Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ne hall me djalin...!
Mike pershendetje. Deshta ta ndaj ket hall me ju. Kam djalin 1vjet. Qe 4,5 dit ka qen i semur nga gripi per her te par. Kishte koll , temp, fyti, hundet. Ky moj nena ashtu kshtu ka qen dobet me kg, por me ngren ka ngren mir. Sja bajsha gajle kur hante mir, e qe nuk kishte kg shum e dija qe esht shum zavrak dy sec srrin me ni vend. Por tani ka 3 dit nuk han po thujse, as spin fare. Mundohem me zorr, por vetem e mban ne goj ushqimin se qon te posht. Mo qumshtin naten as sdon tja afroj. Kam frik se do ti humb edhe ato pak kille qe i ka. Qfar te bej si te ceproj. Ju lutem me ndihmoni.
Sh-r-g . (12 vite më parë)
Sh-r-g . (12 vite më parë)
Driana dhe valbona flm shum te nderuara, me duket se sot filloi mu permisu pak, shyqyr zotit se kesh tu u qmend. Shum flm qe ndajtet kohen me mua. Marr falje qe u me vones po shkruj, po skisha koh me heret. Qdo te mir per ju
(12 vite më parë)
Ditila edhe une djalin e vogel nuk eshte qe e kam pas aq mire me peshen ne krahasim me djalin e madh. mezi i beri 10kg kur mbushi 1 vjec. por ky kishte infeksion urinar esheria colin kur mbushi 6 muaj. deri aty e kam pas 8.5 kg por nga 6 muaj deri ne vit i ka shtu vetem 1.5kg. tashti i ka 17 muaj dhe eshte rreth 11.5kg. kshtu han edhe eshte shume i gjalle por cti besh. ka femije qe jane dhe me keq me peshen por skemi cte bejme. me rendesi te jene te shendetshem se ne nenat me duket edhe sikur ti kene 15kg nuk na mjafton kurre
(12 vite më parë)
Te tregoj une si ia kom bo, kam marr nje tengjere me uje kom vendos 5 filtera te qajit kamomil edhe kom hy ne dhome bashke me djalin e kemi lujt bashke, jo me afru tek avulli por sadopak avulli I shkon.Se ne kete moshe kane frike.Uroj ti kaloj sa ma shpejt djalit
Sh-r-g . (12 vite më parë)
Valbona para ni muje ka peshu 9 kg e 100 gr, shum pak jon kto, ne krahasim se sa ka ngren mir. Po mjekja me tha se vet esht femij i levizeshem shum dhe krejt qa e han e hargjon me energji. Nuk di me ca te boj. Qumshtin naten ja afroj se don. Mundohem ne gjum te ja dho as ashtu se don. Ne hall jam. Ta avulloj sme len. Kur osht ne gjum sdi si tja bej tutem e pervloj.
(12 vite më parë)
Sa e ke me peshe?
(12 vite më parë)
Ditila pothuajse asnje femije nuk ha kur eshte me grip. Prit dhe nje jave se edhr nese humb ne peshe e kompenzon sa ti kalon.
Sh-r-g . (12 vite më parë)
Flm,ina. Po e kisha tek mjeku. Me tha eshte nje virus, ska nevoj per brengosje. Te pij sa me shum uj dhe qajra do i kaloj. Po u ben gati nje jav. Me gjith ate do mundohem te jem e qet. Flm per kurajon.
Ina 86 (12 vite më parë)
Ska problem se nuk bie aq shpejt nga pesha,dhe me zor mos e mundo se gjynah,a e ke vizituar? beji avull jepi cajra deri sa ti kaloje e vjen vete oreksi pastaj
Sh-r-g . (12 vite më parë)
Po moj ina, po jogurti qa e mban ngit, ato i han, por dua diqka me shum. Kam shum frik se do bjer shum ne pesh. Qsdi ca boj mandej. Flm shum. Ende si ka kaluar e di. Kolli me sekrecion ende e mundon, a thua do zgjas shum!!!???
Ina 86 (12 vite më parë)
Jepi dhe ca kohe Ditila se sa paska kaluar gripin dhe me siguri i del ndonje dhemb,,,jo me zor se mos te fikson kete metoden qe mban ushqimin ne goje ,,,jepi ndonje gje qe atij i pelqen ,jogurt psh djali im asnjehere si refuzonte se ishte i ftohte

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?