Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Prolaktina e larte
Pershendetje nena, isha dje ne mjek dhe gjinekologja me kontrolloi ne eho-gjithcka me tha eshte ne rregull, mandej me tha me i bo analizat e hormoneve dhe i bana po ato analiza un gjinekologes duhet me ja qu mas nji jave se ska njiher termin te lir.. Ne baz te asaj qe e pash un edhe mas hulumtimeve ne internet e kuptova qe prolaktinen e kam shum te larte 31,23. Un du shum me mbet shtatzan, a mendoni qe ky eshte shkaku qe skam fmij deri tash dhe a sherohet prolaktina???? Faleminderit shume!
Anita Morina (12 vite më parë)
Vjosa H (12 vite më parë)
Ishalla qdo nane e gzon zoti sa ma shpejte
aroma (12 vite më parë)
te kqyrim sa po me del mua.
Arbnora ... (12 vite më parë)
Une e kom pas prolaktinen e larte, vlera 42. Dhe qat muj qe kam fillu terapine kom mbet shtatzane. Prolaktina nuk eshte e qendrueshm dhe shume here i ndryshon vlerat, ti mundesh me e ndihmu veten duke qene e qete, sepse stresi e rrit prolaktinen. Te uroj cdo te mire.
Anita Morina (12 vite më parë)
Ohh vjosaa..Faleminderit teper!! Shpresoj edhe un ta kem fatin tend e zoti mem gzu sikur qe tka gzu ty. Shum ma ke hek merzin me kto fjal
Vjosa H (12 vite më parë)
Anita mos u brengos aspak edhe un e kam pas prolaktinen ne max. Te lart sa qe gjenekologun me tha qe vonon te sherohet deri ne 2vite. Une fillova me terapi dhe a din qka ndodhi? Ndodhi mrekullia mbeta shtatzene ne muJin e pare gjate terapis sepse ishte e lejuar . Ti vetem qetesohu asgje nuk ish nga pervoja po te them . ne jemi popull panikqar keshtu mos e mer ngat zemre
Anita Morina (12 vite më parë)
Faleminderit shume nena, me vjen mire qe eshte problem i sherueshem e insh krejt ato nana qe dojn me ngel shtatzan e arrijne ate. Aroma un ma heret nuk i kam pas mens. te rregullta mirepo qe disa muj me jan rregullu. Ju dua fort!!
Happy Mum ... (12 vite më parë)
Anita e dashur kuptoj shqetsimin tend dhe deshiren per nje bebe uroj nga shpirti qe se shpejtii te na gezosh me lajm te mir.problemi tek vlerat e larta te prolaktines ndikon ne mosmbetjen shtatzane por nuk eshte problem.i pasherushem me marrjen e terapis do te ulen vlerat.mbasi gjithcka eshte ne regull ska vend per panik.stresi gjithashtu ndikon.ne rritjen e vlerave te prolaktines.merre shtruar largoje stresin dhe shijoje cdo moment gjate mardhenjes mos e mbaj mendjen tek shtatzania .Relax relax ...
(12 vite më parë)
Anita un kam pas prolaktinen e lart deh smujsha me mbet shtatzene per se 2her mbas 6 mujee terapi mbeta. Kshu qe nuk esht deni probleem i madh sherohet shpejt disa bile kan pas suksses mbas s8 kan mar 1 muj terapi.. te uroj edhe ti te mbetesh sa ma shpejt
Sumejja Sumejja (12 vite më parë)
Po anita. Prolaktina e larte mund te ndikoje te mos mbetesh shtatzene. Doktoresha jote do te jap terapi, dhe pastaj besoj do te kesh sukses. E di nje rast keshtu si ti, pas terapise ka mbet sht. Te uroj sukses
aroma (12 vite më parë)
A e ke ciklin me rregull? se edhe une te premten ka me ba qet analiz edhe une si ti spo mundem me mbet .
(12 vite më parë)
Anita une e di qe nese e ke prolaktinen e larte mundesit per me mbet shtatzen jane me te vogla por qe eshte diqka qe sherohet me terapi.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?