pershendetje,
kush nga ju ka perdor bromergon dhe si ka reagu, mua me ka dal prolaktina e ngritur 25, dhe dr.me pershkruajti keto bromergon 2x1 eshte hera e pare qe perdori dhe shume keq po ndihem kam dhembje koke, marramendje dhe shume mundim,. Une kam 3vite qe tentoj per shtatzani dhe tash kam bere analizat e hormoneve dhe prolaktina me doli e ngritur pak dhe dr.me tha qe kjo eshte penges per me arrit shtatzanin, a ka pas dikush nga ju kete rast dhe a ka ngel shtatzene pas zbritjes se prolaktines.
Alesa Flm shume o ishalla e dashur te gjithave na plotesohet endrra e shumpritur, kam fillu pak me u permirsu po pi kafe pak ma shume edhe uje e langje se tensionin shume po ta zbritke.
Dona edhe un kom perdor afer kater muj shum mkan mundu qeshtu si ty vjellje,mundim,kokdhimbje sa qe u detyrova mi gjujt se smujsha mo teper te ronda sem kan ndihmu mu kurgjo nashta pse ekom ndepre terapin apo u duft naj barn tjeter ma te let per prolaktin veq shum ishin te rona.Uroj te permisohet gjednja e dashur e tna gezosh me nje lajm te mir me te gjitha neve nenav qe po prsim me padurim me pa naj test qe po del pozitiv niher mpuq loqki :)
Dona une e kom pas Prolaktinen 28 une kam perdor dostinex gjysm tablete ne javt per kater muj I kom marr tash mu ka zbrit po me tha mjeku me I vazhdu deri te mbes shtatzan qe tri vjet edhe une jam tu tentu
Moza te them te drejten nuk kam pas ndonje gjinekologe qe me ka lene shume pershtypje kudo qe kam shku nuk kam kalu edhe mire sedi shume kontrollat e shpejta edhe mu doke qe veq gajle pom hekin se gjithkun u bo interesi ne pytje edhe une mas kaq shume kohe qe nuk ngela shtatzane sepse kohe pas kohe i beja analiza po gjitha me dalshin mire po sukses jo edhe vendosa vet mi hy procedures se HSG dhe shkova ne Gallaxy te dr.Flora Belegu i tregova si e kam rastin dhe me beri strishot dhe mykoplazmen dhe ureaplazmen dhe me dolen mire pastaj tha mi bo analizat e hormoneve ne diten e dyte te ciklit, dhe kur shkova per analiza ne laborator ne bised e siper me nje moter i tregova rastin tha HSG sta kisha propozu se ti i paske te gjitha analizat mir veq tha po ta propozoj dr.Albana Gashi jom nda shume e knaqne veq qoja analizat edhe konsultov me te kqyr qa po te thot a po pranon edhe ajo me bo HSG a jo, pastaj kur i mora rezultatet shkova prap te dr.Flora ajo me tha qe prlaktina nuk lejon me mbet shtatzane duhet me normalizu pastaj kqyrim, dhe mbas dy dite shkova edhe te dr.Albana ajo mi kontrolloj analizat tha qe prolaktina i ka fajet edhe per HSG ski nevoj, me kontrolli me sond vaginale dhe e pa qe as ovulimi nuk eshte ne rregull dhe tash jam duke marr hapat per prolaktin dhe kur te me vije cikli te filloj te marr stimulues dhe in-shalla kam me pas sukses mbetet me pa
Poa dona te kish po kontrollohesh un ne pr kam bere kontrollat e terminan e kam ket muaj per hsg ne sistin po ket analiz se kam bere a po u dufka patjeter a o zot ne hall jam
Moza per ovulim sdi qa te them me heret po kam pas ne ndorkohe kur kam bere kontrolla por per prolaktin nuk e kam dit, tash heren e fundit kur u kontrollova nuk kisha pas ovulim fare sedi pse!!, analizen e hormoneve as une deri tash mbas 3 vite gjysme thuajse nuk e kam bere mirpo kur kerkova nga dr. qe te filloj proceduren per HSG me tha qe duhet analiza e hormoneve dhe kur i bera me doli vetem prolaktina e ngritne dhe me tha qe ska nevoj per HSG se problemi eshte tek prolaktina e tash mbetet me pa nese do te kem sukses.
Dona anke pa ovuluim ti gjate ksaj kohe vezoret a lan qen madhesin e duhur edhe un ka nje 1 vit qe tentoj per shtatzani ovuluim kam po let analiz hormoneve nuk ma kan bere
(10 vite më parë)
Dona heren e pare kam provu 7 muaj po skam ngel shtatzan perdora bromergon por e nderpreva edhe ngela shtatzen pas 6 muajve qe i perdora bromergonat por fatkeqsisht pata abort. Pas abortit kam tentu diku 3 muaj pa bromergon dhe pasi qe fillova mi perdor prap mas 5 muajve ngela shtatzan dhe tash jam ne muajin e 3. Pa vesvese se me bromergon ki me pas sukses po veq mos t humb durimi e mi lon n gjyst po deri n momentin qe e kupton qe je shtatzan mi perdor eshte e preferushme nga pervoja po te foli.
faleminderit shume Zana, shpresoj qe me mesohet organizmi se shume keq po ndihem,, sa kohe ke pas qe ke provu per shtatzani para se me perdor bromergon a ke pas edhe ti problem me prolaktinen e ngritur?
(10 vite më parë)
Dona un kam perdor bromergon 2.5 mg. Ne fillim deri sa t mesohet organizmi eshte pak veshtir po me kalimin e kohes msohesh te pakten kshtu ka funksionu tek un. Pas perdorimit 6 muaj ka pas sukses jom mbet shtatzan. Suksese ty.
kush nga ju ka perdor bromergon dhe si ka reagu, mua me ka dal prolaktina e ngritur 25, dhe dr.me pershkruajti keto bromergon 2x1 eshte hera e pare qe perdori dhe shume keq po ndihem kam dhembje koke, marramendje dhe shume mundim,. Une kam 3vite qe tentoj per shtatzani dhe tash kam bere analizat e hormoneve dhe prolaktina me doli e ngritur pak dhe dr.me tha qe kjo eshte penges per me arrit shtatzanin, a ka pas dikush nga ju kete rast dhe a ka ngel shtatzene pas zbritjes se prolaktines.