Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Pesha e bebes
Pershendetje nena te dashura!
Sot e dergova djalin ne shtepine e shendetit.E kontrolluan mirepo me thane qe nuk ka shtuar peshe sa duhet.Djali i ka bere 1 muaj e 11 dite.Kur e pata para 11 dite peshonte 5.300 ndersa tani peshon 5.360 jam bere merak edhe i kam dhene gji edhe pak shtese.Mjeka me tha qe ta ushqej 20 min ne njerin gji pastaj te flej 1 or pastaj 20 ne gjirin tjeter ne menyre qe te percillet qumeshti here ne njerin gji e here ne tjetrin,dhe me th a te vazhdoj me qumesht shtese.Nena te dashura a ka ndonjera prej juve qe ershte provuar me humbje te peshes se bebes e t\'me keshilloj se si te veproj??
(11 vite më parë)
Isra Isra (11 vite më parë)
Oj leonora mos u ben merak , edhe un vajzes 2 muajshe ja kom pas ba, tash mjekt nuk po flasin njesoj dikush thot mbas 5 jave dikush mbas 2 muajve, kshtu qe je ende ne koh por me shun se 2 muaj sduhet me vonu, te uroj qdo te mir ty dhe bebit
(11 vite më parë)
Oj nana te dashura flm per keshilatt.Dje isha tek dr.Shehrija teper mire me priten me burrin e saj.Ju thash qe ne shtepine e shendetit e kane matur peshen 5.3oo masnej i shotj sipas atyre vetem 5.360 e ne te vertete beba tek dr.Shehria peshoi vetem 5.275...Me tha qr ta bej nje termin tek dr.Cen bytyqi brenda ketyre 4 dite por me besoni qe nuk munda vetem me daten 3 nentor ma caktuan terminin per tek dr.Ceni.Beba me tha qe eshte shume mire edhe per vrimen e zemres me tha qe nuk po ndegjohet zhurme vetem se me tha t`ja percjelli vazhdimisht me kontrolla. Desha t\'ju pyes se kontrolla e kerdhokullave(kukave) a prish pune nese behet me 3 nentor sepse terminin e kam me 3 nentor e djali me 10 nentor i ben 2 muaj.Sepse disa me thane qe vetem pas 5 jave behet kontrolla e kerdhokullave.
Sumejja Sumejja (11 vite më parë)
mfal per vonesen e dashur. nr i shehrijes +37744335143 cakto termin. kjo qika jem gjithe ka pi edhe ja nis lazdrohet e hek gjinin prej gojes, edhe spin me vemendje, kur ngihet... edhe e vogel e mshelke gojen sdojke mo. kshtu e disha qe o ngi. ose e nxike gjumi tu pi
Isra Isra (11 vite më parë)
Oj leonora jepi djalit me pi sa her qe te lyp edhe ai pin deri sa te ngopet, 10min, 15a 20 min ska rendsi sa, ai pin deri sa te bahet mjaftushem e nese nuk i del gji boll me pi ai kan e nuk te rahatohet as nuk flen aq shum. Nese i ki gjijt e fort edhe nese te percillen gjijt ateher e din edhe vet qe ki mjaftushem.
(11 vite më parë)
Mos u bazo me shtepi te shendetit djalon tem 12ditesh e pata ka dal prej spitali me pesh 3080 gr e tani ish 3370 e ato motrat ma bojshin nuk ka shtu hiq si ke dhon me pi e doktoresha me thojke perfekt osht edhe gjatesin kur ja maten em dul 50cm e ky ka lind 54 ,ish shkurtu kogja haha sdi kuj mi besu e mos u sttrsav u ushqe sa her qe beba e nin te nevojshme
(11 vite më parë)
Hahahahhaha el demir une jam e gjate 1.80 cm e burri pak ma i shkurt :d
(11 vite më parë)
hahahahha ma keni hek stresin se kejt u trullava .Sumeja qkruje qetu numrin e shehris ose me mesazh se ma s\'du me dergu aty...Edhe diqka Sumeja tregom qysh muj me dit qe eshte qumeshti i majftushem i imi qe mos t;i jap shtese,sepse nganjehere pin vetem 10 min nganjehre 20 ne njerin gji pastaj fle dhe zgjohet pas 3 ose 4 ore
Sumejja Sumejja (11 vite më parë)
edhe dicka e dashur. shume mire po t pika beba. qika jem kurre ska pi mbi 10 min, kaniher 5min. po shume mire ka shtu. edhe dicka. ti e din ma mire, veq mos e bon me orare se shume stres. jepi me pi sa her t pin. mos e le shume gjat pa pi, po sa her ti pihet. dikush e bon me orar ama pom doket shume ngarkese pa nevoje. kry osht kta haha
El Demir (11 vite më parë)
bebi qenka i shendetshem dhe sh i gjate,, kush nga ju te dy ti apo burri eshte 2m i gjate hahaha,, bebit mos i vendos orare jepi te pij sa here te doje
Sumejja Sumejja (11 vite më parë)
e dashur. pasi ke gji pse pi jep shtese. nese i jep shtese ai ngopet, tani nuk thith gjinin, nuk prodhohet edhe munet me ta lon gjinin. kshtu qe masi ki gji, djali paska shtu mire deri tash provo veq me gji. nese nuk kan so unt. hiqu shtepise se shendetit. shko privat dikun. une ta propozoj shehrije vllasen privat, t knaq. shume e mire osht. per 11 dit 60 gram pak osht, ama une s besoj qe ta kan mat mire. shko te shehrija percjelle. ajo ta hek edhe pampersin kur e mat, osht matje e sakte. osht e paster etj.
Jona Bele (11 vite më parë)
ushqeje sa here ta kerkoje bebi. Une nuk kam pas orare.
(11 vite më parë)
Ne oren 5 mengjes e ushqej pastaj ne oren 8,11,14,17,20,24,ora 2 ne mesnate, e verej pin nga 20 minuta dhe gokson dhe fle shume mire. Ju lus qe t\'me propozoni nndonje orar apo te vazhdoj siq me tha doktoresha cdo nje ore ta ushqej
Isra Isra (11 vite më parë)
Edhe me rendsi esht me kan fmija shnosh e mos me kan smut, se pesh shton boll, minimuni 600gr esht ne rregull
Isra Isra (11 vite më parë)
Leonora edhe un e kam pas problemin e njejt ne ket periudh kur fonshja ime ishte 1 muajshe, un e kam lindur 4 kg dhe pak humb femija pas lindjes por shton prap , e kam lexuar se femija e medhenj shtojn me ngadal pesh e femija i vogel shton me shpejt. Un ne fillim kam pas gji shum mir pastaj nga i nxehti mu largu gati krejt e qumshtin tjeter per femij sma pijke hiq shishen se dojke, veq tuj e shti shpesh ne gji fillloj gjini prap mem ardh, kom pi boz, uj me sheqer(sherbet), kos i holluar me uj, sup , uj , langje, edhe gjella ha shum se te vjen gjini, edhe qdoher para se mi jep gji djalit pije ni got uj
Jona Bele (11 vite më parë)
ti djalin e paske shume te madh, ta kesh me jete por mendoj qe femijet e medhenj nuk rriten aq shume se behen gjigand pastaj. Me shume rriten ata qe lindin te vegjel.
(11 vite më parë)
Nese ndonjera me propozoni ndonje pediater me ordinance private , ju lus te me tregoni ne menyre qe ta largo merakun.
Jona Bele (11 vite më parë)
hahah po qesh sepse dhe djali im lindi 51 cm dhe 1 muajsh po aq doli. Muajin tjeter ishte 60cm. A thua ti kete shtuar njeheresh. Mos i beso shume gjatesise, me mire mate vet ne shpi
(11 vite më parë)
Jona shtesen i a kam dhene nga meraku qe nuk po ngopet edhe pse fle shume i qete nuk eshte femije i zhurmshem se po te jete i uritur une besoj qe qan si femijet tjere plus urinon shume shpesh pas cdo ushqyerje,por as mjekt spo i kuptoj sepse para 11 dite me thane eshte i gjate 58 cm sot me than 60 ndersa ka lindur 62
El Demir (11 vite më parë)
bebi qenka per mashalla, nqs shton mbi 600 gr ne muaj eshte shume mire
Jona Bele (11 vite më parë)
Keta pediatrat nuk i kuptoj fare! Nuk e di sa ka lind beni yt po 5.3 kg 1 muajsh mua me duket i shendoshe. Bebet nuk duhen peshuar cdo jave sepse sjellin alarmizma te kota. e kuptoj shqetesimin tend por une te keahilloj te mos japesh qumesht shtese dhe te besh durim deri kur te beje 2 muajsh. Nese nuk shton peshe atehere ndoshta mund ti japesh shtese por jo tani. Leonare, te gjitha nenat kane qumesht mjaftueshem per femijen e tyre, mjafton ti japesh sa me shpesh per te pire.
(11 vite më parë)
4.600 ka lindur pastaj humbi pak ne spital por kur i beri 2 jave i fitoi perseri pasta kur i beri 1 muaj peshoi 5.300 ndersa tash i ka 1 muaj e 11 dite vetem 5.360 E kam provuar pompen per nxjerrjen e qumeshtin 70 ml deri 90ml kam qumesht
El Demir (11 vite më parë)
sa ka lind femija se se kuptova? a e ke provuar ta shtyllesh gjoksin njehere sa qumesht ke?

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?