A paguani për lindjen në maternitet?
Si nënë e 2 fëmijëve kam përshtypjen se në 2 maternitetet në Tiranë gjithë gratë paguajnë për lindjen. Por jam kurioze sa paguajnë? Nqs. paguajnë jua thot doktori shumën apo japin aq sa duan? Gjatë lindjes sime të parë, tek materniteti i ri, nuk i dhashë lek doktorit dhe sjellja e mamisë ishte harbute, u zumë gjatë lindjes. Për fat të keq nuk ja mbaj mend emrin as asaj, as doktorit.
Rita Strakosha
(11 vite më parë)

