Qafa e mitres
Jam shtatzane ne javen 23+5 d,deri tani cdo gje ka shkuar mire,skam pasur probleme.Ndiqem nga nje gjinekolog ne shtet dhe deri tani kam qene e kenaqur nga ky doktor..Per te qene me e qete kam kryer edhe ekon morfologjike ne klinike private,aty gjinekologo me tregoi cdo organ te bebit.ishte shum emocion i bukur.bebi ishte shume mire.por doktori me tha qe duhet te kisha pak kujdes sepse qafen e mitres e kisha 2 cm dhe jo 3 cm sic eshte normalja. Doktori qe me ndjek ne shtet nuk me kishte thene me pare per kete problem.A duhet te shqetesohem?A mjafton vetem te mos lodhem shume dhe te eci pak per te perballuar kete problem? Jam shume e shqetesuar!Do me ndihmonit shume me keshillat tuaja!
Rezi Rezi
(12 vite më parë)

