Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Nëna beqare

Pershendetje nena te dashura... uroj te jeni sa me mire dhe te lumtura. Une qe po ju shkruaj jam nje vajze qe kam vendosur ta rris e vetme femijen tim duke pare sjelljet teper deshperuese te bashkeshortit... kuptohet qe eshte nje vendim i veshtire dhe pergjegjesi e madhe... pyetja ime eshte nese mund te me ndihmoni nese eshte ndonje nene ne dijeni te ndonje shoqate ne Tirane qe mund te ofroje sadopak ndihme per nenat beqare per te rritur femijet e tyre... nese keni sadopak informacion ju lutem me shkruani?!... Ju uroj gjithe te mirat ne jete.

Esi (13 vite më parë)
Klaudja (12 vite më parë)
Pershendetje Esi... Urime dhe te pergezoj per zgjedhjen qe ke bere. Eshte gjeja me e bukur te mbash ne krahe nje engjell te vogel edhe pse e di se te pret nje rruge e gjate dhe e veshtire por mos harro se nuk je me vetem, por jeni dy. Kete kam menduar edhe une kur linda cunin tim para 10 muajsh. Ja vlen te sakrifikosh dhe te durosh c'do gje qe do te hasesh per hir te femijes tend edhe pse ndonjehere zgjedhja e detyrueshme te ben te jesh e vetme. Edhe une jam nje nene beqare dhe te kuptoj shume mire, por kur ta kesh ne krahe bebin do te kuptosh se s'ka lumturi me te madhe se ajo. Te perqafoj. p.s: nese dikush di ndonje shoqate ne Tr per nenat beqare ju lutem na informoni.
esi (13 vite më parë)
ju faleminderit nga zemra per mbeshtetjen tuaj...denisa ne fakt arsyet jane me kryesoret dhe te gjitheanshme... E di qe fushe me lule nuk ka askund por, jepu kohe e mundesi sa te duash njerezit nuk ndryshokan perkundrazi....akoma ne fakt nuk e di nese eshte djale apo vajze,por do me pelqente vajze edhe pse e ndjej qe eshte djale :D sdq vetem te jete shendosh e mire,mezi pres ta kem ne krahe dhe ti fal te gjithe dashurine time... Eshte nje situate shume stresuese por edhe jeta keshtu eshte bere e pamundur sidomos kur nuk te vleresojne aq me teper kur po i sjell nje engjell ne jete...ju puth
Shqiponja Celepija (13 vite më parë)
Dhe nga une ke mirenjohje te madhe,sepse po ben nje sakrifice te madhe per femijen tend qe eshte gjeja me e cmuar qe mund te kete njeriu dhe pse se kam provuar akoma cdomethene te jesh nene.Te uroj fat dhe te gjesh sa me shpejt zgjidhje per problemet tuaja.
Denisa (13 vite më parë)
Pershendetje Esi. Une te jap perkrahjen time, kurdo qe te kesh nevoje per mua ketu jam. Edhe te them qe ke bere mire, nuk e di arsyen as qe dua te ma japesh, por mendoj qe ti e din me se miri persene qe ke vendose kete. E di qe ky vendim nuk ka qene i lehte per ty, por ti e ke marre ate per te miren tende e te vajzes tende. Sa per shoqate nuk jam ne dijeni, por po qe se marre ndonje informacion do te te shkruaj. Te uroj gjitha te mirat. Te puth.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?