Shum emocionuese! Sakrifica e fundit e nënës për foshnjën e
Një nënë e re nga California bëri sakrificën e fundit për vajzën e saj të sapolindur, kur ajo nuk pranoi trajtimin per te shpetuar jeten e saj pasi u diagnostikua me kancer në kockë. Ashley Bridges ishte 10 javëshe shtatzënë, kur ajo mësoi për diagnozën e saj. Edhe pse mjekët rekomanduan që ajo të fillojë kimioterapi menjëherë, kjo do të kishte bërë që ajo të ndërpriste shtatzëninë e saj. “Nuk ka asnjë mënyrë që unë të vendosja të vrisja një fëmijë të shëndetshëm, vetem sepse unë jam e sëmurë,” i tha CBS-së nëna e re. Gjatë tremujorit të tretë të shtatzanise, Bridges mori vesh nga mjeket se trajtimi i vonuar e kishte lejuar kancerin të përhapej. Edhe pse tani pas lindjes ajo po ben trajtime te shumta kimioterapie, i është dhënë më pak se një vit kohe për të jetuar. “Ndjeva se unë duhej të përpiqesha aq shumë për të mbajtur vogelushen Paisley-n të sigurt dhe të bëjë trajtime minimale për ta mbajtur të shëndetshme atë. Mendimi se unë nuk do te jem ketu për ta parë atë të rritet është me të vërtetë i vështirë,” tha Bridges e mbytur në lot. Bridges 24-vjeçare ka edhe një djalë 6-vjeçar . “Fjalët e tij ishin të dhimbshme:”Në qoftë se ti do mamaja1vdesesh unë dua të vijë me ty”, kujton ajo. Ne kete moment te veshtire miqtë dhe familja e kanë ndihmuar Bridges të kujdeset për vogelushen Paisley gjatë ditës. Asnjë prej tyre nuk e ka vënë në diskutim vendimin e saj. “Ajo është një superheroine e vërtetë e jetës,” tha Jessica, motra e saj. Vete nena e re thote gjithashtu, se nuk ka keqardhje.
Anda M.
(11 vite më parë)

