Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Vaksina në muajin e tretë të bebes

Pershendetje nena, beba ime ka marr vaksinen para 3 dite, dora i ka pezmatuar shume, ka qene pa disponim nuk e ka marre gjirin gati fare pervec kur ka qene ne gjume, dhe ate vetem gjate nates. 2 dite vetem ka qajt, ka vjell, kerkon qe te pi po gjirin nuk e merr po as biberonin, temperature nuk ka pas, sot eshte dita e 3 dhe ende nuk ushqehet si duhet vetem 2 here ne dite, a mendoni se nuk deshiron te merr me gjirin apo eshte vetem per shkak te vaksines, ju lutem me tregoni edhe pervojat e juaja me bebet te cilat kane marr vaksinen a ju ka ndodhur keshtu apo jo?

(13 vite më parë)
(13 vite më parë)
Te dashura FALEMINDERIT SHUME per pergjigjet e juaja dhe keshillat, kame qen shumme e shqetesuar. Faleminderitt
Sela (13 vite më parë)
Pershendetje Vera une posa deshta te shkruja per problemin e njejte mirepo ju paskeni shkruar. Djali im ka marr vaksinen e trete dhe leje qe shume e ka munduar mirepo edhe nje koker ju ka ba ne krahe kesaj here dmth qe nje jave edhe ende e ka. Te tri vaksinat qe i ka marr ka qajt shume edhe ka pas temperature ka tri dite, tani e dergova te pediatri dhe me tha qe vojshtinen e mjaltes me nxeh pak dhe me ja vnu ne krahe ne vendin e vaksines dhe po me duket se po e ndihmon pak. Edhe djali im as nuk ka ngrene e as nuk e merrte gjirin mirepo tash qe dy dite tan diten po pin edhe po do me me ngran cka po sheh. Mos u ban merak se beba juaj do te filloj te pij perseri. Uroj qe te kete shendet te plote dhe nenave te cilat nuk kane pasur problem me vaksinat e femijeve ju them qe jeni shume fatlume... uroj shendet per te gjitha nenat dhe femijet tane.
Blerta Shehu (13 vite më parë)
Pershendetje Vera, kur i kam bere vajzes time vaksinen e 2 muajshit me tha pediatria qe po ju skuq vendi ose enjtet jepi 1/4 e incidalit dmth cerekun e kokres dhe per temperature mbi 37 e 6 vija takipirinen dhe temperature 38 e 5 vija paracetamol suposte njehere ne 4 ore dhe nqs ka prap temperature brenda 4 oreve mund ta lajsh dmth ti besh banja. Ti besoj se tani i ke kaluar keto por per marjen e gjirit provoje njehere ti japesh shtrire se ndoshta ta mer ashtu. Te uroj qe te te kaloje sa me shpejt kjo situate.
Rina Itali (13 vite më parë)
Pershendejte Vera, deshta te te ndihmoj pakez rreth vajzes, edhe une kam vajzen 6 muaj e gjysem, dhe kur e ka marre vaksinen nuk e ka mundu shume vetem pak po mjekja me tha ne rast se ka skuqje ose temperature ose qan fort o ndonje shqetesim, mundesh me i jap takipirin jane do pika per femije dhe sa peshon vajza per cdo kg nga dy pika rekomandohet, dhe vajza ime nuk pati shqetesime mirepo nuk flinte e per kete si ja kam jep fill eshte qetesu dhe ka flejte  dhe eshte ushqy si cdohere do te qetesohet menjehere se jane shume te mira besoj mund ti gjesh edhe atje ne farmaci, dhe pse une ketu ne Itali i kam blere, si do qe te jete te kisha rekomandu njehere me kontaktu me pediatrin para se ta perdoresh cdo recete farmaceutike eshte mire te ti thuash mjekut, te pershendes i uroj qetesim te shpejte bebit tend.
(13 vite më parë)
pershendtje Vera,une mendoj se nuk eshte mire pezmatimi i dores,tani qe ka 3 dite nga marrja e vaksines duheshte te stabilizohej deri tani.normal diten epare emundon teper vaksina,edhe te dyten eshte e mundshme por 3 dite me duket pak si shume.mendoj se do te ishte mire ta pyesesh pediatrin e femijes tend dhe ta kontrolloj mos ka ndonje alergji qe i ka pezmatu dora.ishalla nuk del asgje e deri ta lexosh komentin tim te jete gjithcka OK me beben tende
Anoda , (13 vite më parë)
Pershendetje Vera,une kam djalin 6 muaj e gjysme,vaksinat i ka mar me rregull,por asnjera nuk e ka munduar,as dora nuk i eshte enjtur,disponimi ka qene si gjithmone,ka pire mjaft. Por une mendoj qe beba jote e ka per shkak te vaksines,disa femije i mundon e disa jo varet nga organizmi dhe imuniteti. Prandaj te keshilloj qe nese edhe 2 dite nuk e mer gjirin me mire dergoje nje here te pediatri ai e din me mire..Cdo te mire :))

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?