Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

A me ndihmoni dot?
Nena, kam 3 vjet qe tentoj te mbetem shtatzene por bebi nuk po vjen. Analizat i kemi mire, si une e si burri. Ca te bej tani se kjo pritja e pafund po me cmend?? Jam sh e deshperuar... Ju lutem me thoni dicka!
Mima Mimu (12 vite më parë)
Mima Mimu (12 vite më parë)
Une kam shkuar tek disa mjeke ketu ne tirane, se fundmi edhe te orioni ... Dashte zoti te na ndihmoje te gjithave ne qe e deshirojme kaq fort ardhjen e nje bebeje!
Ilda Ilda (12 vite më parë)
Mima juve duhet te lumturoheni qe nuk keni asnje problem,bebi do vije kur te vendose zoti mos u shqeteso. te kuptoj se dhe une po e vuaj kete gje, cdo muaj. por kam pasur probleme te vogla si une edhe burri qe shpresojme do i kalojme. tek cili mjek ke shkuar ti??
Narti 24 (12 vite më parë)
Oj mima mimu njerezve smundesh me jau mbyll gojen, une ne maj i bon 3 vjet martese dhe jam ne muajin e 8 te shtatezanise.. Sa nuk isha shtatezane non stop me thoshin pse spo e nis nje bebe qka po rrin badihava tash qe jom shtatezane e hala nuk e kam pa bebushen tem po me thojne nise menihere tjetrin mos prit ahahaha.. Me kto sene mirremi ne.. Ti e dashur merru me diqka tjeter bahu e gjan ndaj zotit mos e merzit veten, sa here te vin periodat mos u merzit po gezohu se shume femra nuk i kane e smujn me pas femije, ty kurgjo spo tmungojka veq me largu stresin me u marr me tjera sene me kan pozitive edhe me njerz se ashtu jane.. Edhe qdo dit knaqu mos u streso edhe kur tkeni marredhanie me burrin mos u nis pe boj se mos po jes shtatezane.. Shume shtatezani vin vet si befasi edhe ti kur nuk e prit ka me ndodhe edhe shum frik kemi mu gzu me lajmin e mire prej teje.. Te uroj shendet e cdo te mire
Belja Ns (12 vite më parë)
Mia të kuptoj shumë mir, ashtu jam edhe unë po bahen 4 vite bebi nuk po vjen, e ma shume se gjithçka tjetër po ma bejn fjalët he qa po pret, e shumë fjalë tjera,të mjeku edhe unë edhe burri jemi kanë gjithqka është te rregull,po do behemi nëna ataher kur ka thënë zoti
Arta A (12 vite më parë)
Mimi une te propozoj te blesh vaj te fares se lirit,njo disa femra qe pati efekte pozitive dhe mbeten shtazena.Une personalisht e pi,kam bebin ne gji,me bene mire edhe mua edhe bebit,eshte i pasur me vitamin F dhe 100 %natyral ,bene mrekulli per shum smundje.Shiko ne google e sheh per te mirat qe bene.Uroj sa me shpejt te vi bebi
Eli Ana (12 vite më parë)
Mima e di qe je bere eksperte vet ne kete rast. Perpiqu te ndryshosh athere menyren e jeteses. Me shume aktivitet. Me shume te dalura. Mbushe jeten tende plot e bebi do vij se perderisa gjithcka eshte mire tek ju ska si te Ndodh ndryshe. Te uroj me te mirat e endrra te tua u befshin realitet.
Mima Mimu (12 vite më parë)
Kam nderruar shume mjeke dhe sme kane dhene zgjidhje. Thjesht tento thone
Eli Ana (12 vite më parë)
Me duket keshtu e ka pas emrin po behet fjale para 10 vitesh.
Eli Ana (12 vite më parë)
Nuk e di nese vazhdon punen nje mjeke me emrin mirela.
Eli Ana (12 vite më parë)
Po sikur te nderroje mjek. Mbase nje mendim me shume mos te bente mire. Tek spitali i vjeter ka mjek te mire thone. Ste jap dot ndonje emer se nuk jetoj aty ama dy shoqe te miat kane ngel te kenaqura.
Mima Mimu (12 vite më parë)
Ne tirane
Eli Ana (12 vite më parë)
Mima me fal qe te pyes. Ku jeton ti ?
Eli Ana (12 vite më parë)
E une lus qe edhe ti e dashur ti mbushesh duart me krijesen tende. Sepse edhe une kam ngel me veshtiresi ama periodat si kisha te rregullta. E njerzve su a mbyll do gojen. Uroj ne shpirt e dashur qe shtatezania te ndodh sa me shpejt.
Mima Mimu (12 vite më parë)
periodat i kam te rregullta, folikuli maturohet, tubat jane te lira, ushqehemi te dy shume mire, te dy jemi antiduhan dhe antialkool. E di qe stresi ndikon per keq ama merzitem tmerresish shume sa here me vijne periodat, cmendem kur me pyesin njerezit se kur do kem nje bebe sepse une sdi ctu them. E deshirojme prej vitesh beben dhe ndihemi kaq te tendosur psikologjikisht.
Eli Ana (12 vite më parë)
Edhe pse te kuptoj gjendja jote e deshperuar te ben shume keq. Stresi ndikon keq e dashur bem thuaj periodat i ke te rregullta ?

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?