Dhimbje barku dhe gazra te vajza...
Miremengjesi nena! Deshiroj te jeni mire ju dhe familjet tuaja. Kisha nje problem per ta konsumuar me ju: A ju ka ndodhur qe femija juaj te kete shume dhimbje barku, sidomos gjate nates. Une kam vajzen e vogel 14 muajshe dhe me qan gjithe naten nga dhimbjet e barkut, gjithe kohen i gurgullojne zorret. E mjekova per parazit, mendova se do ma kaloje, por jo, serish e ka kete problem. Diten eshte e qete, nuk qan, naten cohet nga dhimbjet cdo gjysem ore. E kam provuar ti jap kamomil, shurup bimor per qetesim te zorreve, por nuk sherbejne fare... Te mjeku e kam pasur asgje konkrete s\'me ka thene. Si mendoni ju, nese keni dijeni apo e kane pasur kete problem femijet tuaj, nga se mund t\'i vijne keto dhimbje dhe si mund ta ndihmoj te qetesohet?! Ju flm nese gjeni kohe te me pergjigjeni!
Jesi Jesi
(12 vite më parë)

