Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Po me humb durimi me keshillat e gjysheve...
E di qe shpesh jon shtjellu kto tema ktu, e nashta edhe po teprohet po edhe une ket hall jom tu e pas me vjehrrit e mi. Djalin e kam veq 1 muj, edhe me myti dituria e tyneper me rrit fmi \"qysh duhet\". Me vjehrrin e kom problemin qe insistion non stop me ja hek pampersin e me majt ne pelena, se pampersat veq e infektojne, e skuqin, jon te papastra, ja shtrngojne barkun, mos i veshni pixhame e tesha po lidhne si perpara se i drejtohet trupi ( a pe shihni qysh pe man shtremt trupin e kryt) e vjehrres pike ju ka bo djepi me ble em me trullav ne djep edhe sduhet memajt veq ne gji po mi dhan uj, mi dhan kamomil qaj, spom len me la me shampon pa i bo 40 dite..............O Zot jepem durim....osht problem i brendshem po un po du me plas....kenj po ju metet hatri kur po ja boj ndryshe, edhe me burre po menxerrin probleme/...
Dafina Kukaj (12 vite më parë)
Jetta S (12 vite më parë)
Une se kom ndegju hiq kerkon,qysh me thojke instikti jem veprojsha,kur mthojke me qit ndjep i thojsha jo nuk me pelqen me e qit,prap e permenke djepin sja kthejsha hiq veq êhë ëhë po po,veq qishtu bOnja ani,ani..dikur nalen,sa te zgjatsh ma shume folin,edhe kot fol se nuk kuptojne,munohu me burr me I mbajt raportet mire
(12 vite më parë)
Me vjen shume keq por duhet ti thuash ne rradhe te pare qe eshte femija jot dhe e dyta qe kohet kane ndryshuar djepi eshte thjesht per nostalgji dhe dicka torrturuese , por edhe ata mundohen te keshillojne pasi mendojne qe menyra sesi kane rritur femijet e tyre para 30 vjetesh eshte e duhura thjesht tregoji qe kohet jane ndryshe dhe se keshtu rritet nje femije tani por dhe durim
Lora 8 (12 vite më parë)
Kam ardhe ne Kosove qe disa dite dhe isha me nejte te disa familjare te burrit. Nje grua e kishte qiken 1 vjete e 2 muaj, ajo qika e saj hanke smoka dhe su kryke me ato smoka dojke me ja dhane dhe djalit tim me hanger, djali i kapke une ia largojsha prej dores. Kur nana e asaj qikes po m\'thote sa ti ka ba djali, i thash 7 muaj, tha ban mi dhan tash me hanger... Thash smoka a? Cfar vitamine ka smoki qe me ja dhane djalit? Une perveti thash nuk lakmoj me m\'hanher fmija ckadush e veq me mu fry, me rendesi me hanger gjera te shendetshme e qe kane vitamina. Mbet nuk dike cka me fol me. Tylifar trullajke te bahet e meqme. Kishe po t'mesoj.
Ina * (12 vite më parë)
Dafina,une me vjehrren skam jetu po kshtu mend me ka shit Shume e kur ka ardhe puna me vepru rrike ulun s bojke send, Edhe mua nuk me ka lon me la me shampon ju pat skuq koka bebit E me tha dr ju ka skuq prej yndyrea te kokes vet gjithqysh laje me shampon,kur i thash vjehrres sdike qka me thon hahaha ja la fajin djalit vet burrit tem tha aj sem ka lon... Sidoqoft injoro sa te mun,veq thuj jjojo hapja syt se kam lexu qe kshtu spo bojke mo,ose dr me ka kshillu qishtu,thuj ti mirr e ki po tash ka ndrru koha e krejt senet tjera...
(12 vite më parë)
Dafina urime se pari per djaljn past jete te gjate e te lumtur. Mos i merr shum ngat zemre qa thojn ata le te folin e di qe zor po ski zgjedhje tjeter. Nuk ja vlen me prish rehatin me burr tan per kerkan. Merre vjehrren te pediatri edhe ne prani te saj pyte per me lidh ste kisha preferu se vet ortopedi mka than qe problemet me kuka po jon ma te shpeshta te fmit qe po lidhen me lulak. Un me vjehrren pak kom pas ksi probleme sum ka ra shum mu ballafaqu ama me gra tw axhallarve te burrit shum mshkojn nerva se djali nuk osht tu shtu shum pesh e saher vin ma bojn hiqe pej gjini e jepi me shishe edhe ma krahasojn djalin tem me fmi te huj qe nashta jon shum me muj ma te mdhej ma bojn me pa djalin e saj duq e knej anej ama un si ngoj as sjau boj interesant ata qa thojn. Kshtu qe si motres tem po tethom mos u shfryj as ne burr se ai ska faj e mas paku djali. Ishalla e kalon kete sfide e knaqesh me djal ton
Dafina Kukaj (12 vite më parë)
..tu lexu ktu i kom provu shume kshillat e nanave qe i kane dhane, mu veq mka met me i thon pediatrit me mi shkrujt si raport krejt kto pergjigje qka duhet e sduhet mi vulos e me jau dhon ktyne nashta qathere nalen. bash qahstu pom doket vejta qe sjom ka di me kqyr e mi nejt gati , turr me hi ne net me lexu najsen, po prap po bohna shume nervoz me ta piiiifffff
(12 vite më parë)
Dafina ti je ende lehone dhe prekesh shpejte,kur te flasin ata ti kthe vec po po,ani ani,mire mire edhe vazhdo me tenden se sa ma shume qe flet aq me shume gjejne arsye te flasin.Kshtu ruaje qetesine tende dhe behu kishe spo ndin dhe tejkaloje
Rajana...... Thesari Im (12 vite më parë)
Dafina shume keq me tu perzi qeshtu se te doket qe sje e afte me u kujdes per fmi tendin..nese burrin e ke per veete dhe te kupton kur e ke ti me te drejt ateher per vjerri mos u nervozo sa here te folin ti degjoj por mos vepro ashtu siq thojn ata prap vazhdo si ta merr mendja qe eshte me mire per bebin ...
Dafina Kukaj (12 vite më parë)
...une i jap gji edhe e mbaj ose une ose burri nalt me goksu ata menihere po lshone se keni mem su ne dore e sja u kqyr (dyte punojme )kurkush ashtu skeni hesap me msu...
Linda R (12 vite më parë)
Po arzona e tha mire... se harrova me cek kta .. burri um pat msu ju thojshmi mjeku na tha kshtu kshtu u Qetsojshin
Dafina Kukaj (12 vite më parë)
O Arzona e kom provu edhe kshtu po menihere te diturit ma bojn \" po lej se kta mjekt e mas luftes sdin kurgjo diploma me pare kane\" ..une spo di qysh mo me ja bo me ta me tbute spodojn me tkeq se qet...thjeshte sjom ka muj mu knaq me djal temin...saqe ni dite e kom bo ni gjest teper te dobet e po mdoket krejt jeten skom me harru hala me qahet kur e kujtoj....prej presionit te madh dola prej taktit , filloj djali me qajt e i thash burrit ...merre e qoja nanes tande le ti jep gji masi ju po dini ma mire se mjekt edhe per 10 min e kom lon ashtu djalin tu qajt...:((((((((((((((((((((((((((
Linda R (12 vite më parë)
Dafina shume pot kuptoj t\'njejtin problem identik e ka nje shoqe e imja e nuk eshte tu mujt me dal pi situates qe 6 muj... Mua personalisht nje doze e ktij problemi ka pas nis mem ndodh edhe as smujsha mi kundershtu as me fol por veprojsha sipas njohurive te mija, teper ju metke hatri bile edhe fillun problemet deri n momentin qe fola me burrin shume haptas se ai nuk ish aty mi pa gjysmen e seneve si dike edhe filloj ai me ju fol, tu e harru tu e harru zanatin e vjeter dikur e harrun se e pan qe asnjoni spo ngojm e kom fjalen per do sene ekstreme se kaniher edhe ata e kishin mire... edhe tash nuk flasim ose nuk mu perzihen mun me ndodh najhere diqka shkurt qe e rikthejn ate sjellje bana kishe spi nij edhe kalon... po permirsohen gjanat kadal dal..
(12 vite më parë)
Dafina nje dite shko te mjeku vet edhe kur te kthehesh ne shpi thuj mka than mjeku se prej pelenave infektohet me shume se nuk e thithin urinen si pampersat.Trupin sben me ja lidh si tjera here por duhet me len beben me u ndi i lire.Une tash do ta degjoj cdo keshille te pediatrit,se me fjale tjera ski me zgjidh problemin.E nese vjen dikush me ty te pediatri beja kto pyetje qe po te shqetesojne dhe do te binden vet

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?