Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

ice bucket challenge als
psh nena a din dikush mem tregu qka eshte kjo smundje une po shoh qe eshte bere hit neper imternet po hiq spo ma rrok perqka behet fjal qka ka te beje uji ftoft me ket smundje ju psh shum
Lule E Bukur (12 vite më parë)
Meri H. (12 vite më parë)
Ai qe e ban kete duhet edhe me deponu pare ne bank,,,nji nip e ka ba po i ka qu edhe 30 euro ne bank ...nese te nominon dikush e ti nuk don me ba po u duhke ma shume pare me jau qit ne llogari te organizates.
Fatima Veliu (12 vite më parë)
Asnjehere nuk duhet paragjykuar, edhe un mendoja c\'esht kjo loje kshtu qe e bejne qull veten, por ja qe nuk paska kuptim loje. Me ka pelqyer menyra e hoxhe Ahmed Kalajes, qe ne vend te hedhjes se tere atij uji, mori abdes me nje gote uje, duke treguar se as per abdes nuk eshte e preferushme te shperdorohet i tere ai uj, por te ruhet edhe ne qofte se e ke tere detin.
Manjola M (12 vite më parë)
Valla bash loj e kan ba maj edita,, sepse edhe femijet sa grimcca po e bajne,,nuk asht nevoja me qit ujin ne trup,, por ne dacin me kontribu te kontribojne ndryshe,, si psh kledi kadiu me pelqeu shum menyra e tij qe te dergonte te holla dhe nuk pranoi ta hell ujin
Lora 8 (12 vite më parë)
Lidra ma bere qejfin. :). Faleminderit e dashur.
Lidra Lidra (12 vite më parë)
Bravo bre lora pom knaq me kto komente kaq te qarta i jep te lumt:):):)...
Lule E Bukur (12 vite më parë)
flm shum nena
Lora 8 (12 vite më parë)
Te pershendes dhe une ty edita.
(12 vite më parë)
lora nuk e paskna dite un mendova qe esht i demshem keshtu kam ndegjuar prej te tjereve , un jo vetem te fameshmit por po e luajn edhe shqiptaret qe i njoh i kam ne famlije te pershendes.
Lora 8 (12 vite më parë)
Edita kurfare demi shendetsor nuk shkakton uji i ftohte, bile bile vetem cka ndihmon me te qarkullu gjaku me lehte. Kete lloje \"loje\" qe e quan ti e bejne personat e famshem per arsye se te gjithe i shikojna reklamat e tyre, ne kete menyre njerezit edhe kuptojne per kete semundje por edhe ndihmojne.
(12 vite më parë)
adri mir e ke bere ket pyetje un po i shoh plot qitu ne fb qe e luajn ket si lloj loje e qe shkakton dem shendetsor bile po me shkojn shummm nerva se sikur krenohen qe qka jemi tu boo pihhhhhhh ..
Lora 8 (12 vite më parë)
Fushata organizohet nga organizata e të sëmurëve me Sklerozë Amiotrofike Laterale (ALS Association) dhe ka për qëllim që të vetëdijesojë popullatën botërore për këtë grup të njerëzve, për natyrën e kësaj sëmundjeje, për ndjesitë që ndjejnë njerëzit e prekur nga kjo sëmundje (pra, uji i ftohtë me akull simbolizon të ftohtit e vazhdueshëm që ata kanë në trupin e tyre), dhe mbi të gjitha të grumbullojë sa më shumë para për të mundësuar hulumtimet e ndryshme shkencore që bëhen për të zbuluar medikamente për shërimin e kësaj sëmundjeje. Pra, secili pjesëmarrës sfidohet që të kontribuojë më aq sa mundet për këtë fushatë. Karakteristikë për sklerozën amiotrofike laterale është fakti që në 90-95% të rasteve sëmundja shfaqet papandehur, pa faktorë shoqërues specifik. Përndryshe, skleroza amiotrofike laterale është sëmundje degjenerative progresive nervore që fillimisht i atakon motoneuronet. Kjo sëmundje njihet edhe si sëmundja e Lou Gehrig (sipas lojtarit amerikan të bejsbollit i cili qe diagnostikuar me të njëjtën sëmundje në vitin 1939) dhe llogaritet se i prek 2 në 100000 persona. Sëmundja ka tendencë të prek meshkujt më shumë se femrat me raport 1.5:1 (për meshkujt), dhe moshat karakteristike kur sëmundja shfaqet janë mes 40-60 vjeç.
(12 vite më parë)
Fushata organizohet nga organizata e të sëmurëve me Sklerozë Amiotrofike Laterale (ALS Association) dhe ka për qëllim që të vetëdijesojë popullatën botërore për këtë grup të njerëzve, për natyrën e kësaj sëmundjeje, për ndjesitë që ndjejnë njerëzit e prekur nga kjo sëmundje (pra, uji i ftohtë me akull simbolizon të ftohtit e vazhdueshëm që ata kanë në trupin e tyre), dhe mbi të gjitha të grumbullojë sa më shumë para për të mundësuar hulumtimet e ndryshme shkencore që bëhen për të zbuluar medikamente për shërimin e kësaj sëmundjeje. Pra, secili pjesëmarrës sfidohet që të kontribuojë më aq sa mundet për këtë fushatë.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?