Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Hepatit c
Ju lutem nena me ndihmoni, burri im nga analizat e gjakut doli me hepatit c ndersa une jo, a ka mundesi apo eshte nje gabim, me trg nese keni dijeni mbi kete semundje
Bona Shehu (12 vite më parë)
Bona Shehu (12 vite më parë)
Ne po i bejme keto analiza per efekt ambasade ama nese i del dhe kete rradhe pozitive perjashtohemi nga mundesia per te ikur jashte, ne tirane gjithcka ndodh nga paaftesia
Blerina ???? (12 vite më parë)
Oj bona nese jeton ne ks gjithqka osht e mundur se mu em ks em kan than e kam hepatitin b kurse ktu ku jetoi tash em kan than jo kshtu qe le ti perserit analizat me naj tjeter laborator ok
(12 vite më parë)
Ka mundesi qe ti sje infektu prej tij.Njoh nje rast qe burri ka hepatitin b,kurse gruaja jo.
Majlinda ... (12 vite më parë)
Ahhaaa Bona qudi de pasi ti ke dal me analiza mire e burr yt me hepatit...ka mundesi qe i kane ngaterruar analizat, por le ti peresrit edhe nje here...
Dafina A A (12 vite më parë)
Bona, uroj te jete ndonje ngaterrese, sepse qenka nje infeksion shume i rrezikshem..:-(
Bona Shehu (12 vite më parë)
Kam frike se e kan ngatarru ne laborator se dhe mjeku u cudit qe ne kemi te martum 5 vite, dje beri ne analize qe kushtote 300 dollare per te marr vesh te verteten
Majlinda ... (12 vite më parë)
Bona po me vjen keq qe po te pyes nga i erdhi infeksioni ashtu...?..le ti bej edhe nje here analizat...
Bona Shehu (12 vite më parë)
flm nena ne internet lexova plus qe dje kontaktuam dhe me mjekun ama me vjen cudi qe une nuk jame e infektuar e burri jo, prandaj mendova mos ka ndonjera ndonje rast si une
(12 vite më parë)
Bone mundesh en Google me lexu per hepatit c, Hepatiti C është një sëmundje infektive që prek ose dëmton mëlçinë, i cili shkaktohet nga virusi i Hepatitit C. Kjo sëmundje shfaqet në format më të lehta deri tek ato më të rënda dhe mund të shoqërohet pa simptoma të dukshme. Personi i infektuar mund te jetojë me vite të tëra pa e vërejtur infeksionin. Mirëpo nëse nuk intervenohet me kohë, ose nuk jepet ndihma e duhur mjekësore me kohe, sëmundja vjen duke u rënduar deri sa kalon në formën e saj kronike, duke quar ne dëmtimin e plotë të mëlçisë. Dhe simptomat Hepatiti akut C Gjendje gripale, lodhje, ethe, djersitje natën, humbje të oreksit, të përziera dhe të vjella, diarre, zverdhje, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe artikulacionesh, dhimbje dhe fryrje abdominale. Hepatiti kronik C Lodhje, ethe, humbje të oreksit, çrregullime digjestive, dhimbje koke, dhimbje abdominale, dhimbje muskujsh dhe artikulacionesh, depresion dhe luhatje shpirtërore si dhe gjendje e turbullt mendore. Stadi i vonë i hepatitit C me cirrozë Lodhje, ethe, humbje të oreksit, të përziera dhe të vjella, mbajtje të lëngjeve në organizëm, urinim të shpeshtë, zverdhje, dhimbje koke, barku, muskujsh, fryrje abdominale, depresion dhe luhatje shpirtërore, mungesë përqëndrimi, konfuzion mendor, marrje mendsh dhe probleme vizive periferike. Diagnoza e hepatitit C Testet nuk bëhen rutinë, kërkojani mjekut
Dafina A A (12 vite më parë)
Rrugët e transmetimit Hepatiti c përhapet nga kontakti i gjakut me gjakun e infektuar. Rrugët e transmetimit përfshijnë përzierjen e ageve për injeksione, për tatuazhet, body piercing, akupunktura dhe për teknika të tjera mjekësore. Gjithashtu, përzierja e mjeteve personale si furçat e dhëmbëve, brisqet e rrojës, mjetet e higjenës së thonjve mund të jetë një rrugë tjetër e transmetimit. Para vitit 1992 shumë njerëz janë kontaminuar me virusin e hepatitis c nëpërmjet transfuzionit të gjakut. Por në këtë vit u bë i disponueshëm testi për identifikimin e antitrupave hcv. Që nga ajo kohë gjaku për transfusion filloi të depistohet, kështu që rrisku konsiderohet më i paktë se 1 shans për 2 milion unite gjak të transfuzuar. Një përqindje e vogël e njerëzve (1-3%) bien në kontakt me hepatitn c nëpërmjet kontaktit seksual të pambrojtur. Por në të ashtëquajturit “grup i rriskut”(homoseksualët, prostitutat, personat me aktivitet seksual me shumë partnerë) rruga seksuale e transmetimit mund të jetë më e shpeshtë. Punonjësit e shëndetësisë janë të rriskur nga hcv nëpërmjet shpimit aksidental me aget e përdorura në personat e infektuar. Transmetimi nga nëna tek fëmija gjatë dhe pas lindjes është i mundur në rreth 5%. Nëse transmetimi ndodh ose jo, kjo varet nga prezenca e niveleve të larta të hcv në gjakun e nënës. Rruga e transmetimit për 10 % të personave të infektuar ngelet e pazbuluar. Transmetimi i hcv nuk ndodh nga kontakti rastësor me persona të ftohur , me kollë, as nga përqafimi apo përdorimi i enëve të kuzhinës.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?