vonesa e ciklit
Prsh nena te dashura,doja te ju pyesja ns i ka ndodhur ndonjeres nga ju te kete vones cikli?!!! Une kam nje djale qe javen tjeter ben vitin dhe akoma i jap gji,personalisht qe 4 muaj pas lindjes se tij ciklin e menstruacioneve e kam pasur te rregullt pavarsisht se pak me te gjate se me perpare (para shtatezanise kisha cikel 28ditor pas lindjes cikli u be 30ditor), kete muaj i prisja me dt.01Maj 2015 por akoma asgje, duhet te theksoj qe nga data 29Prill 2015 kisha dhimbje por jo cikel (hemoragji), dje dhe sot kisha vetem sekrecion shuuuuuuum pak ngjyr kafe pa ere por nuk kam asnje dhimbje...Ju lutem me tregoni cfare duhet te bej ??? A mendoni se duhet te bej nje test pasi kohet e fundit jemi duke u perpjekur per nje beb te dyte , a thu ekziston mundesia te jem shtatezan? duhet te theksoj qe me perpara nuk kam me ka ndodhur asnjeher qe 2-3 dite perpara te me vijn ne kete sasi kaq te vogel dhe ne ngjyr kafe te lehte , tani ne Prill kam bere analiza sekreconesh dhe urine dhe me kan dal ne rregull pa ndonje infeksion apo myk... pres mendimet dhe sugjerimet tuaja pasi sinqerisht jam ne ankth, ju uroj vetem lumturi dhe dashuri ne familjet tuaja
Inta Bilali
(12 vite më parë)

