Pershendteje ju nena!
Shpeshhere ndalem te ky portal dhe lexoj artikuj te ndryshem, histori, pyetje nga nenat,keshilla te mjekut etj etj.
Sot une dua te ndalem tek nji teme disi \"delikate\" po e quaj keshtu sepse me vjen keq ta cilesoj ndryshe. Jam 5 muajshe shtatezane, dhe tejet e lumtur (cdo gje eshte ok, bebi shendosh e mire me sa me konfirmon gjinekologu dhe une pa asnji lloj shqetsimi). Nderkaq, do doja te \"ulerisja\" apo ti \"bertisja\" BOTES mbare qe per mu nuk ka rendesi gjinia e bebit e ndonese ngaqe edhe me pyesin shume shpesh; une nuk dua ta di gjinine. Jam revolutuar me te aferm te cilet ne vend qe te me pyesin per shendetin me pyesin per seksin e bebit, me merzisin kur me thone qe tani gjinekologu duhej ta kishte konfirmuar gjinine gjate ekove qe kam bere, apo te tjera thenie qesharake \"nga rrumbullaksia e barres duket nji vajze\". Jam teper e shokuar nga njerezit ne pergjithesi, me duket vetja sikur jetoj ne nji bote ku ka vetem \"racizem\" e percmuarje ndaj gjinise femnore. Une kam nji vajze, (dhe kam qene shume e lumtun qe nga momenti qe ma kane thene) dhe nuk do merzitesha kurresi edhe sikur te me konfirmonin vajze serish, pse duhet??? Nji moter per vajzen time, shume bukur do ishte.
Une gjithsesi vazhdoj me dilemen time... edhe keto dite..
Sapo ta mesoj gjinine do ta them plot krenari e nuk kam pse te shqetesohem per askend sepse Zoti ma dha kete mundesi me pase nji bebe te dyte dhe i tham Faleminders e te lindi shendosh.
Ju falenderoj per durimin qe patet per te me lexuar dhe i uroj gjithe nenave shtatezani te mbare.
Julia, sigurisht qe ekot jane per te parenese gjithqka eshte ne rregull.dhe vajzat i dua shume flm prej Zotit e kam vajzen te parin femije.Mua mepengonte kur me thonin uuu a cike a? Ose hajt se e ben edhe djalin ose ishalla stu teken cikat, nuk me ka pengu kur me kane pyet per gjini.Mua me ka interesu edhe gjinia thjeshte me dite jo per naj gje tjeter.gjithashtu mendoj qe eshtene rregull me pas deshire me lind ose vajze ose djale ska kurgjo te keqe.te shkofte mvare shtatzania dhe lindja.
(12 vite më parë)
julia un i kam 3 vajza dhe 1 djal momentib si e kan dit qe e kam vajz dhe ket ka qen reagimi aaa po aaa ani nasht masi e ki djalin... ju thojsha po morw tybe per mu merendsi me kan te shnosh.... ni koment tjeter u kan zdi qka ke desht ma me ba.... hiq larg se para do ditve i thash vjerres djali ma bani mam kur po ma bon bi vlla se boll tash kam motra... ajo ma kthej jo valla ma ruse.gabon r jet se qysh ja ke nis ren veq qika don me na ba..... thash pl valla se un e kam at pun ne dor... shpesh her mendoj qe nga njeher nuk kuptojnw nese te lendojne ose qe na nuk vendosim vet a me ba djal a qik.....
Ju falenderoj per komentet. Realisht nuk iu drejtova vetem nenave qe kane vajza, por te gjithe nenave, sepse mendoj qe qekur ka dale ne \"mode\" te besh eko per te njohur vetem gjinine, te gjithe nenat jane te perfshira ne te njejtat pyetje. Nuk e di, po dikur qe nuk dinin gjinen vetem kur lindnin??? Gjithsesi un deshta vetem me theksu qe ekot per mua jane mahnitese, te bukura e te kendshme (cdo dite aparaturat jane me te avancuara dhe e sheh bebin njelloj sikur ta kisha ne krahe). Shkurt, Jane fantastike dhe une i bej ekot per te mesu nese cdo gje shkon mire dhe per te pare ato levizje qe me mahnisin (edhe pse bebi asht vetem 5 muaj, te tilla eko nuk i kam patur me vajzen time para 4 vitesh). Ndaj i uroj te gjitha grave te kene fatin te behen nena me ne krahe femije te shendoshe. Ju faleminderit serish
(12 vite më parë)
Julia met vërtet të përgëzoj për guximin tënd sepse dhe kjo në mënyrën e vet quhet guxim. dhe me të vërtet më plot kuptim të fjalës e them ata që pysin rreth gjinis së bebit jan njerz naiv. me kujtohet kur isha shtatzane un me pyesnin qfar e ke I thojn djal me thon in uh sa gjynah ta kishe vajz së burri yt ska motra..un jam nena me e lumtur ne bote qe Zoti I madh ma ka fal ni djal të shëndosh dhe femi tjetër kismet kur te bej kan me dit Gjinin kur ta lindi
Hahaha.... Sa mire qe nuk jam e vetme ne boten time. Besoni ndihesha si \'alien\' dhe acarohesha teper me grate. Po kur shoh se dikush tjeter ndan te njejtin mendim me mua, e perballoj me lehte.
ty Zoti te shpetofte ne radhe te pare dhe vajzen ta kesh me jete te gjate.edhe un kam 2 vajza dhe jam shume e lumtur qe ato jan si shoqe me njera-tjetren.diten qe bera ekon per te pare se si ishte formuar bebi im doktoresha me pyeti do ta dish gjinine e bebit apo si gjithmon per ty ska rendesi.jo i thash ne radh te pare e dua me kemb e me duar te jete cte doje ajo eshte dhurate e Zotit.por kunata ime ishte brenda me mua dhe e pyeti.kur i tha ajo qe dhe kte here ishte goce ne te dyja u hodhem perpjet nga gezimi dhe vertet jemi shume te lumtur me vajzat tona saqe burri im sdo femij tjeter por tani jam un ajo qe ngulmoj sepse dua ti kem 3 femije
pershndetje uh sa me benin nervoz grat si domos un ne te dy shtatzanit se kam dit gjinin buri nuk dojke me dit bile e porositi mjeken qe mos na treg por grat vec me pyetshin ti e din po zdon me na tregu e kije djal po stregon mos tet marim msysh kam dy vajza jam shum e lumtur me lejen e zotit dua edhe nje femi nese esht vajz mirse vjen
Ah une jam betu: ne shtatzanine tjeter nuk kam me tregu as gjini as kurgjo, se ne shtatzanine me trenjake i kam pagu shtrenjt keto gjera, duke tregu parakohe per gjithqka e duke u lendu masanej kur dilke ndryshe. Ty po te kuptoj shume mire, dhe nese ti nuk do-mos iu trego gjinine as asgje. thon: kurreshtja e mbyt macen ahahahaha. shtatzani te mbare e bebush te shendoshe :)
Julia po perse merzitesh ti se cfar thone te tjeret?? Ashtu jane gjithandej sa te marrin vesh qe jemi shtatzen pyesin hee ckka e ke ? Edhe mua me thoshin keshtu por une nuk merzitem fare, kam nje vajze dhe do kem edhe nje tjeter. Per prinderit ish me rendesi te kene nje femije te shendosh e gjinija let jete cfar te jete..tprsh