Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Me ndihmoni moj nena
Oj nena kam lind vajzen te premten mirpo gjindem ne spital per arsye se vajzes i oshte lajmru sarillaki ose verdheza gjendja oshte duke i permisu mirpo ende sme thojn me shku ne shtepi a kini kalu ndonje rast keshtu apo kini ndegju a osht diqka rrezik???
Ema Ema2 (12 vite më parë)
Lidra Lidra (12 vite më parë)
Jo ema nuk eshte rrezik edhe djali im kur ka lind e ka pas po per pak dit i kaloj edhe ti mos u shqetso se shumica e femijeve lindin ashtu ose ju lajmrohet ma von..une jom gzu kur i ra se edhe ashtu kisha me nejt ne spital bile thash e hek gajle sa osht i vogel..te uroj qdo tmire ,sherim bebit
(12 vite më parë)
Ema edhe une kam qen kshtu me vajzen nja 7-8 dite kam qendru nspital veq per shkak te verdhezes, nuk ka asgje per tu shqetesu se i kalon, por mjeket e bejn kshtu tragjike
Diana Z (12 vite më parë)
Verdhëza ndodh shumë shpesh tek i porsalinduri (në 50% të të porsalindurve). Përndryshe quhet edhe ikteri fiziologjik i fëmijës. Arsyet e saj janë krejt të ndryshme nga ato të të rriturit. Tek fëmija më i madh dhe tek i rrituri, shfaqja e verdhëzës do të thotë sëmundje, kurse tek i porsalinduri nuk është gjithmonë kështu. Tek i porsalinduri, organet ende nuk kanë arritur pjekurinë e tyre të plotë, prandaj dhe nuk funksionojnë me maksimumin e tyre. Në lindje, për shkak të disa cilësive të rruazave të kuqe, ato shkatërrohen me shumicë. Nga shkatërrimi i tyre, prodhohet një lëndë që quhet bilirubinë.Bilirubina e prodhuar në këtë mënyrë nuk arrin të përpunohet tërësisht nga mëlçia e bebit.Grumbullimi i bilirubinës shoqërohet me shfaqjen e verdhëzës tek i porsalinduri. • Ikteri fiziologjik shfaqet nga dita e 2 – 3-të e jetës dhe asnjëherë para orës së 36-të të jetës; për-ndryshe shkaku është një sëmundje. • Verdhëza fiziologjike zhduket nga dita e 3 – 8-të e jetës, ndryshe shkaku është një sëmundje. • Bilirubina që gjejmë me shumicë në këtë rast, është ajo indirekte. Nëse bilirubina kalon disa kufij të caktuar, ajo mund të bëhet e dëmshme për organizmin. Ikteri trajtohet me sukses me anë të një mjekimi që quhet fototerapi (është një llambë speciale që lëshon një dritë vjollcë dhe që e kthen bilirubinën në një produkt të padëmshëm). Në rast se fototerapia është e pasuksesshme, atëherë mund të kryhet një procedurë që quhet (eksanguino- transfuzion) shkëmbim i gjakut. Kini parasysh: • një verdhëz shumë e fortë. • ndryshimi i sjelljes tek një fëmijë që ka verdhëz si përgjumësi, apo ngacmueshmëri e theksuar, humbja e oreksit, dobësimi i të qarit, të dalat jashtë pa ngjyrë etj. • një verdhëz që zgjat mbi 2 javë edhe kur nuk është shumë e theksuar, janë arsye të forta për ta drejtuar fëmijën tek mjeku.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?