Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

lindja me operacion !!!!
Pershendetje nena... jam ne javen e 37+2. Sot kisha kontroll, beba ende nuk eshte kthyer mar. Doktori me tha se duhet me lind me operacion po tha po persim edhe nje jav.tani tha po ta boj terminin me 17prill me u ba operacion. A po me tregoni pak ju nena qe e keni provuar kete eksperienc se si ka qene per ju? A esht veshtir? A ju kan pi vetem gjysen e trupit apo krejt? A keni pas dhimt mas operacionit? E kshtu me radh nqoftese ka mundesi mem tregu pak nga pervoja juaj. Ju faleminderit
Linda Lea (12 vite më parë)
Linda Lea (12 vite më parë)
Po edhe mu mjeku mtha qe po don mu kthy po spo ka hapsir. Ani shyqyr qe koke shtatzan prap ishalli edhe ti ki me pas bebush tshendosh e lindje te leht. Po me ndihmen e zotit bahen krejt. Mpuq edhe per ty
Nanushi Ks (12 vite më parë)
Valla ishalla te kthehet po mjekt ketu ne Amerik thojn qe o shtir se beba eshte madhe edhe nuk ka shume hapsir mu kthy po shumica e nenav thojne qe ju eshte kthy ne javen e fundit kshtu qe uroj qe te behet ashtu si deshiron ti por operacioni nuk eshte i shtir hiq un prap jam shtatzan me qef e kisha bo ne operacion po pom Dhimet djali e po du menjher mu qu se me dy fmi tani ndryshe..ke me kalu leht edhe ti ne ndihmen e Zotit mpuq
Linda Lea (12 vite më parë)
Ltr: un edhe dy jav kam afat ishalla kthehet. Nena uthmanit: falememinderit shum nanushi ks: ti koke shum e fort ishalla edhe un e kaloj leht qeshtu. Faleminderit shum per komentet. Jeni shum te mira :) mpuq gjithave
Linda Lea (12 vite më parë)
Komenti është larguar nga moderatori
Nanushi Ks (12 vite më parë)
Linda un kam lind me operacion se beba kishte koken lart mos u merakos se sikur me ta fal dikush te vjen kam Qen gjysem e pir,dy dit e kom pas veshtir me livrit e mas dy dite kom nis me zor tu qu se ma mire eshte me hec dmth per 5 dit un kam Qen perfekt biles edhe embelir kom maru per misafir e kom sherby po kjo krejt mvaret prej trupit njeri mu varra mu ka shnosh meniher edhe nuk me dallohet hiq gati te pershendes e paq lindje t leht
(12 vite më parë)
un nuk kam pervoj me operacion por uroj ta kalosh leht sido qe te lindesh paq nje bebe te shendetshme
Linda Lea (12 vite më parë)
Vjosa faleminderit shum per keto fjal...shyqyr qe paske kalu mir... mpuqqq
Vjosa H (12 vite më parë)
Edhe un para 5 jave kam lind me operim mir mka shku mos u tut hiq as un deshir nuk kam pas po e pata patjeter se beba o kon i lidhun reth qafes e krahit kam hy pa stres gjate ter kohes kam qen me vetdije dhe vetem kam pyt a doli beba ende . Mos u tut aspak . Mbas operimit un kam hek sepse mkan thon mu qu mbas 5 orve e kam pas dhimbje kokes dhe brive por kaluse gjethqka kur e ki engjellin ne dor te perqafiii
Linda Lea (12 vite më parë)
Dori dor: ishalla do kaloj mir e do i harroj dhimt edhe un kur ta kam ne krah engjellushen time. Saranda : tek un osht problemi se aty ku rrin beba un nuk e kam formen e rrumbullaket po e kam ne form zemre e beba spo ka vend per me u rrotllu ehh tash se di. Ty te paskan zgjat kogja shum dhimt 2 jav . Oh ishalla edhe un forcohna se sdi qa boj. Adli ilda: un mpirjen totale nuk besoj se do ta provoj se mjeku sot ma tha vetem gjysmen e trupit do te kem mpirje. si e ke bebin tash pasi paske pasur lindje te parakohshme? Valbona: do te ju shkruaj nqofse lindi me 17prill. ishalla valla qashtu eshte qysh po thu. Faleminderit shum te gjithave pom jepni shum kurajo, Zoti ju shperbleft me gjitha tmirat
Linda Lea (12 vite më parë)
Komenti është larguar nga moderatori
(12 vite më parë)
Linda me 17 prill mi ben djali i madh 6 vjet. Une dy lindjet i kam pas me operacion. Te dyten e kam pas shume te lehte. Me kane pi vetem ne shpin. Menjehere te nesermen jam qu. Hic mos u tut se si zoje ki me hi si zoje ke me dal
Aida Aida (12 vite më parë)
Lida un kam lindur me mpirje totale,shum leht eshte mbaj mend vec kur me kan sjell beben.jan pak dhimnke mbrapa po jo te padirieshme,un kam lindur edhe natytal se kam pas lind gati gjashte muajsh beben, e ashte ken mji tmerr i vertete,neser po ta lindja beben tjeter pa u menduar fare do e bej me operin dhe mpirje totale,vec dy dit kam qendru shtrir ne spital, se kur kam dal shpi kam kry te gjitha punet.lindje te lehte e bebe te shendetshme
Saranda Ramadani (12 vite më parë)
Linda lea edhe un kam lind beben e par me operacion para 3 jave , ket ndodhi e pata edhe un beba me kok lart po per ata mos u brengos se mu mu ka kthy ne javen e 38 posht dhe u gezova shum por momenti kur me erdhi me lind plasen ujrat por ujra te gjelberta dmth qe e ka ba nevojen mrena beba e ktu nuk rezikojn meniher mshtinen me operacion :(...dmth me trupin gjysme e mpir ndjenj e mir ne at moment kur e sheh bebin si me ta fal dikush pa dhimbje pa asgje por masanej fiks 2 jav mka mar koh mu qu prej krevetit vet pa ndihmen e dikujt se shum dhimbje kisha e qe 1 jav ma mir jom edhe pse gjilpera ne shtyllen kurizore qe ma kan dhan po dhem shhumm :( edhe un si ti ligna shum kur te mjeku skom shku veq beba pot bojke te fort mos u merakos gjithqka ka me shku ne rregull ...te uroj lindje te leht e bebe te shendosh :).
Dori Dor (12 vite më parë)
edhe une lindjen e pare e kam pasur dhe madje kam lindur edhe para kohe, 37 javshe sepse kam pas problem me tensionin e larte, bera ekon e radhes dhe me thote doktori qe neser duhet te operohesh se bebi nuk eshte rritur kte jav , pra kam shkuar gati sot per sot, nuk isha fare e pergatitur dhe normale qe pata pak frike edhe une por qe thash cdo gje kalon , kur te kesh bebin ne krahe do ti harrosh te gjitha dhimbjet :)
Linda Lea (12 vite më parë)
Dori dor faleminderit shum per komentin. Po edhe mua mjeku me tha qe do ma japin gjilperen ne shtyllen kurrizore vetem gjysma e trupit do te jete e mpir. Por un kam pak frik eshte lindja ime e par un gjithmon kam qen kshtu shum e ligsht prej mjeksis...ishalla ka mem shku mir
Dori Dor (12 vite më parë)
linda une kam lindur me operacion, me kan bere gjilperen ne shtyllen kurrizore , pra gjysem mpirje dhe nderkohe ti je e vetdishme per cdogje.me thene te drejten 4-5 ditet e para ka dhimbje, jane pak te veshtira por gjithsesi cdo gje harrohet kur gjerat shkojne mire, te uroj lindje te lehte

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?