Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

A e keni marre shperblimin e lindjes ne tirane?
Pershendetje nena ! Une nuk i kam marre shperblimet e lindjes se femijeve. Doja te dija a ka nena qe i kane marre te me informonin nese mundeshin se si e kane marre dhe ku kane shkuar ?
Nefisa E (11 vite më parë)
Ina ** (10 vite më parë)
Nefisa, shiko, te Nbg i hedh bashkia e madhe, kjo eshte e sigurte, por me duket se duhej aplikuar perpara, qe te te dale emri.. kurse minibashkia varet ku i hedh, duhet pyetur :)
Nefisa E (10 vite më parë)
Nena une shkova tek nbg bank dhe me tha qe une kam vetem listen e njesise nr8 , keshtu qe kush eshte nga njesia nr 8 te shkoje ti marri , hehe i njoftoj gjithe nenat . Une nuk jam nga kjo njesi . Me duket se cdo njesi ka banke me vete , interesohuni njehere tek minibashkia se ku e kane hedhur fondin e njesise juaj .
Nefisa E (10 vite më parë)
Tani sic e kuptova une duhet me shku tek kjo banka me certifikatat dmth, po mire po e provojme njehere. Falemimderit goca.
Emma ^-^ (10 vite më parë)
Po kto te minibashkise thone eshte vetem nje shperblim qe merret te nbg bank.na trashen pz
Ina ** (10 vite më parë)
Tani tua shpjegoj mesa di une :) une nuk i kisha fare ato certifikatat e lindjes qe te japin ne fillim, dhe kjo e afermja ime qe punon ne bashki, mori dy certifikata te gocave, dhe i coi te zyra pergjegjese ne bashki.. Pas disa muajsh i derdhen ne nbg bank, por vetem te vajzes se madhe, qe eshte Mars 2012.. Pas majit 2012 nuk kane dale akoma.. Kurse kjo e minibashkise eshte tj.. Dje ose pardje se harrova tani, shkoi kjo e afermja ime dhe e pyeti, i thane qe brenda 10 diteve do vendosin se ne cilen banke do i derdhin, dhe me certifikaten e femijes, dhe Id e prindit mund te shkosh ti marresh..
Ina 86 (10 vite më parë)
Nefisa ska problem qe si ke certifikatat , shko merr nje te 3 muajve te fundit dhe ke ok, te minibashkia pyet te financa/zyra ek per emrin jo te gj civile
Ina 86 (10 vite më parë)
O goca shkon? pyesni ne Nbg te dega qe kini me afer, nese se keni emrin dmth qe si ka cuar listat akoma minibashkia,, ndersa ato te bashkise sjan dhene akoma qe nga maj 2012, se kishte pyetur dhe nje shoqe te bashkia e tiranes ne qender dhe i kishin thene qe ska fonde edhe skishtw folur dot me personin pergjegjex
Emma ^-^ (10 vite më parë)
O mama une kur kam lindur djalin ne 2011 kam marre vetem 50 mije leke te vjetra te nbg bank ndersa ne minibashki skam marre asgje se thane qe jepen vec ne banke.Per vajzen qe ka lindur ne maj 2013 skam marre akoma asgje sepse ne nbg bank skane ardhur akoma leket jane akoma te maj 2012.Ma spjegoni pak kte punen e minibashkise se kto rrezik i marrin per vete e ne na thon vec ne bank keni me marr leke.Une jam te minibashkia 2.Te kush zyre duhet te pyes?Me shume per inat se pse tna bejn per budalla .
Nefisa E (10 vite më parë)
Na duhen dhe ne nja dy shoqe , nje na duhet tek certifikatat dhe nje tek banka , cte besh sot pa shoqe nuk shkon kund haha dhe le per sqarimin si te sqaronin ato punonjeset atje tek certifikatat ku i bertisnin njeres , je ne pune ti dhe une dua te jem ne pune , ik tashi te ndihmova nje here nejse dhe lodhen fluks i madh njerezish.
Nefisa E (10 vite më parë)
Dhe minibashkine ke quani ju ate vendin ku merren certifikatat ?
Nefisa E (10 vite më parë)
Uaaa o goca tani i lexova une, degjoni te dy Inat une shkova tek gjendja civile ku merren certifikatat dhe le qe nuk mora shpjegim por me thane shife mos e ke emrin e femijes ne liste. Dhe kishin afishuar listat ne mur me letra , une nuk e kisha emrin, me thane hajde javes tjeter nese te del emri dhe me pak fjale spo di se ca te bej dhe ku te kerkoj. Dhe e bukura fare se vetem nje certifikate qe lexon per shperblim lindje kam te djalit te madh ndersa te 2 te tjereve nuk mi kane dhene fare , dhe i thashe po mua sma keni dhene ate certifikaten dhe tha shif emrin po te doli te japim vec 50 , po mir se ja nuk me doli emri mua , do rri te ruaj una perdit listat e atyre , si te bej tashi , po me shku tek nbg banka a shkohet vec me certifikat lindje dhe un sigurimet i kam , pse mos i marr apo tja fal atyre ? Si thoni ju tja fal apo mos ia fal heheh
Ina 86 (11 vite më parë)
:) edhe neve sna ka ecur me arkat e kursimit,apo ce kishim njeren dhe me celes :p :p....une them t\'ja hap nje llogari ,sadopak te hedhesh here pas here (se leket asnjehere nuk teprojne) besoj se behet dicka deri 18 vjec,,,mgjths bankat tona jane cope cope po hajt mo
Ina ** (11 vite më parë)
hahah.. bejme bejme, meqe seshte shefja :P jo une nuk u kam bere llogari, njehere u hapa nje arke kursimi, u mblodha goxha, por perfunduam duke e perdorur une e burri :)
Ina 86 (11 vite më parë)
hahaha ma merr mendja se Nefisa ka degjuar diku prandaj pyeti...une ne fakt pashe nje status ne nje faqe bebesh,,,shumicen e shoqeve me femije e kam po ste thot njeri gje moj moter :p ...me teper po shtyhem ti bej nje depozite ne emer te djalit me keto se vete sja bera e sja bera ,,ua ke bere gocave ti ?? te bejme cike muhabet se Nefisa s\'eshte e s\'thote gje :D
Ina ** (11 vite më parë)
hahaha.. dhe po te mos kujtohej Nefisa, qe se di nga humbi, sdo e merrnim hic :)
Ina 86 (11 vite më parë)
Sh flm per qartesimin :),,,rendesi ka qe paskemi per te marre :d
Ina ** (11 vite më parë)
Ina, si perfundim, ne minibashki paska ardhur fondi, dhe per nja 10 dite do vendosin se ne cilen banke do i derdhin :) sepse pasi te shkruajta ty, me mori ajo e afermja qe te thashe, kishte pyetur ne minibashki, biles i kishin marre edhe nr e tel qe ta lajmeronin kur ti derdhnin :) kurse te bashkise nuk kane dale akoma te datelindjes pas Maj 2012 :)
Ina ** (11 vite më parë)
hahah :) Ajo e bashkise eshte ajo qe jepet ne nbg bank, per kete jam e sigurte.. kurse kete tjetren e jep minibashkia, dhe une se kam marre per asnjeren, biles dje e mora vesh qe jepet, se kur the ti qe kane filluar ti ndajne, pyeta ate te afermen qe punon ne bashki, dhe qe pati cuar certifikatat per gocat, dhe me tha qe ajo e minibashkise eshte tj, dhe ti se ke marre per asnjeren me tha :)
Ina 86 (11 vite më parë)
Oooo moj ina une sa e ndava mendjen qe eshte vetem nje :p :)...Ke pyete ti???Une shkova pyeta te minibashkia nr 7 sot ,i dhashe emrin e djalit ,kane ardhur tha ajo por nga fundi i muajit do jene gati shko pyet ne banke???Si i bie tani se u trasha :p, mos keto te minibashkise merren ne banke dhe te tjerat te bashkia???? 2 certifikatat qe kam une njera lexon \"shperblim lindje nj 7\" ,tjetra lexon \"shperblim lindje nbg bank\",,,,na lajmero po more vesh info te ri :)
Ina ** (11 vite më parë)
Ina, kjo qe thua ti qenka qe jepka minibashkia, dhe une se kam marre per asnjeren.. kurse ajo e bashkise eshte qe hidhet ne banke, por se di a kane dale keto te moshave sa djali e jot e vajza ime e vogel :)
Ina ** (11 vite më parë)
Qenka kujtuar fiks ne kohe nefisa :) flm ina per info :)
Ina 86 (11 vite më parë)
O goca,lexova ne nje faqe ne facebook qe kane filluar te shperndahen keto shperblimet e lindjes prej 4ditesh,thuhet qe merren ne minibashki dhe qe duhet certifikata e femijes dhe fotokopje e ID se prindit :D
Ina 86 (11 vite më parë)
Se mbaj mend ne fakt,se raportet e para si kam cuar vete,dhe se kam bere krahasimin, po keshtu si thua ti duhet te jete,,,mua me ishte fiksuar keshtu nga 2 certifikatat qe i kam ruajtur,,,
Ina ** (11 vite më parë)
Sdi cte them, por une e di qe ajo e bashkise jepet te nbg bank.. Kurse shperblimi tj, rreth 9000 leke hidhet ne rrogen e pare pas lindjes, kur ti hedhin sigurimet dmth, se di a e ke vene re..
Ina 86 (11 vite më parë)
Ehe,ndoshta kane ndryshuar atehere se mua me thane do marresh 10000 leke,5000 nga bashkia ,5000 nga nbg bank,,,dhe me dha 3certifikata,1per raportin e lindjes dhe 2te tjerat per kete shperblimin,dmth certifikatat lexonin \"certifikata leshohet per shperblim lindje\" psh,,,une kam nje shoqe qe punon ne nbg dhe me ka thene qe do me thote kur te fillojne te jepen,por sic duket skane ndermend ....
Ina ** (11 vite më parë)
5000 mora, vetem per te madhen dmth.. duhet aplikuar me duket me pare, dmth duhet cuar nej certifikate te bashkia a ne nje vend te tille. pastaj merren te nbg bank, por te nje dege e caktuar, andej nga 9 kateshet diku.. duhet te shkosh me nje certifikate, se mbaj mend a familiare a personale te femijes, dhe me duket me pasaporte. por mbaj mend se certifikata duhej te ishte e koheve te fundit, se une e kisha nje te vjeter, dhe mu desh te marr nje te re.
Ina 86 (11 vite më parë)
Ina 10000 ke marre apo 5000?Mua me thane te pyes ne nbg bank,thjesht ti jap emrin e femijes ,se ua con bashkia listat
Ina ** (11 vite më parë)
une e kam marre te vajzes gati 3 vjece, biles ngaqe me thane qe vonohen etj, nuk aplikova hic, por nje e afermja ime qe punon ne bashki me tha mos i ler kot, dhe coi certifikatat e gocave.. sic e tha edhe ina, kur ia mora vajzes se madhe, kishin dale deri te muajit maj 2012, e imja ishte mars, dhe i mora.. kurse te te vogles, 20 muajshe, akoma skane dale.
Ina 86 (11 vite më parë)
Per cdo lindje bashkia jep 5000 leke te reja shperblim,kur rregjistron femijen ne gjendjen civile te japin nje certifikate lindje shtese per shperblimin,keto i merr ne nbg bank ,gjithashtu edhe nbg bank jep 5000 leke te reja.Por ka sh kohe qe s\'merren pasi ska fonde thone,,,
Ina 86 (11 vite më parë)
As une se kam marre ,djalin e kam 18muaj,duhet te pyesesh ne nbg bank sepse atje ti hedhin,te hapin llogari ne emer te femijes me sa di une,,,kur kam pyetur une para 1 viti me thane qe jane marre deri te femijet qe jane lindur ne maj 2012 a ne maj 2013 se mbaj mend :/
Emma ^-^ (11 vite më parë)
Shperblimin per djalin 3 vjec e kam marre ndersa per vajzen 21 muajshe jo.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?