Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Bakllava turke
Si jeni nena,si po ju shkojne punet.Co vit e kam marre bakllavane te gatshe per shkak te angazhimeve te shumta por sivjet dua ta bej vet.A mund te me thot ndonjera receten se nuk jam shum e qarte.Flm
(11 vite më parë)
(11 vite më parë)
Nena me falni qe nuk ju kam falendruar per komentet por realisht nuk kam hyre ne portal keto dite fare.Vjerra na mbajti vajzen dhe kam bere tre bakllava me pete te bera vet.Jam lodhur shume por ja vlejti mundimi.Ju uroj nje vit te mbare dhe te embel si bakllavaja.Por mbi te gjitha ti kini femijet te shendetshem
Elsa>>>> (11 vite më parë)
Komenti është larguar nga moderatori
Ina 86 (11 vite më parë)
Suela mua nje pasticier me këshilloi qe duhet ta lësh ne frigorifer qe te lidhen mire përbërsit a dicka e tillë, une 2ore e lashë se se prisja dot me shumë
Suela Amiti (11 vite më parë)
Ina 86 me intereson cfare efekti ka qe e shtin ne frigirifer 2-4 ore?? Se sefte po ndigjoj?? Behet me e mire!?
Ina 86 (11 vite më parë)
Bebi im provoje se del sh e mirë, hera e trete qe e bej unë kështu ,edhe lekura e limonit dhe portokallit ne sherbet i jep sh shije te mire :)
Jona Bele (11 vite më parë)
600 gran miell, 2 kokrra veze, pak qumesht me sy per pergatitjen e brumit. Lihet brumi te vije dhe hap petet. Pastaj shkrin 500 gr gjalpe. Shtron petet i shton gjalpin dhe arrat sipas deshires, une hodha 1.5 kg arra te pa qeruara. Ne fund e pjek ne 150 grade per rreth 2 ore. Disa ore me vone i hodha sherbetin. Doli shume e mire
My Sweeties (11 vite më parë)
do ta provoj edhe une kshu si ti ina ta shohim njeher si del se un normalisht e bej thjesht fare.
Ina 86 (11 vite më parë)
Elsa une e bera vetë po me pete të gatshme se skisha kohë,,,mora 3 pako pete 450 gram, 500 gram gjalpe fshati, 800 gram arra te qëruara (e bera ne tepsi drejtkëndore per kollaj se ashtu ishin petët ) i shtrojme petët nje nga nje duke e lyer secilen petë me gjalpë, mbasi mbarova pakon e pare te peteve hodha gjysmën e arrave dhe pak kanelle, pastaj shtrova pakon tjetër dhe gjysmën tjetër te arrave dhe me pas pakon e tretë,e presim bakllavane dhe i hedhim sipër pjesën e gjalpit qe na ngeli, e lëmë ne frigorifer 2-4 ore, pastaj e pjekim ne temperature te ulet,varet nga furra, une e poqa ne 150 grade per 2 ore,,,per sherbetin duhen 1.5 kg sheqer, 1liter uje, lëkura e nje limoni dhe lëkura e një portokalli,e leme te zieje 10 min pasi ka filluar te ziejë,, e heqim nga zjarri dhe i hedhim 2 luge leng limoni dhe vanilje, ja hedhim bakllavase te nxehtë, bakllavaja duhet e ftohtë,,,, mua me doli shuuume e mirë :), mezi po i rezistoj :)
**mah-babies* * (11 vite më parë)
Elsa, qe te mos marr shum koh pasi ke vajzen e vogel mund ti blesh pet te gatshme qe jan enkas per bakllava, edhe pastaj arra,festeka, un tani von e bera dhe u be shum e mire
My Sweeties (11 vite më parë)
une per vete e bej keshtu. grij arrat dhe i le gati gjithashtu shkrij rreth 200gr gjalpe. marr fletet e gateshme dhe i shtroj nje nga nje duke i lyer me gjalpe nese ke tepsi rrumbullake dhe normalisht petet jane katrore i kthen perbrenda duke ja dhene formen e tepsise. i lyen gjysmen dhe kur ti lyesh gjysmen peten e fundit nuk e lyen dhe ja hedh arrat sa don ti. pastaj e vendos edhe gjysmen tjeter nje e nga nje duke i lyer me gjalpe peten e fundit nuk e lyen pastaj e pret ne kallepe sipas deshires. mundesh edhe mos ti lyesh nje nga nje por gjalpin tja hedhesh ne fund por une normalish i lyej nje e nga nje. per sherbetin per nje tepsi normale une hedh nji liter uje me nje kg sheqer por bakllava duhet te jete e ftohte dhe sherbeti i nxehte ose anasjelltas por jo te dyja te nxehta ose te ftofta. ju befte mire.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?