Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rreth alergjise se djalit
Pershendetje nena jam shume ne merak per djalin eshte 2.5vjete dhe si duket i eshte shfaqur alergjia sepse i ka hundet e bllokuara, pastaj syt pernjehere i skuqen dhe i kruhen dhe ndonjehere edhe i jane enjtur...po me dhimbset me filluar me analiza se i vogel e jemi tu e percjell me burrin me nje terapi te lehte,,mos ndonjera prej jush keni pas rast apo keni ndegju dhe qfare keni vepruar apo perdor...Ju falenderoj nese gjeni kohe te me jepni ndonje keshille!
Majlinda ... (11 vite më parë)
Majlinda ... (11 vite më parë)
Inaaa oo bre kur po u bejshe nene po e harrojshe veten...u bera shume merak se gjithe ka qene mire e pernjere iu lajmeru, edhe djalit tim dje iu shfaqen ca puqrra te vogla neper duar mipro ishte mbreme koha me shi dhe u qetesu pak, e kemi marr nje sirup CETIRIZIN u quajke dhe pika per hunde e te shohim sa po i ndihmon, ashtu edhe djali iu enjten syte menzi i hapke e hundet e bllokuara e sa lexova ne internet se mundet me kalu ne mushkeri e u frikesova,,,po e percjelli edhe une e te shoh mos po i largohet, po e pastroj shpesh edhe rrobat ja hjeku 2-3here ne dite edhe ambientin ne shtepi po e mbaj te fresket...flm Inaaa shume edhe nje here sepse me ndihmuat shume e inshalla te gjithe femijet e kalojn kete periudhe te pranveres se shume e sikletshme...
Majlinda ... (11 vite më parë)
Valizake, flm shume e dashur qe me lehtesove sado pak,po habitem sepse vjete nuk iu shfaqe kjo alergji e qe 5 jave ka filluar te iu shafqet e po me dhimbset se as me flejte spo mundet me hune te bllokuara...boll po mundohem sa ma shpesh me pastru mos me lane jashte por pak me dal pernjehere i skuqet ose njeri sy ose te dyte edhe i enjten shume...edhe burri im eshte mjek por me profesion tjeter edhe ai spo ka deshire me fillu me terapi menjehere se i vogel por ne menyre natyrale po mundohemi me mborjt e inshalla i kalon..
Ina ** (11 vite më parë)
Majlinda, ashtu kam edhe une vajzen e vogel, per nje jave ben 2 vjece.. ka nja 2,3 jave qe i dilnin nganjehere ca pucrra, pastaj perr disa ore psh i iknin.. i dilnin ne vende te ndryshme, me shume kembe dhe krahe.. ne fillim mendova mos e kishte nga vapa, nga djerset, por e pashe qe i dilnin dhe iknin, dmth dicka i bente alergji.. derisa nje dite iu bene kofshet plooot me pucrra,por puccra te medha, si te acaruara, dhe vetem se doli ne diell.. pas nja nje ore i kaluan dhe fjeti, kur u zgjua i ishte enjtur njeri sy, dhe skuqur.. kur fjeti ne darke ju enjten te dy dhe iu skuqen kapaket.. kemi nje dr te njohur, dermatologe shume e mire dhe e pyetem. na tha perderisa i ka shkuar deri te enjtja e syve, eshte alergji totale, dmth mund ti shkaktohet nga cdo gje, dielli, pluhuri, etj.. dhe na dha nje shurup(kisha kohe qe e shihja ne reklama si antialergjik) dhe tha tia perdor 5 dite.. dhe nje si krem qe tia lyej vetem kur ti dalin pucrrat.. por ngaqe sikur u qetesua keto 2,3 dite, nuk ia fillova akoma edhe pse ia bleva shurupin.. se harrova, edhe goca ime ka dite qe i ka syte ashtu si me lot, me sklepa.. dhe here tjeter ska pasur asnje alergji, vjet ne kete kohe psh..
Valizake Thaçi Celina (11 vite më parë)
Pershendetje Majlinda, edhe djali im ka alergji te njejte, e ka nga poleni i pranveres. Terapi nuk i jap. Po mundohem kinse ne menyre natyrale me keshilla praktike po shume veshtire, nuk po i ndikojne shume. Me i la duart edhe fytyren sa ma shpesh, mos me qendru ne natyre sidomos kur fryn era, e qe boll veshtire se mbrenda spo rrihet tash ne kete stine, dritaret e dhomes se gjumit gjate dites mos me i mbajte hapun qe mos te deperton poleni mbrenda e naten e mundon... pak a shume keto keshilla, po se di nese po kryjne pune :)

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?