Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

perse bebi nuk me pi qumeshtin e gjirit?
Pershendetje te dashura mikesha! kam djalin 3 muaj e gjysem dhe prej 2 ditesh nuk e pin qumeshtin e gjirit, kur e vendos prane gjirit refuzon ta pije dhe qan me te madhe, edhe kur ja jap me bibiron qumeshtin tim nuk e e pin, ndersa kur i jam qumesht formule e pi direkte. Jam shume e shqetesuar, perse mund te ndodhi kjo?
Arisa Hysa (12 vite më parë)
Gane * (12 vite më parë)
klea a e ke pas te mjeku per kete problem?
Arti Klea (12 vite më parë)
Edhe un e kom pas ket problem Arisa 2muaj te tere.ka mundsi nga biberoni bebi eshte mesuar dhe per ate se merr gjiun.mos ja jep biberonin dhe provo kur eshte ne gjum jepi gji un keshtu sjam dorzuar 2muaj vetem masi flejke ja dhasha gjiun dhe tash e merr eshte qeshtje kaluese .
Arisa Hysa (12 vite më parë)
Faleminderit per komentet tuaja, sot naten kur zgjohej per te pire i dhash gji dhe e piu si normalisht, ndresa ne mengjes dhe tani paradite nuk e kap dhe qan me te madhe, ndersa kur dhash qumesht formule e piu.
(12 vite më parë)
arisa mos je shtatzene mbasi spo e merr as ne biberon ????
ida Kliti (12 vite më parë)
Pershendetje arisa! Une kam te njejtin problem si ty. Vetem se ne dallim nga bebi yt djali im po e pin qumeshtin e gjirit kur ia jap me biberon. Sot dita e trete per mua. I lutemi nenave te na ndihmojne. Faleminderit!
Gane * (12 vite më parë)
Arisa, ka nje muaj e 3 jave qe e kam kete problem.. djali nuk pike, refuzojke gjinin sa here e shtisha ne gji qajke shum, edhe pa i ndodh kjo pat vjell shum, ama tash e vjelluna ju ka ndal e spo pin normal po vetem fjetun, mos i jap shtesen, provoje per se flejtni... ka shum arsye pse mundet me ndodh kjo, e nder to osht edhe refluxi, i djeg fyti nga thartina...lutem te mos e ket nga kjo, provo fjetun ndoshta pin.. edhe nje tjeter vendosi do rruaza me ngjyra dhe ja terhjek vemendjen e habitet dhe ndoshta pin, osee mbaje ne dore e kendoje e luhate e ashtu mundohu me shti ne gji me pi... un i kom provu gjitha menyrat po pa sukses po sdmth qe te ti ska me pas sukses se ka mundesi mos me pi per anj arsye tjeter...a mos ka fillu ma moti me u grind me gji? se djali para se me i ndodh kjo sa here i japsha me pi u grindke me gji po masandej pike... te uroj gjitha te mirat e ta besoj shum hallin se shum keq kam qene e hala spo vij ne vehte se po tutna mos po jet unte... si po flen po e le me hy ngjum te thelle e po e mbshtjelli me nje pelene te holle duart e po e shti ne gji po pin po jo sa pike shum perpara se ka ndodh nje ore e kom mbajt ne gji tash maximumi 30min... mandej me pompe po e nxjeri qumeshtin e mbetun e po ja japi me shiringe.. ama aman mos i jap qumesht tjeter, provoje keto.
ida Kliti (12 vite më parë)
Pershendetje arisa! Une kam te njejtin problem si ty. Vetem se ne dallim nga bebi yt djali im po e pin qumeshtin e gjirit kur ia jap me biberon. Sot dita e trete per mua. I lutemi nenave te na ndihmojne. Faleminderit!

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?