Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ju ce jetoni ne bashkesi
Pershendetje deshta me ju pyet juve qe jetoni ne bashkesi me vjehri edhe me kunet si i ndani punt si e ndani bugjetin e shopis a punojn krejt a veq njo kujdeset per krejt ? pernime shum zor po e kemi na qe jemi ne bashkesi e sidomos kur mundohen met bo budall me ti ngul krejt punt ty
Valbona Xh (12 vite më parë)
Valbona Xh (12 vite më parë)
Xhemile ti besoj qe po me kuptojshe !1 une nuk punoj ne shpi punojn vetem buri dhe kunati kushtet nuk i kemi keq por nuk i kemi edhe ma se miri, buri e ka rogen ma te madhe se kunati e per gjithcka duhet ky me pagu ky me u kujdes krejt ky me i bo. Vjehrit shyqyr nuk perzihen ku shkoj cka boj qysh vishem por kur vje puna te paret kan qef me u perzi tash jam shtatzane ne fillim te janarit ka me lind ala asnje benkic nuk e kom ble per beben. po ma bojn blej karocat e kto gjanat te dores dyt mos hargjo shum e buri per cka po punon per qet fmi, a vjehria e mi gjith blejn sene te shtrehjta per veti tesha nuk shkon java pa ble e kan qef me hanger neper restorana, shum po me bojn nervoz besom sjan tu me lan lezet edhe me u gzu per beben qe ka me me lind. ti kisha pas kushtet me u nda kur as 2 dit skisha nejt me ta
(12 vite më parë)
Z.Valbona une kam fatin e njejte me ty,Une qe ne femijerine time kam jetuar vetem me prinderit e mij, pa pasur kurr plak ne shtepi apo te perzier,,,kur u martova ketu te burri jetojme thuajse 5 familje me nje ambient shume te ngusht,u habita dhe u shokova se si shkonin punet ne bashkesi,,,kryplaku,apo big baba sic i quajne keta ne tetove,,,duhet te menagjoje me gjithcka, madje te pyetet ai kur une dua te shkoj te nena ime dhe deri ne cfare mase duhet te vishem apo ku e di une,,,u cmenda fare,,,desh u divorcova sepse nuk arrija te kuptoj nje realitet te tille,,,madje ka ardh plaku nga fusha apo ku e di une cfare dhe une duhet te vrapoj qe ti dal perpara ta pershendes,,,punet me rend me gruan e migjes burrit dhe nusen e djalit agjes,palidhje sene,,,por kjo torture mos te them ka zgjat nje vit pastaj gjerat i vendosa une ne vendin tim,,,me ardhjen e djalit ne jete,,njejte si ti marova tu pastru e tu mundu me mbajt rend por kur e pash se askush nuk merzitej per azgje u bera dembelja e shtepise dhe e mira e femijes tim dhe e vetes time, fillova dhe u bera vet Zot per veten time dhe nuk me interesonte te pyesja askend kur une dua te dal dikun apo te shkoj, apo te dal te bej shooping,,,ketu une kisha nje perparesi se prinderit e burrit dhe burri nuk me pengonin qe une te jetoja jeten time ashtu sic e kisha jetuar ne Kosove,tradita dhe vendi nuk me interesonte shume,,por perkrahja e burrit me beri mire te dal nga guaska,,,sa i perket menaxhimit, katastrof eshte ne bashkesi, kush ka pare e rroge han e blen kush nuk ka rrin edhe shikon,,,ai kryplaku qe quan veten menaxher,,,kur une isha pa rroge, kurr nuk ka pyetur se a i duhet diqka femijut tim apo cfare nevoja ka nje femije,,,sepse ju e di femijet e sodit sa kerkojne,per te femija qe ne muajin e trete kerkonte ti jepja pasul e patate,,,aq din...dhe mua me qunte nuse te lazdruar,,,dhe kurr per asgje nuk ua kam shtrire doren per asnje nevoj,,( fale Zotit familjen(babin) e kam te forte ekonomisht)dhe derisa hyra ne pune me kane ndihmuar,,,tash kam pese vjet martese, jam punesuar, bej luft qe ta punesoj edhe burrin diku dhe mendoj qe sapo te marrim vendimet e punes ti futem kreditit dhe te blej nje banes apo te ndertoj nje kate shtepi,,,dhe te filloj te mendoj per nje shtatzani te dyte ndoshta edhe te treten meniher,,,por kryesorja eshte se qe nga ai moment kur une te dal nga kjo katrahure do te filloj te numeroj vitet e jetes sime,,,
Rita Bu (12 vite më parë)
krejt mvaret me qfar njerz jeton se nese jan te mire te ndihmojne e knaqeni por nese jan te kqi valla zoti te ndihmofte
Medina <3 (12 vite më parë)
Valbona, te mami kane qene deri vone bashke me axhen, mami e ka bo buken, e gruja e axhes ka fshi edhe ka bo hyzmet i ka qit qajat e etj... ndersa per buxhetin e shpise si axha si babi kur kane pas kan ble qka ka pas nevoj... dmth nuk kan kqyr

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?