çaj i kopres per qumesht gjiri?!
Prsh .nena nese dikush e ka perdore kete lloj qaji ju lutem si i thon ndryshe ketij lloj qaji...sot hulumtova rreth kesaj dhe kete e gjeta...:\"Mjaft pozitive është kjo bimë kur përdoret te foshnjat e sapolindura. Ajo jepet në formë çaji për pengimin e dhimbjeve dhe shtrëngimeve, të cilat e shoqërojnë foshnjën në muajt e parë të lindjes. Përdorimi i çajit të koprës është shumë i përshtatshëm edhe për nënat lehona, që nuk kanë sasinë e duhur të qumështit, gjithashtu ndikon pozitivisht edhe në shëndetin e foshnjës. Me përdorimin e këtij çaji bëhet pastrimi dhe rigjenerimi i mëlçisë. Bima ndihmon mjaft në qarkullimin sa më të mirë të gjakut në organizëm. Gjithashtu, çaji i përgatitur nga bima ndihmon në tretjen e ushqimit. Prandaj këshillohet në rastet kur keni probleme me tretjen apo edhe kur e keni abuzuar me sasinë e ushqimit, nevojitet një gotë me çaj kopre dhe do ta ndieni veten shumë më të lehtësuar. Çaji gjithashtu ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve stomakut. Bima e koprës kryesisht përdoret si infuz, çaj, apo si tinkturë.\"
Esma&sumej(hanna)a ..........
(12 vite më parë)

