Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ku i kontrolloni femijet? Pr
Pershendetje! Uroj qe te jeni mire ju dhe femijet! Qika po me doket o nxon ne gjyks, s\'po pin, s\'po han edhe zoni ju ka shter mezi po kan. Ku i kontrolloni ju femijet kur ju smuhen ne spital apo ne ordinanca private? Nese ne privat me rekomandoni naj pediater se s\'po di ku me qu qiken?
Lejla Z (11 vite më parë)
Isra Isra (11 vite më parë)
Lejla merre nr e dr. Mehmedali azemit -0 4 414 6463 dhe e pyet ai punon pasdite prej ores 16:00, sherim te shpejt vajzes
Lejla Z (11 vite më parë)
Anda M, Arta V, Rita ju falenderoj te trijave per propozimet po jom vec me burr ky ne pune e qika po me kan s\'po muj me qu edhe shume larg prej banese. Deri tash e kom kontrollu ne pz te dr Fllanza jom kon shume e knaqne me te po tash banoj ne pr e larg. Sod e qova ne spital ne pediatri po ken njo dy femna te reja s\'di as a ken mjeke hic s\'ma mushen synin, me rekomandun sirup per koll edhe antibiotik si zakonisht than vec fyti ju ka skuq a qika po merr frym si duhangji 80 vjet po kullet deri sa po vjell. Po pres edhe sonte me qet terapi nese si kalon e kisha qu te mehmedali azemi se e paskam afer edhe e kan lavdu a dini qysh e ka orarin e punes a ka naj termin a? Ju pershendes dhe ju falenderoj edhe nje here
Rita . A (11 vite më parë)
pershendetje lejla , maspari duhesh me marr nje udhezim ne ambulant e me at udheZim shkon ne pediatri , veq mu njeher me ka ra me shku , ka qen shum guzh shum fmi kish pas tu prit , e aty llojlloj virusi e gripi veq shkova edhe dola se u tuta qe po smuhet hala ma shum beba , perndryshe femijet i kontrolloj te dr.drita telaku qosaj , ordinancen e ka n dragodan . osht mjeke teper e mir dhe qka osht kryesorja terapit i preferon pa antibiotik perveq nese ska zgjidhje tjeter . qoje sa ma shpejt se mu nzon n gjyks shtir e ka e vogel gjynah , tregona qka te than mjekt qysh osht vajza , ishalla bon ma mir . qe numri nese te duhet : ordinanca akustika tel 049 616 030 , dhe 044 115 024
Arta V (11 vite më parë)
Mu dr erzen hasani ne spitalin amerikan,me ka pelqy shume,une jetoj ne suhareke,e femite i kom provu plot pediater,po per kosove per mua ai eshte me i miri.
Isra Isra (11 vite më parë)
Lejla po duhet me pas udhzimin e merr ne ambullant, sherim te shpejt vajzes
Lirije Arifi (11 vite më parë)
Lejla un jetoj ngjilan amo e qoj te mehmetali azemi ne pr ne ulpian qaty. Shum dr i mir. Ta kisha preferu me qu vajzen
Anda M. (11 vite më parë)
Lejla te pershendes! Unë fëmijun tim e kontrolloj te dr.Avdi murati ne lipjan , eshte perdiater i cili ka studiuar ne ch dhe nga gjith pediatrat qe une kam hasur te ndegjoj apo e kam pas ne vizit djalin ai me ka mahnitur dhe mund te them eshte njeri nder pediatrat me te mir ne kosovë. Tek ai po i dergojshin nga e gjith kosova kish raste edhe nga maqedoni dhe per nenat qe nuk kanë aq kushte, ju tregoj se ish shumë i arsyeshëm! Mandej nese ai të rekomandon ta dergosh femijun ne spital po intervenojke po te rrishin gjithë gati! Suksesi per vajzen dhe te gjth femijët ....
Lejla Z (11 vite më parë)
Isra isra bash me kish konvenu ne spital se edhe ashtu banoj ne lagje te spitalit po a din a ka nevoje me marr naj udhezim ne ambullante a muj me kontrollu pa udhezim se fort jon tu na torturu me ta. Qiken e kom gati 8m. Te falenderoj
Isra Isra (11 vite më parë)
Lejla un zakonisht e kontrolloj privat te dr. Mehmedali Azemi ktu ne ulpijan, por kur mu pat semur vajza ish dit e diele dhe mjeku nuk punonte privat e qova ne spital te pediatris, edhe vajza ime i kishte keto simptome te njejta dhe me keshilluan inhalim dhe per 2-3 dit u liru vajza, nganjeher nuk do te thot me shku veq privat sepse qata mjek po punojn edhe ne spital, sherim te shpejt vajzes

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?