Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Sasia e ushqimit në foshnjen 10 muajshe

Pershendetje nena. Bebi im eshte 9 muaj e gjysem dhe deri para ca kohesh i jepja 3 vakte ushqim, por gjirin e pi shume pak dhe pasi filloi te hante 3 vakte filloi ti largohej gjirit. Gjithmone mezi e ka marre gjirin por une kam insistuar dhe ia kam dhene ne gjume kohet e fundit, por tani dhe ne gjume po ma refuzon keshtu qe ia kam hequr nje vakt dhe po i jap dy vakte ushqim. Perseri pi shume pak. Doja te dija nga ju nena sa mg ushqim i jepni ne vakt foshnjave tuaja? Ne dite sa sasi ushqimi i jepni foshnjave tuaja?

Orkida (13 vite më parë)
orkida (13 vite më parë)
Faleminderit per pergjigjet,Brunilda dhe Rexhije.Ju uroj shendet dhe jete te gjate bebushave. Une kam insistuar me gjirin pasi kam qumesht dhe me duket ushqimi me i mire,por nqse vazhdon keshtu do ndjek keshillen tuaj.Djali eshte rreth 9.2 kg por eshte i gjate 77 cm.Une ne mengjes i jap kos(e bej vete)me banane dridhera,ose me molle biskote,ose iia bej pershesh me buke dhe te verdhen e vezes,ne dreke i jap msih me bizele patate kungul karote,here fasule me buke,apo makarona plazmon,apo oriz bebesh me leng mishiNe darke kam filuar ti jap pak qumesht formule ose me biskot ose me drishra te plazmonit dhe fruta.Ia perziej keto bashke. apo banane.
Mami Ales (13 vite më parë)
orkida un e kam djalin 11 muajsh dhe i jap tre vakte ushqim dhe dy zemra si psh kos frutash qumesht me ose pa biskota kos,,,frutate shtypura.....ose ndonje caj se tani eshte dimer ..peer mua eshte i mire caji trendafilit pasi ka dhe shum vitamine C...me thuaj ndonje recete qe i jep djalit tend...edhe nje gje....djalit jepi qumesht tjeter ka mundesi mos ta pelqeje deri ne fillim por tento shpesh dhe do te mesohet......
Rexhije (13 vite më parë)
Pershendetje Orkida, une e kam djalin 11 muaj e gjysem por kur i ka pas 9 muaj e gjysem ma ka lene gjirin, non stop e ka refuzu mandej kam fillu ti jap qumesht formule te hippit po tash qe 3 jave i jap qumesht tetrapak (dukat me 7 vitamina) dhe e ushqej 5 here ne dite dhe qumeshtin e pin vetem naten, diten nuk e pin fare per 24 ore pin diku rreth 200 ml qumesht, une ne mengjes i jap peme diku rreth ores 12 i jap pershesh me kos rreth ores 4 i jap 1 shishe te hippit me peme dhe me gjize ose pllazma keks me qumesht, rreth ores 19 i jap perime te hippit dhe ne ora 22 i jap drithera. Orkida nese ka mundesi me me shkrujt, me me tregu sa peshon bebi juaj? Ok tung ishalla te rritet bebi.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?