Une e dashuroj te qenurit nene sepse....
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave

Xhesi♥♥ Rexhina
(10 vite më parë)
un e dashuroj te qenurit nene kur dy duar me perqafojn, kur nga nje goj e vogel dalin fjalet te dua, kur ecim ne rrug dor per dore ,kur ben ndonje gabim e thot me fal po jo gjithmon thot hahahaha . sa bukur esht te jesh nene edhe pse fle shum pak apo rrim zgjuar gjith naten jo se dua un po do ti . Qe kur ke lindur ti engjelli im Rexhina jeta esht ber me e bukur dita fillon e se kuptoj si mbaron kaq shpejt ti rritesh dita dites e me shum . te jesh nene esht dhurata me e bukur nga alla-hu faleminderit zoti im
e pëlqyen (5)
(10 vite më parë)
Un duke e ditur qe zoti ma ka besuar qe te kujdesem per nje krijes kaq te vogel kjo osht arsya qe me ben te lumtur dhe qe me motivon shum qe edhe kur me len pa gjum te me jap knaqesi ,dua veq nje gje ta them qe femija eshta qaq mrekulli se sa do qe perkujdesimi per nenat tona ne qoft se kan nevoj ja fshijm edhe nevojen nuk ndjem knaqesi e per beben tem mund te them se edhe kakin hehe ja fshij ndjej knaqesi zot faleminderit bekoji te gjith ata qe mund te kujdesen per krijesen tende
e pëlqyen (4)

Rajana...... Thesari Im
(10 vite më parë)
Une enderroja qe vajza te me therret (nenë ose mami)kur une jam larg saj.psh derisa jam ne kuzhinë dhe vjen me therret mamii ende me dridhet zemra dhe mendoj se jam ne enderr..e vertetë se eshte lodhje psiqike se femija don perkushtim ne te njejten kohe duhet te jesh nenë.edukatore.sherbetore.lojtare etj..por nje perqafim i femijes kushton me shume se gjithçka ne botë..dhe kete ja uroj çdo femre ta perjetoj ndjenjen e te qenurit nenë.
e pëlqyen (7)
(10 vite më parë)
Falemenderit elina dhe elma. Anda me bere me lot ne sy e trup te rrqethur. Zoti ju rujt.
e pëlqyen (3)

Anda M.
(10 vite më parë)
..mengjeset jan per te dy prindet te ngarkume ,por per nenat mendoj ma shume si me zgjuarjen e femijve ,pergaditjen e mengjesit,veshjen e femijve ,percjelljen e tyre ne shkolle dhe ne pregaditjen per hyrje ne klasë .E une si nene si te gjithat ,duke menduar ne obligimet ditore nganjehere pa dashje harroj ta dhuroj puthjen ,e je ti ai qe me vjen pas e me ndal e me thua :puthje ,e me puth ne te dyja faqet e mbasandej ne balle ,ku edhe mesueset i befason me kete gjest ,qe per mua eshte hyjnor ,dhe ne fund kthene faqen tende qe te të puth dhe ne fund si gjithemon nuk harron qe ta fshijesh me mangen e bluzes dhe ku me vrap hyn ne klasë . Te shiqoj dhe mendoj, mos ai shpirt i yt i vogel heton diqka ne shprehjet e fytyres time ,te cilat mund te jene vetem nga lodhja e asgje tjeter ,sepse mu me vjen sikur don te me thuash faleminderit ........!E perkunder te gjitha mundimeve te tona ,neteve pa gjume , gjithe atyre kilometrave qe i kemi bere se bashku ,spiataleve qe kemi vizituar ku nga lodhja dhe pagjumesia ka ndodh qe ta hapja dritaren e makines dhe i merrja pikat e shiut qe piklonin ne xhamin e perparshem te makines dhe ferkoja syte e te njejten kohe vozitja vetem qe te arrinim ne kohe,pra jam une ajo qe te theme ty :faleminderit biri im qe ekziston.
Te dua sepse je ti ai qe mi mbush ditet me gezim duke te te par duke vrapu dhe une qe nuk mund te te rri mbas ne vrapin tend te shpejt ,te dua edhe kur ne fytyren tende shihent shprehja e hidherimit ,kur thua :ti mami nuk dinë, une jam i madh,te dua pra biri im i madh dhe i vogel.
Faleminderit biri im qe ekziston,ti me je perfekt ! Faliminderit Zot per ket ndjenjë te mrekullueshme qe ma ke qëndisur ne shpirt , dhe po më gëzon prap me femijun e dytë.... LUTEM PER TE GJITHA NËNAT TI RUAJ ZOTI ME FEMIJET E TYRE DHE TE GJITHA GRAT TI GËZOJ ME KETË NDJENJË....AMIN
e pëlqyen (13)

* Armina * ♥
(10 vite më parë)
Shumm e vertet! Te qenurit nene esht gjeja me e mrekullueshme. Femijet jan pasuria me e madhe qe kemi. Insh-all-ah çdo nene i ka me jet femijet e ato qe akoma skan insh-all-ah i bekon zoti sa me shpejt
e pëlqyen (2)

E .....
(10 vite më parë)
Ummi, dhe pse nena ka shum veshtirsi, merak, stres, lodhje len veten anash, te gjitha hallall jan gezimi, lumturia, fuqia, kuptimi i jetes ton te ngjallin diten, te lumturojne me buzqeshjet e tyre.. Flm Zot qe i kemi dhe mos na co mundin kot, u befshin te hajrit keta femije qe te na lumturojne deri ne fund te jetes... cdo femer e pejetoft te qenurit nene.
e pëlqyen (2)
Tani une po filloj kshtu:
Une e dashuroj te qenurit Nene sepse buzqeshja e femive te mi zgjon ndjenja ne zemren time qe kurr me pare nuk i kisha ndjeh. Buzqeshja e tyre gjithmon eshte ilaqi im kunder qdo lodhje dhe merzije qe e kam.