1 ore,sic duket nuk ngopet sepse pinte me rralle.gjithe diten përvec nates cdo 1 ore.gjate dotes i jap për te pire e nderroj,gogesin e me pas nuk rri ne krevat,do ne dorë.kjo me shqeteson sepse nuk mundem non stop ne krahe sepse eshte e lodhshme plus kam dhe pune te tjera dytesore.Jam ne merak për gjirin,sa here ne dite hani ju e cfare hani qe te keni gji?
(12 vite më parë)
Ana vajza ime ka 10 jav tash ja kam ndreq orarin po kam koh edhe per veti edhe qika ma mir po rahatohet a beson qe gjat nates si njo i madh flen ka 4 or as me pi slyp un qdo dy or gjat dites i jap me pi e ndorroj nmengjes e pastroj tana. E qes me flejt flen ka 3 or pas dite e shetiti me kulic ka dy or ndite a ma shum gjat mbramjev zakonisht luj me to se la me flejt e ora 11 bim bashk edhe flen si melaqe erdhe un kshtu si ti njo 4 jav kesh tu maru dit e nat ndor e majshin tu e perkund naper dur po tana ja blejta krevetin qka perkundet se qato e lypke diten tasht don. Me perkund a naten flen pa e perkund
Kosovare 1 (12 vite më parë)
Ana,kjo eshte te jesh nene,orar tejet i parregullt dhe mundimshëm. Detyra juaj është ti përgjigjeni kërkesave të foshnjës suaj, dhe sipas të gjitha gjasave do të zgjoheni disa herë gjatë natës që ta ndërroni, ushqeni, apo vetëm për ta qetësuar. E gjithë kjo paparashikueshmëri është fazë më se e nevojshme për foshnjën tuaj dhe nuk zgjatë shumë, megjithëse mund të duket e pafund kur jeni të pagjumë.Sa me shpesh. Sa më shpesh që ta ushqeni aq më shumë do të dalë qumësht nga gjiri juaj. Të ushqyerit nga 15 min. Çdo herë që ta ushqeni, 8 deri në 12 herë mbrenda 24 orëve, është sasia e cila synohet. Duke u bazuar në këshillat e fundit nga Akademia e Pediatërve Amerikanë, ju duhet ta ushqeni foshnjën tuaj sa herë që të tregojë shenja të urisë siç janë shqetësimi apo aktiviteti i shpeshtuar, të kërkuarit e gjirit tuaj, Si të fillojë foshnja juaj që të rri zgjuar për kohë më të gjatë, mund të krijoni një orar të ushqyerit çdo 1–3 orë (më rrallë gjatë natës kur ai fillon të flejë më gjatë).

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?