Java 40 e shtatzanise
Prsh nena.. Ishallah jeni mite te gjitha dhe bebat ti keni mire. Une sot jam ne javen e 40 te shtatzanise se pare.. Sot e kisha dhe terminin e fundit e kisha dhe kontrollen tek mjekja.. Une kam pas shtatzani shume te qete e pa mundime fare, ia uroj kete cdo gruaje.. Normalisht lindja mund te ndodhe dy jave para ose pas 40 javeve.. Kam lexuar neper libra por edhe ketu ne portal qe pergjithesisht nenat po kane ndonjehere dhimbje te barkut a shpines dmth si pergatitje per lindje.. Une deri tash kurrgje spo kam.. As tapa sme ka rene , as uji i bebes nuk eshte derdhur e per me teper nuk kam asnje dhimbje.. Ndihem sh mire, shyqyr Zotit, dhe beba ishte sh mire.. Mjekja me tha ndoshta te kapin dhimbjet direkt.. A keni pas kshu rasti oj nena.. Me falni qe u zgjata

