Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Autizmi te djali im
E kom pas djalin 2 vjet e gjys neper kontrolla te mjeket edhe te specajlisti me kan than qe dyshojn qe ka autizem sepse i ka do sheja ashtu po me kontrollu se kan kontrollu hiq veq me fjal qysh jau kom spjegu, a osht ne rregull kjo pa e kontrollu pa i ba analiza mem thon qe ka autizem djali ende sfol veq dy fjal edhe me kuptu kutpton pak e hiq amo gjsestet si ka sikur autizem si mendoni ju nena
Anita Niti (12 vite më parë)
Dita Dita (12 vite më parë)
Anita, Shpresoj qe djali yt te jete mire! Nese dyshon qe ka autizem, eshte esenciale qe te behet diagnoza nga mjeket profesionist. Sa me heret te behet diagnostifikimi aq me mire eshte per ju dhe femijen tuaj. Sic e thash, shpresoj qe djali yt te mos kete autizem, mirepo duhet patjeter t\'a dergosh tek profesionistet qe t\'a vleresojne. Ne kete drejtim, une te kisha rekomandu t\'a dergosh femiun ne Tirane, te Qendra Rajonale Per Femijet Autik, me duket e ka emrin. Kjo qender ka specialist te fushave te ndryshme, te cilet do t\'a vizitojne djalin tend, dhe se bashku do te vijne ne nje diagnoze - sa kam lexu ne internet, edhe ne vendet jasht Kosoves dhe rajonit, dignostifikimi ne rast se dyshohet per autizem duhet te behet nga nje ekip mjekesh, perfshi psikolog te femijeve, logoped dhe disa kategori tjera, jo nga mjek individual. Une kam degju qe mjeket ketu jane shume te mire, mirepo me sa e di, ne protal ka edhe nena nga Shqiperia e ndoshta edhe ato mund te japin nje kontribut ne kete drejtim. Sic e thash me larte, nese dyshon qe dicka nuk eshte ne rregull me femiun tend, dergoje per vleresim nga profesionist sa me shpejt!!! Te pershendes!
(12 vite më parë)
Grupi ne fb kish 2.810 antare
(12 vite më parë)
Www.Autizmi-ks.Org kerko info ketu se egziston edhe qendra per autik ne prishtine ka psikolog edhe staf te trajnuar per femijet autik.Edhe ne fb eshte nje grup autizmi ka llogon kalter e bardhe ,mundesh me u bashkangjite ne grup,shumica jane prinder qe kane femijet me autizem edhe besoj se e din ma mire.Shpresoj se te ndihmova pak.Shendet per ju
FROSTINA (12 vite më parë)
Anita e dashur, me vje keq per djalin e gjithashtu per ju si prind. Me duhet te them vetem nje gje qe autizmi nuk dyshohet por dihet per 3 seanca mjeksore dhe analiza nuk ka per autizem. Ne keto shenja qe ti i pershkrun eshte fakt qe jan te autizmit por megjithate duhesh te besh nje krahasim si nene qe je dhe te dish dallimin qe kur ka filluar keshtu te sillet dhe qe sa koh. Sepse jan periudha qe femijet ndrryshojne dhe nuk do thot qe eshte me autizem. Pra edhe nese eshte ajo kalon por duhet shum kujdes e perqendrrim si dhe koh per te punuar me te, e mbi te gjitha qetesin dhe sigurin mes prinderve te tij. Shpresoj jeton vet me burr e fmij sepse do te ndihmon shum nese do jet femija me autizem. Mos ngurro dhe gjej terapeut per autizem qe jan te shkolluar dhe dergo djalin, dhe mos ki frik sepse nuk eshte trragjike.
Anita Niti (12 vite më parë)
po te qeta mjek e kom qu por kot mkan than qe dyshojn qe e ka autizmin as se kan kontrollu
(12 vite më parë)
Anita ti mos e dergo tek pediatret per kete problem por dergoje tek logopedi,psikologu ndoshta te japin ndonje info me te sakte per ndonje analize.Uroj me te miren per djalin tend dhe ju
Anita Niti (12 vite më parë)
Flm Arzona kur e therret ne emer jo nuk e kthen kryt veq kajhere rrall,me imitu nuk imiton as nuk lyp sen kajhere diqka veq kan ma kap doren me qu qaty kur don,edhe sta non menen qa i flas veq me lojna veta lun sja nin
(12 vite më parë)
Anita nuk e di saktesisht se cfare analiza ju bejne autikeve,por ti kur i flet djalit a te shikon drejte ne sy,a e kthen koken kur e thrret ne emer?a te imiton kur ben ndonje veprim apo gjest?Kur i kerkon dicka per ta sjelle a ta sjell?te kuptuarit eshte me rendesi shume,e per foljen ka femije deri 4 vjeq qe nuk folin mire por kuptojne dhe bejne gjeste normale.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?