Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

si te veproj tash me vjen burri
Qfar te bej nena don te vjen burri nga jasht ka me ndejt 10 dit per arsy mos po mbes shtatzan..si mbetet shtatzan ju para apo mbas ciklit apo veq diten e 14 patet mardhenje se s po di kur mi thon me ardh ..qe 8 muj martes sun po mbres qfar pozite keni perdor qe keni mbet shtatzan ju .qfar te ha apo qfar te bej qe te ngel shtatzan sa merzitna kur sho gra shtatzan e femij ne rrug sa dua ta kem timin
artaa berisha (10 vite më parë)
artaa berisha (10 vite më parë)
Dhjetor me 4 ne janar me 7 dhe ne shkurt me 24 tani nuk di kur me vjen tani sa jam ne hall o zot flm shum per ndihm nena
(10 vite më parë)
Oj arta une kur provoja per shtatzani e mbajsha vetem 20 min ose gjys ore dhe shkojsha u pastrojsha.por nje shoqe me tha masi te kryesh mardhenje mos u zgjo po mbaje ton naten.veq.vnoje nje ollosht qe mos te tpik ne te brendshmet dhe kur zgjohesh mengjes pastrohu.ashtu veprova dhe mbeta shtatzan.te pershendes
Alea Morina (10 vite më parë)
Edita o zot une kam 3 vjet martes, burrit tim kur ti them nuk eshte mire te kesh shpesh mardhenje ai hiq nuk i behet vone,.. i thash nejher skem qka shkojme te mjeku kur se ndegjojme hajt se prej mujit tjeter e ndegjojme, amo vetem 4 dite ne muj me pas mardhenje hmm shum e veshtire per mu realizu ka burri im pa keqkuptim, kur tregova gjinekologut se spo me ndegjon burri tha skam qka me ba, i thash burrit tjeter here ne kontrolla bashk hyjme mrenda dhe ndegjo qka po thote, po na grat jemi te djegura te kem femij do beja po thujse cdo gje ne jete te kisha nje femij.
Alea Morina (10 vite më parë)
kur e ke pas ciklin tend te fundit, cilen date, dita e 12-16 duhet me pas mardhnje tjerat so me rendesi, por eshte nje kohe shume e shkurt dhe duhet te kesh shume fat qe te mbetesh shtatezen menjeher, ishalla do zoti nuk di gjendjen tende por behesh bashk me burrin jo te kesh 10 dite po te kesh cdo dite te jetes tende, te uroj sukese ne planet e tua
Sabina Berisha (10 vite më parë)
Arta inshalla alla-hu ju gezon sa me shpejt me një evlad.Edhe un si të gjitha nenat të sugjeroj mos mbaj mendjen aty,inshalla behet vet qysh e ka shkru zoti.Edhe njher me gjith zemer inshalla sa me shpejt na jep lajme të mira që ke mbet shtatzan ;)
Malsor Melisa Masar (10 vite më parë)
arta ishallla t gzon zoti e jet shtatzan po mos i maj met te shtatzania kur e ka shkru zoti bahet ti knaqu me burrr mos mendo tjeter edhe 8muj martes nuk jon shum
Kosovare 1 (10 vite më parë)
Cfare duhet të bëni e çka jo që rritësh gjasat dhe si te mbetesh shtatzene me shpejte. Jeni e gatshme te ngeleni shtatzene. Natyrisht se tash ju duhet ti rrekeni kesaj qeshtje me te njejten force sikur se ju ke rrekur puneve tjerave dhe gjerave qe ke dashtë dhe dëshiron te besh ne jetën tende. Mbasi je gati te fillosh familje, pritja nuk eshte zgjedhje per ju, apo jo? Por, profesoresha e obstetrikës dhe gjinekologjisë në Stanford University School of Medicine në Palo Alto, Calif, thotë kështu “këshilla e parë është të mos i thoni vetës ‘duhet të ndodh tash menjëherë’… kjo është gjëja e parë që shumë gra ballafaqohen me konceptin se nuk mund të kontrollojnë gjithçka”. Sidoqoftë, ka disa gjëra që ju mund të bëni – apo të mos bëni – që të rrisni gjasat të mbeteni shtatzënë sa më shpejtë që është e mundur. Lexo 7 këshilla si të mbeteni shtatzënë, këshilla të aprovuara nga ekspert. 1. Bëj kontroll para se te mbeteni shtatzene. Para se të filloni të provosh të mbetesh shtatzene, bëni një vizit mjekut. Pyet mjekun për vitaminat për shtatzana që përmbajnë acid folik, i cili zvogëlon gjasat që të keni fëmij me defekte sikur e spina bifida. Bëje këtë para se të fillosh të provosh të ngelësh shtatzene. Kjo është për shkak se nëse keni ndonjë problem ai problem duhet të vihet nën kontroll para se të mbeteni shtatzene sigurt. 2. Njih ciklin tuaj “Gratë duhet që vërtetë të kuptojnë ciklin e tyre dhe se kur më së shumti ka gjasa që ato të mbeten shtatzënë”, thotë Dr. Hillard. Koha më e mirë që të mbeteni shtatzënë është koha e ovulimit. “Të qenit e vetëdijshme për simptomat e ovulimit (këtu përfshihen) ndryshimet në mukozën të zverkut të qafës së mitrës që janë të ujshme të holluara (menstruacionet e bardha)” thotë Dr. Hillard. Shenjë tjetër i ovulimit janë dhimbje anësore (ngërçe). “Kjo është koha që të fokusoni në marrëdhënie seksuale.” Pakot e parashikimit të Ovulimit munden që gjithashtu të ju ndihmojnë që më së miri të parashikoni kohën që të mbeteni shtatzene, thotë Dr. Goldfarb, drejtorë i shërbimit të sterilitetit pranë klinikës Cleveland në Cleveland. “Ato pako sigurojnë pacientët që apo ovuloni a jo dhe nëse ju keni marrëdhënie jo të rregullta, kjo ju tregon se kur duhet të keni dhe bëni më shpesh në mënyrë që të rrisni gjasat që të mbetesh shtatzene.” Dita e parë e periodave (menstruacioneve) llogaritet dita e parë e ciklit 28 ditësh. “Fillo testimin nga dita e nëntë dhe vazhdo deri sa të keni rezultat pozitiv të testimit,” thotë Dr. Joanne Piscitelli, profesor asistente e gjinekologjisë në Qendrën e Mjeksisë pran DUKE UNIVERSITY në Durham, New York. Grat me cikël 28 ditësh anojnë të ovulojnë në ditën e 14, por shumë gra kanë cikël më të gjatë apo më të shkurtë, kështu që për tu siguruar duhesh ta rrokësh më gjërë… me fjalë tjera të provosh të mbetesh shtatzene nga dita e 11 deri ne diten e 18. Është krejt në rregull të fillosh të provosh të mbetesh shtatzene menjëherë pasi të keni ndërprerë pilulat për kontroll shtatzënie. “Para shumë vite është besuar se duhet të pritet një kohë pas ndalimit të përdorimit të pilulave kundër shtatzënis por kjo më nuk është e vërtetë. Ju mund të filloni të provoni të mbeteni shtatzënë menjëherë pasi të ndaloni,” thotë Dr. Goldfarb. Arsyeja përse disa presin është për shkak se mund të ndodh të mos keni fare menstruacione pasi të ndërpresësh përdorimin e pilulave dhe kjo e bënë më të vështirë të gjeni kur ndodh ovulimi. 3. Mos u merakos rreth pozitës më të mirë që të mbetesh shtatzene Ka shumë thashetheme (fjalë grash) rreth pozitës për të mbet shtatzënë, por ato nuk janë asgjë më shumë se thashetheme. Kur bëhet fjalë për rritjen e gjasave maksimalisht për të mbetur shtatzënë nuk ka asnjë dëshmi shkencore që thotë se pozita misionare (perfundi) është më e mirë se sa ajo e gruas përmbi. Dr. Goldfarb thotë, “Rrallë ndodhë që zverku i një gruaje të gjinden në pozitë të pazakontë e që një pozitë tjetër do të kishte bërë ndryshimin”. Por, disa pozita sikur ajo e të qëndruarit në këmbë apo e ulur mbi partnerë e bëjnë më të vështirë që sperma të udhëtoj përpjetë. Kjo është punë graviteti dhe sigurisht që ju nuk do të dëshironit që i gjithë sperma të rrjedh jashtë, kështu thotë Dr. Hillard. “Të bësh seks ku partneri (burri) është përmbi (pozita misionare) më së miri lejon spermën të tubohet brenda tje,” sugjeron Dr. Hillard. 4. Qëndro e shtrirë pas mardhenieve Sigurisht se ke dëgjuar për këtë edhe më parë – qëndro e shtrirë në shtrat me këmbë përpjetë pas mardhenieve seksuale në mënyrë që të rritësh gjasat që të mbetesh shtatzënë. Vendimi? Nuk është plotësisht e vërtetë. “Është këshillë e mirë që qëndroni e shtrirë në shtratë për 10 deri 15 minuta pas mardhënieve por këmbët përjet nuk të duhen dhe është e tepërt,” thotë Dr. Goldfarb. “Legeni (pelvisi) juaj nuk lëviz fare kur i ngrini këmbët përpjetë,” thotë Dr. Goldfarb. Mos shko as në banjë (WC) pas mardhenieve, thotë ajo. “Nëse prisni 10 deri 15 minuta sperma qe ka për të hyrë në legen veç do të jetë aty.” 5. S’ke nevojë ta teprosh Të besh mardhenie shumë shpesh gjatë ovulimit nuk do të thotë që do t’i rrisni gjasat që të mbeteni shtatzënë. Ndoshta duket si ide e mire, por numri i spermadozoidëve tek disa meshkuj zvogëlohet dukshëm pas ejakulimit të shpeshtë, thotë Dr. Goldfarb. “Në përgjithësi mardheniet çdo të dytën natë gjatë kohës së ovulimit ndihmon që të rrisni gjasat tua që të mbetesh shtatzënë”, thotë Dr. Goldfarb. Sperma mund të jetoj deri në 72 orë pas mardhenieve. Por, nëse ju dhe partneri juaj dëshironi të keni mardhenie me shpesh, ai mund të bëj analiza të spermës pas ejakulimit disa herë të njëpasnjëshëm. Ky test mund të tregoj nëse kualiteti dhe sasia e spermës së tij zvogëlohet me ejakulime të shpeshta. Nëse jo, atëherë jeni të lirë të keni mardhënie sa do shpesh që dëshironi. Kur flasim për spermën, “veshja e rrobave të ngushta mundet që negativisht të ndikoj në numrin e spermadozoidëve,” thotë Dr. Piscitelli. Të njejtën gjë e bën edhe të qëndruarit e gjatë në banjë (vaskë) të nxehtë apo Jakuzi. Telefoni mobil (celulari) dhe veset me celular të tij munden që gjithashtu të ndikojnë në gjasat që ju te mbeteni shtatzënë. Një studimi i fundit në Gazetën e Pjellshmërisë dhe Sterilitetit tregon se meshkujt që përdornin pajise hands-free të celularëve dhe e mbanin celularin afër testiseve (00) kishin zvogëluar kualitetin e spermës. Dhe përderisa i tregoni partnerit tuaj ku ta mbaj e ku mos ta mbaj celularin (mobilin) ju gjithashtu mund ti thoni ati që të mos të haj ushqime nga soja. Meshkujt që han shumë ushqime nga soja mund të kenë koncentrim më të vogël të spermës se sa ata që nuk hanë ushqim nga soja, kjo është sipas një studimi të publikuar online në Human Reproduction. 6. Largo Stresin në cilëndo mënyrë që mundesh Ndoshta duke u munduar të mbetesh shtatzene është stresuese, dhe stresi sigurisht mundet që të prish ovulimin, thotë Hillard. Stresi gjithashtu mundet të shkaktoj çrregullim seksual dhe shqetësim në tek meshkujt. “Ka ca dëshmi se akupunktura mund të ndihmoj në lirimin e stresit dhe të rris gjasat tua të ngeleni shtatzënë,” thotë Dr. Goldfarb. Përderisa përdorimi i tepërt i alkoolit nuk është gjë e mirë kur provoni të ngeleni shtatzene, një gotë e vogël me verë para mardhenieve mund të ndihmoj të relaksoni. Fundi i fundit, çka do që ndihmon të largoni stresin dhe presionin ndihmon që të rrisni gjasat të mbetesh shtatzene. Meso si te largoni stresin ketu. 7. Bëj Jetë Të Shëndetshme Ushtrimet janë të mira, por kur provon të mbetesh shtatzene, duhet ndalur paksa, thotë Goldfarb. “Ushtrimet e tepërta mund të ju bëjnë të mos ovuloni fare,” thotë Dr. Goldfarb dhe sqaron se ushtrimet e tepërta mund të ndaloj gjëndrën pituare të ju thotë vezorëve që të ovulojnë. Kjo nuk do të thotë se ju duhet të ndaloni dhe të mos ushtroni fare në momentin që provon të mbetesh shtatzene. Goldfarb shton se mënyra më e mirë që të shtoni gjasat të mbetesh shtatzënë përderisa gjithashtu merrni dobitë e ushtrimeve është të merreni me ushtrime jo të vështira sikur gjysmë ore aktivitet aerobik si ecja për tri herë në javë. Kontrollo gjithashtu se çka po hani. “Nëse jeni e shëndosh (trashë) dhe humbni peshë, ndoshta ju kthehen menstruacionet, por nëse je shumë e hollë dhe nuk po keni menstruacione, ju duhet të shtoni peshë që të mbetësh shtatzënë, thotë Dr. Goldfarb. Lëre duhanin që të rrisësh gjasat tua që të mbeteni shtatzënë. Përveç të gjitha efekteve tjera negative që ka duhani, ky ves i keq gjithashtu zvogëlon pjellshmërinë (fertilitetin). Duhani ndikon në nivelet e estrogjenit dhe ovulimin tuaj. 85 përqind e grave mbeten shtatzënë duke provuar brenda një viti. Nëse ju merr më shumë se një vit, konsultohu me mjekun për ndonjë terapi ndihmëse. Për grat më të moshuara se 35 vjet, disa mjekë rekomandojnë që të konsultoheni me mjekun pas gjashtë muajve që provoni të mbetesh shtatzene.
ega (10 vite më parë)
Te uroje qe te plotsohet deshira nga dita e pare e priodave duhet te keshe mardhanje ne diten 12 14 16 nji dit po nji dit jo te uroj sukses
Majlinda ... (10 vite më parë)
Arta le te vjen si te kryejsh ciklin e pastaj ato 10 ditet e para duhet te kesh marrdhenje nje nate po, e nje jo, edhe largoje mendjen sepse mundet me ndiku ne mosmbetjen shtatzen, ti bej qef e mos thuaj po tentoj per shtatzani...ishalla ke sukses se kur ka thene Zoti behet..

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?