Pershendetje per te gjitha nenat. Duke e lexuar nje artikull per endrrat dhe per shprehjet qe i kishit bere vendosa te shkruaj ca fjale. Me vjen keq per disa nga ju qe jeni te mllefosura diku tjeter e ketu e gjeni vendin te shpreheni. Edhe me fe ezistojne endrrat, prandaj te dashura femra qetesohuni. Edhe ju keni qene shtatzena per here te pare, e keni perjetuar cdo moment me plot emocione, edhe ju theeelle ne shpirt keni dashur djale apo vajze. Edhe juve ju ka terhequr titulli i kesaj pyetje dhe per kete arsye e keni lexuar. Te gjitha kane te drejte te pyesin cfare te done. E ju e nderuara Xhyle me vjen keq se po shihet qe je me e vjeter se une por me plot kuptimin e fjales qenke duke e xhelozuar kohen e sotme. Ne vend qe te gezohesh per gjinine femerore cfare kohe e mire ka ardh ke shkruar gjera qe nuk i perkasin nje gruaje. Sot femra zgjohet, e pergatite femiun, behet gati per pune, kthehet nga puna, e ben darken, i ben punet, merret me femijet e 100 pune te tjera, ndersa ju jeni dale ne fushe keni punuar, pasterti nuk ka pasur atehere sikur tani, prandaj e keni fshire dhomen dhe pas deres i keni lene mbeturinat. Nenat e sotme jane me te forta, me punetore dhe me te mencura. Ne kete portal bile 80% e femrave kane te kryer fakultet. Tani kujedesen shume me shume per femijet, i japin peme dhe perime, ushqime te shendetshme, ndersa atehere pasul dhe lakra. Prandaj e dashur me gjithe respektin qe kam per gjeneraten me te vjeter pasi qe edhe nena ime i takon asaj, mundohu t'a kuptosh nenen e diteve te sotme, sepse atehere dhe vetem atehere do te kete lumturi mes gjeneratash. Jete te gjate dhe te lumtur te gjitha nenave :) PEACE
Eda 1(14 vite më parë)
Eliona(14 vite më parë)
Bravo Apolonia, plotesishte jam me ty. Edhe une mendoj qe ne kete portal jemi per te ndare brengat dhe shqetesimet tona dhe keshilla per njera tjetren, ndersa disa ketu kane gabuar rrugen dhe po e shfrytezojne web-faqen per replika e ku ta di une. Ju pershendes.
Blerta Shehu(14 vite më parë)
Pershendetje te gjitha nenave, nuk e kam idene se per cfare jeni kapur ne fjale por per nje gje te them mire Eda qe ke shkruar se ka ca nena ne kete portal qe ju pelqen te ofendojne ato qe ne shkruajme (sic me ndodhi mua ne urimin e festave te fund vitit) kjo mendoj qe eshte nje faqe qe na ndihmon te shkembejme informacione e eksperienca si nena, dmth kur ne shkruajme, a pyesim, kerkojme ndihme, nuk kemi nevoje per pergjigje ironike e mosperfillese n.q.s nuk jeni dakort me ato qe ne pyesim nuk ju detyron njeri te komentoni. Ju pershendes te gjithave, klm mire.
Se pari pershendetje per te gjitha nenat e veçanerisht per nenat tona. "Artikullin per endrrat ??!!" (me mire te themi komentet e nenave) edhe une i lexova tani. Eda nuk ke nevoje ti pergjithesosh gjerat ne kete menyre. Se pari fakulteti njeri nuk te ben, po i shohim LIVE çdo dite ata me fakultet e gjithkund perreth nesh se çfare jane duke bere, I RA VLERA EDHE FAKULTETIT, fakultet edhe une kam dhe kam nje pune shume te mire, mirepo jane dy gjera te miat te cilat i kam arritur me ndihmen e prinderve te mi, te atyre qe ndoshta kane ngrene pasul e lakra. Perkundrazi edhe atehere nenat kane qene shume te forta, shume punetore, shume te mençura dhe shume te pasterta. Poashtu nuk ke nevoje ti nenvleresosh fushat e punen e tokes se 100 here i kemi pas punet me mire kur eshte punuar toka dhe e dyta ne qaq mire i kemi punet sa qe pothuajse te gjitha gjerat po i blene Kosova te gatshme prej Serbise, e ne po rrime po i shikojme keta me fakultet se qka jane tu i bo ketij shteti te vogel. Me kete koment qe e paske dhene mund te them qe poashtu dhe ti paske bere ofendime ndaj shume nenave te cilat edhe sot e punojne token e kushedi si e kane gjendjen materiale, kot e permend ne fund fjalen "Me gjithe respektin qe kam per gjeneraten me te vjeter". Poashtu kam edhe per ty nje keshille, mundohu ta kuptosh gjeneraten e vjeter, nenat tona qe ju kane dhene femije lakra dhe pasul se nuk ka qene faji i tyre qe thjeshte kane bere nje pune ashtu siç i kane pasur kushtet. Si dhe eshte mire qe mos te shfrytezohet ky Portal per gjera koti, por te shfrytezohet per gjera qe jane kane lidhje me shume per bebet tona. Ka lloj lloj web-faqe te tjera ne internet qe ndoshta duhet ti vizitojme ato per pyetjet te cilat s'kane te bejne me kete portal. Gjiithe te mirat!
Pershendetje Eda, te bashkangjitem edhe une ne kete reagim shume me vend, aq mire ke shkru sa skam cka te shtoj une, por mendoj se gjithe ato ofendime po behen per arsye mendjemadhesie kishe une jam me e mire se tjetra. Kalofsh bukur me bebushin tend.
eda shum tem e qelluara edhe te pergezoj per fjalet e menqura se i ki perdor ne ekt tem une punoj jetoj ne ch punoj 4 or ne dit pastroj banesen pergadis drek dark per burrin dhe mua djalit qdo dit ja bej em doren time pem perime tash kam filluar ehde mish se asht 8 muajsh dhe nuk pritoj perpara kan qen kallabellek po skan pasur pasterti si tash ka gatu zonja e shpis dhmt vjehrra nuset as skan shkuar ne pun fmin i kan rrit sipas kushteve e tash nenat e reja perkujdesen sa ma shum per qdo sen vjerra ime em thot jepi djalit torte kur ka qen 6 muajsh ku i ipet bebit torte ajo sesht emir per ne po bije fjala se kohet e sotme jan me te mira se perpara edhe une ju ksiha lut te mos ket ofendime nese ki ndonje pytje private per diken bisedo privyt me te e jo ta fyesh para te gjitha nenave kjo faqe shume mir esht te msojn^m qdo dit diqka te re per shendetin ton dhe te femijeve tan... me respekt lidnita