Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Dedikuar nenave:magjia e foshnjes

Pershendetje te gjitha nenave (dhe baballareve qe lexojne postimet e kesaj faqeje) nga ky mengjes plot drite!

Disa prej jush kane fjetur pak, pasi ushqeni foshnjat me qumesht, apo keni femijet ne periudhen e veshtire te daljes se dhembeve apo keni NDONJE fëmije te semure.

Ndonjehere rutina e dite-nates behet aq e lodhshme saqe te duket sikur rezervat e energjise tende kane shkuar drejt fundit. Lodhja dhe kapitja i pushtojne gjymtyret dhe plot here cdo gje qe ben me pas eshte robotike. Mbaj mend kur femijet tane ishin vetem disa muajsh dhe gjumi ishte shume i kufizuar, shpeshhere i thosha vetes: “Ed’ edhe pak ka mbetur, forca , iku dhe nje dite e lodhshme.”

Keshtu ditët kapeshin per dorë duke u rritur edhe ato ne jave e muaj dhe bashke me to, shihja se edhe bebushat rriteshin.

Ne netet e gjata me temperature e kolle, veshtiresi ne frymemarrje e dhimbje veshi, kapsllek e refluks dëshiroja dhe lutesha ne zemër qe gjithcka po perjetoja te Ishte nje enderr!!! Ah sikur…

A nuk ndjeheni edhe ju sikur nga e gjithe lodhja e dites vetem nje magji apo nje mrekulli do t’ju ngrinte serish ne kembe?

Mrekullia ndodh aty dhe atehere kur nuk e pret. Afrohesh drejt shtratit ku fle zemra dhe shpirti i vogel per ta mbuluar, per ta pare apo edhe per ta marre ne krahe dhe gjithe te akujt shkrihen.

Ndien dashurine per te te gufoje, ndien lekuren e butë erequmesht te te dehë dhe syçkat qe te dritherojne shpirtin.

Brenda teje ndien sesi riperterihesh dhe serish brenda vetes thua, se JA vlen cdo gje vetem per nje moment si ky. Ja vlen cdo lodhje e pagjumesi per nje veshtrim qe fëmija ta dhuron vetem ty, per nje buzeqeshje qe çel nga shpirti njomezak enkas per te te dhuruar Diell ne jeten tende.

Lexues i/e dashur, une ende vazhdoj te mahnitem nga fuqia e “magjise” jetendryshuese qe kane femijet????

Ju uroj prinderim te mbare, plot dashuri dhe durim??????
Kosovare 1 (11 vite më parë)
Miza M (11 vite më parë)
Ah moj kosovare pas shume lodhje prap gjej force dhe ngrihem vetem kur e paramendoj qe zoti ma ka besuar te ma jep me duar nje engjull te tij.
Lora 8 (11 vite më parë)
Ah sa mire i kuptoj keto qe ke shkrujtur.!!
Ana E (11 vite më parë)
Shum e vertett :))te lumt per kete shkrim :))
Ina 86 (11 vite më parë)
Eh moj kosovare 1 \"na e bere mishin puckurriza\" :), femijet jane mrekulli, arsyeja e jetes :)
Sanie U. (11 vite më parë)
Sa bukur e ke pershkruar e dashur! Nuk do i hiqja as shtoja as edhe nje shkronje te vetme ketij teksti kaq domethenes! Sinqerisht... Rrofshin femijet tane, qofshin gjithmone te shendetshem... Gjithcka harrohet kur shohim ata qe buzeqeshin! Me t\'mira per ju dhe bebushet tuaj!!
♥ D - D ♥ (11 vite më parë)
Kosovare shum e bukur ,u perlota derisa e lexoja ,ashtu eshte qdo fjale eshte realitet,i falenderohem zotit qdo dite per dhuraten me te bukur qe me ka dhene

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?