Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Nena ju lutem nje pergjigjje??
Pershendetje nena, a ju ka ndodhur ndonjeres qe ta ket femijen e vogel 5 muajshe dhe te mbes shtatzan? A mund ta vazhdoj bebin ne gji? Dhe a ka naj problenm ne shendet aq shpejt me mbet? Ju flm per pergjigje
Isra Isra (11 vite më parë)
Isra Isra (11 vite më parë)
Anda gjithsesi flm, te uroj qdo te mir
Anda M. (11 vite më parë)
Isara,une kam njohuri e ndruar por ti si duket spaske aq se ka raste qe duke u rujt mbet po ato jan minimale :menjehere pas lindjes nuk duhet te degjojme ata qe thone se nuk mbetesh shtatzene menjehere pas lindjes. Nese nuk merrni masat e duhura, shume shpejt dhe pas nje intervali te shkurter kohe do te gjendeni me nje tjeter test pozitiv ne dore. Nenat e reja duhet te ngulisin ne koke idene, se pas lindjes se foshnjes eshte shume e lehte te mbetesh serish shtatzene, madje edhe gjate gjidhenies mund te rimarre rruge prodhimi i vezeve (ovulimi) tek gruaja, madje jo vetem kaq, por ovulimi mund te filloje edhe gjate periudhes se lehonise, ose ndryshe 40dite pas lindjes. Mitra gjate kesaj periudhe duhet te kthehet ne permasat e saj normale, ndaj nuk keshillohen maredheniet seksuale mes partnereve dhe me è rendesishme mbetet gjendja psikologjike e nenes, qe sigurisht ne periudhen pas lindjes nuk ve ne vend te pare rifillimin e maredhenieve intime. Para se te nisim maredheniet eshte mire te behet nje vizite gjinekologjike per te pare nese mitra i eshte kthyer permasave reale. Cilat jane metodat me te mira kontraceptive per periudhen post-partum. Pas vizites gjinekologjike dhe mbushjes se 40diteve te lehonise fillojme te zgjedhim metoden me te pershtatme te ruajtjes nga nje shtatzani e padeshiruar: Pilula, me sigurine e madhe qe na jep (99%) eshte nje ilac, qe arrin tek foshnja nepermjet gjirit, kjo ben qe si metode kontracepitive te mos keshillohet pergjate gjithe periudhes se ushqimit me gji. Nese nuk ushqeni me gji mbetet nje nder kontraceptivet me te sigurte, por kujdes gjithmone duke u keshilluar gjithnje me mjekun gjinekolog para perdorimit., meqenese ne treg ekzistojne shume lloje pilulash. Duhet te merret cdo dite ne te njejten ore menjehere pas mbarimit te ciklit mestrual. 21dite rresht. Mini pilula: mund te merret pergjate gjithe periudhes se gjidhenies. Gjate kesaj periudhe eshte nje nga metodat kontraceptive me te perdorura nga nenat. Spiralja: quhet keshtu nga forma e saj si “spirale”. Materiali me te cilin eshte krijuar eshte plastika. Sapo vihet ne menyre korrekte nga gjinekologu pengon shturën e vezes se fekonduar femerore. Spiralja vihet vetem kur mitra eshte kthyer ne permasat e saj normale dhe nderrohet nje here ne 3vjet. Diaframa: perqindja e sigurise arrin deri ne 70%, duhet te kene kaluar te pakten 6jave nga lindja qe mitra te kete kohe \'\'te shkoje ne vend\'\' dhe duhet bere nje vizite tek mjeku gjinekolog para perdorimit te saj. Diafragma perngjan me nje lloj \'\'kupole\'\' gome qe vendoset mbi qafen e mitres. Edhe kjo metode behet pengese per takimin e vezes me spermatozoidet. Vizita gjinekologjike per te pare gjendjen e mirembajtjes behet nje here ne vit. Menyra e perdorimit: vihet ne çastin e marredhenieve seksuale dhe gjate 8oreve ne vazhdim. Menjehere duhet ta lajme me uje te ftohte dhe te zgjedhim vetem sapun neutro. Ruhet ne mbajtesen e posacme te saj deri kur te na duhet serish. Perdorni masat mbrojtese me te pershtatshme per ju dhe mos perjetoni cdo cast te jetes intime me ankthe! Besoj qe kjo ju ndihmon te gjitha nenave te ken sa me shum njohuri.. Ju pershendes te gjithave
Isra Isra (11 vite më parë)
Kam lind me 2 qershor, ne korrik e gusht me kan ardh e tash shtator e tetor jo
Igi - (11 vite më parë)
Mua mbas mbas 3 muajve qe kam lind me kane ardh. Me cilen date ke lind?
Isra Isra (11 vite më parë)
Igi mua 5 jav pas lindjes me kan ardh menstruacionet, e tash qe 2 muaj jo prandaj u tuta pak, te uroj qdo te mir
♥ D - D ♥ (11 vite më parë)
isra mos u shqeteso se edhe mua me heret mu paten vonu 3 jave por ishte veq qrregullim pas lindjes ,e besoj qe edhe ty po te ndodh e njejta gje
Igi - (11 vite më parë)
Isra edhe une kam lind qe 5 muaj. Mua kete muaj me erdhen me vones. Cikli nuk eshte i rregukll mbas lindjes. Ti sigurisht ke crregukllim.
Isra Isra (11 vite më parë)
Anda nuk e di sa ke njohuri lidhur me at se pas lindjes behet trupi me i ndishem dhe mundesh shum leht me mbet shtatzan. Un vjet me burrin at moment qe kemi planifiku per femij menjeher kam mbet, edhe tani jam duke u ru por prap kurr si dihet se ka shum nena qe kan raste te tilla si ne portal qe kan shkru , po ashtu kam edhe te aferm qe kan pas kesi rasti, un sapo e bera nje test dhe doli negativ por pata frik, ju uroj qdo te mir
Anda M. (11 vite më parë)
Ina, nenkuptohet ajo por ato Jan raste, me te realla, dhe do ishte mandej tjerer pytje ne qoftese do kishte te beje me ate qe thua ti, une met tregu te drejten jam pro asej, qe ne femrat te vetdijesohemi, qe jo vetem burrat te veprojn pa qen ne dijeni per kohen a esht e pershtatshme a jo ! Se mundin dhe te gjitha neve femrat pi bartim mandej !
Ina ** (11 vite më parë)
Anda, asnjehere gjerat smund te jene 100% ne doren tone.. Mund te besh planifikim, por as ai nuk eshte i sigurte..di plot raste shtatzanish me te gjitha menyrat qe perdoren per planifikim :) nga ana tjeter mund te mundohesh me vite, e prape nuk nel dot shtatzane..
Anda M. (11 vite më parë)
Isra, mua me hamend se si kur nje femer ka at medyshje se si , ku mendoj qe nje qift kur nuk ruhet duhet paraprakisht ti din te gjitha rrethanat e jo nese mbes shtatzane mbes nese jo jo! Ku mendoj njeher shiqohen rrethanat mandej vie planifikimi! Asgje personale , vetem qe ne ket epok me hamendi kjo pytje! Ku ne baz te pytjes u vrejt pasiguria tek ty! Suksese ne femije dhe shum fat ***
Anda. M (11 vite më parë)
Isra, nese sje e sigurt dhe ke keto medyshje pse nuk ruhesh, une mendoj Kur partnert Kur nuk ruhen ata ndermjet veti duhet me qen te prefgaditun per femijen e radhes, e jo aty nese mbes shtatzane mbes nese jo, jo une si kuptoj qiftet bashkeshortore pa planifikim si veprojn keshtu! Sido qe tejet suksese ne jet e ne femije ***
Isra Isra (11 vite më parë)
Dilara flm edhe nga ti , neser ddo bej kontroll dhe ta verifikoj a jam apo jo, un jam e kenaqur sido qe te jet se femija esht krejt bota jon, veqse pata frik se mos nuk po mund te ja dal, por me keshillat e juaja u lehtsova, ju uroj qdo te mir
Isra Isra (11 vite më parë)
Ina flm shum
(11 vite më parë)
isra isra mos e mer me stres e dashur sepse zoti nuk te mundon aq sa nuk mundesh ta perballosh te kuptoj shum mir se epaske fmin e vogel mirpo nese kengelur ather dot ta kalosh pak veshtir se qenke edhe e vetme por ja del jan dhurat nga zoti gezoju sepse ka nena qe lutenn me shpirt te ken nje femij inshalla veq per te mir pa merak te prshndes me fal e zgjata doja te qetsoja
Ina ** (11 vite më parë)
Ndersa per shendetin, thone qe mir eshte te presesh dy vjet, por une skam pasur asnje problem(te dyja i kisha lindje natyrale).. Edhe me kilet isha mire, kur ishte vajza e dyte 9 muajshe shkova ne peshen normale, pa diete pa asgje :)
Ina ** (11 vite më parë)
Isra une e kam pasur vajzen rreth 6 muajshe kur ngela shtatzane me te dyten.. Gjirin ia kam vazhduar deri ne muajin e 6 te shtatzanise, dhe asnje problem ska pasur as vajza as une.. Vecse sigurisht pak me shume lodhje, duhet te ushqehesh me mire.. Dhe pas lindjes ia dilja mire deri diku :) vecse une te madhen e kam pasur shume problematike me gjumin dhe kjo me lodhte me shume se gjithcka, se diten i menaxhoja shume me lehte.. :)
Isra Isra (11 vite më parë)
Flm shum dilara, jam shum ne stres se nuk e di a do te mund ta perballoj se vajza shum e vogel de jetoj vetem me burrin , un akoma skam mundur ta marr veten nga lindja po jam shum e lodhur dhe pa fuqi, vetem se burri me ndihmon shumm , gjithsesi uroj qe te behet mir, te uroj gjith te mirat
(11 vite më parë)
mundesh me vazhdu mi dhen nje nen ketu ne portal tha mundesh deri 6 muja mi dhen pa problem nuk beseoj te ket problem per shndet se ka plot raste te tailla sje e vetmja uroj te beht siq don e paq me ymer bebushin
Isra Isra (11 vite më parë)
Buna un ende sjam e sigurt qe jam shtatzan, shenjat i kam se kan fillu do dhimt kah fundi i barkut , kaniher po kam ndjenja sikur me vjen me vjell, edhe ciklet qe 2 muaj sme kan ardh, para 3 jave kam ba nje test por doli negativ, e vajza ma pi gjinin mir dhe nuk e vjell, te uroj qdo te mir
*** Buna *** (11 vite më parë)
Une nuk kam pervoj por kam ndegju shum nena qe nese bebi nuk vjell pas cdo here qe pi qumesht gjiri edhe vazhdon te pi pa problem atehere nuk eshte asgje mundesh me vazhdu me mbajt ne gji.. Cdo te mire
arnesa2 (11 vite më parë)
Po isra edhe un 6 muaj vajza kom mbet shtatzan edhe e kam mbajt ne gji deri 11 muaj kur I ka ba vajza d.m.thm 5 muaj shtatzan .tash jam ne javen e 34+4dit asnje problem se kom.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?