Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rreth fëmijës tim

Pershendetje, nje pyetje per ju rreth ushqyerjes per foshnjen 6 muaj. Jam nene per here te pare dhe nuk e di sa e kujdeshme jam per djalin tim, deri ne 4 muaj e kam ushqyer me ushqim artificial dhe pastaj i kam dhene ushqim shtese. Mirepo me duket shume shume i dobet per moshen qe ka dhe kjo me ben pak te merzitur ndoshta nuk e ushqej aq sa duhet e theksoj qe djali nuk me fle gjate nates mirepo gjate dites eshte shume aktiv. Ju lutem nena te dashura a mundeni ju te me tregoni nje orar dite brenda 24 oreve sa here e ushqeni cfare i jepni dhe sa sasi i jepni brenda 24 oreve, si keni vepruar ju me femijet tuaj. Pasi jam ne ankth dhe kur e shof djalin me femijet tjere me duket shume i dobet e sidomos ne fytyre e kjo me brengos. Ju pershendes e ju uroj jete te lumtur ju dhe femijeve.

Shkurtta (13 vite më parë)
Eda 1 (13 vite më parë)
Pershendetje Shkurta,une kam djalin pothuaj 6 muajsh dhe peshon 9kg,prej qe ka lindur e kam ushqyer me qumesht gjiri,qe gati nje muaj kam filluar t\\\\\\\'i jap me ngrene,keto dite e fundit ne mengjes fillimisht e ushqej me gji,pas 1 ore i jap keksa me qumesht,me vone perseri qumesht gjiri,ka mesi i dites karrote,molle apo banane,ne mbremje pire,dhe ndoshta dikur ndonje frut tjeter,por te gjitha me sasi te vogel,duke mos harruar se gjate gjithe kohes e ushqej me gji,djali im fle ne oren 11 te neates dhe zgjohet ne 10 ose 11 ne mengjes,tani me ka filluar te beje jete te shfrenuar hahahaha,nese e ve ne 8 ne mbremje me zgjohet diku ne ora 2 te nates dhe me nuk fle. Cdo te mire :)))
Yllka (13 vite më parë)
Shkurta jam Yllka kam bo gabim se kam mendu qe eshte 14 muj edhe e kom permisu po ka ardh teksti tjeter.Te mishi kaqika,mish te bardh edhe peshk mish te kuq jo edhe nja 3 muj prit edhe buken jo por jepi kto ushqimet qe jane pluhur me grun qe ka te ndryshme ka nga Hipp etj dhe eshte mire buk mi dhon te that e krun mishin e dhomve dhe karot.Kalofsh mire ishalla djali ka fat :)
Shkurtta (13 vite më parë)
Faleminderit per ndihmen tuaj. Yllka po femiju jot 6 muaj eshte qe i jep buke a ja zbut me dicka ose jo? Une deri tani nuk i kam dhene fare buke pasi mendoj se eshte akoma i vogel, ndoshta e kam edhe gabim. Te pershendes edhe njehere, faleminderit.
Yllka (13 vite më parë)
Pershendetje Shkurta! Qumesht jepi ma heret kur e qet me fjet jepi qaj Fenchel flen ma mire se qumeshti mundet me mundu ne mengjes jepi ka ora 6 ose 7 qumsht ne ora 10 peme edhe buke te lyme po jo qka ka sheqer ne ora 12 qumsht 2 ose 3 perime me mish, Lawine mish te bardhe peshk fillo edhe mish te kuq femiu eshte i rritun, mbas kesaj Jjogurt, smok, karota, tranguj, puding ndryshoja mundohu jo shpesh njejte, puding jo shpesh se ka sheqer para darkes ka ora 6 qumesht, per darke ushqeje lehte psh nje cope buke me naj krem edhe me domate etj kur bjen me fjet qajin. Mundohu qe ne ushqim me pas vitamina kalori edhe nese nuk trashet nuk eshte shume me rendesi kryesorja me qene i shnosh. Ishalla te kam ndihmu une keshtu e ushqej femiun tim ky eshte mire dhe ka shume imunitet. Tung kalofsh mire :)
Ina Deda (13 vite më parë)
pershendetje,un e kam vajzen 6 muajshe, dhe e kam ushqyer vec me artificial qysh qe ka lind me aptamil,tani e ushqej cdo tre ore me 150-180 ml si naten dhe diten,i kam shtuar drithera me qumesh,supe kos me fruta dhe fruta.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?