Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

te dashura nena
Veq deshta me ju pyt diqka. A dini naj rast qe ju ka lidh bebes kthiza prej qafe per qfar arsyje ndodh kjo? A e dini ju lutem tregomni
Laura A. (11 vite më parë)
Nora 123 (11 vite më parë)
Shqipe Bllaca edhe un kshtu nuk jukam.besu vjehrra ma bojke mos e kaperce zorren qe e lajsha oborrin mos kabllon e fshises rrymes un si besojsha ahi me kto adete i thojsha,un sja vnojsha menen po tash kur em ndodhi menoj se ndoshta qe sjamm kon e kujdeshme ndaj qetyne senev,po prap tham so e vertet zoTi eka caktu edhe nuk e ndryshon nnjeriu,ksi raste jan te shpeshta qe ndodhin.
Nora 123 (11 vite më parë)
Edhe djali jem eka pas kordonin tlidhur ne krah jo per qafe edhe kam lind me operacion se kam provu dy or me lind normal mandej doktort ekan pa se spo bjen beba teposht nuk po rrezikojm me kan than se mundohet bebja edhe i dopsohet zemra...beba ben levizje edhe kodroni esht kogja i gjat edhe mundet mu pshrjell nto...
(11 vite më parë)
Une jam shtatzen ne javen e 19.. dhe kur me sheh dikush i aferm me thot te mos i kaloj sendet kabllot ose njerezit sepse kur te lindesh bebes i lidhet kerthiza per qafe.. dhe kur te hysh ne sall duhet te kalosh nje gje send.. ( mua me duket pak si e kot)
(11 vite më parë)
Kta e gjeta te pergjigjje e doktoreshes..
(11 vite më parë)
MD Mimoza Keta Përshëndetje, Kordoni rreth qafës së fetusit, është fenomen jo i rradhë gjatë shtatzënisë. Xhiro e kordonit umbelikal (kordonit të kërthizës), mund të ndodhë nga momenti kur fetusi fillon e lëviz. Më e theksuar është gjatë periudhës së fundit të shtatzënisë, pasi është periudha kur fetusi bën lëvizje të shumta dhe të pa kontrolluara, të cilat shpien në rrethimin e qafës me kordonin umbelikal. Pasi është afruar fundi i shtatzënisë dhe rreth qafës së bebit ndodhet xhiro e kordonit umbelikal, atëherë rekomandohet zgjidhja e lindjes me stimulacion ose operacion cezarian. Këtë e vendos mjeku obstetër-gjinekolog. Lindja pa kujdesin mjeksor ose çdo pakujdesi mund të shpjerë në situata të pa riparueshme. Shqetësimi që ti ngre, është real. Por kjo nuk do të thotë që të kalohet në stres dhe frikë, pasi unë të garantoj se mjeksia e sotme ka mundësi të drejtoj lindje të sukseshme dhe pa probleme. Të uroj një lindje të lehtë dhe bebe të shëndetshme.
Nita ^ ^ (11 vite më parë)
Gjithashtu nese e she doktorri qe e kryn lindjen qe eshte dicka rrezik nuk té lejon me.lind normal po me operacion dmth ne bark si ndodh asgjë bebit por vetem kur te lind mundet ti ndodh ndonje gje , por prap se prap kur eshte dicka rrezik doktorri te thot me lind me operacion sepse eka kordoni te lidhur e kshtu po nese e she qe nuk eshte rrezik atehre te len me lind normal.
(11 vite më parë)
Se di pse ndodh..kta qe e ka shkru nita edhe un e kom lexu..ama djali jem ka lind me kordon..
Nita ^ ^ (11 vite më parë)
Kërthiza (apo kordoni umbilikal siç i thonë mjekët) është një gyp i cili ka gjatësi rreth gjysmë metri dhe i cili e lidh beben me placentën. Përmes placentës dhe kordonit umbilikal bebja merr të gjitha substancat për të cilat ka nevojë. Pra, bebja në mitrën e nënës as nuk mund të hajë dhe as nuk mund të marrë frymë – gjithçka që i duhet bebes e merr nga nëna përmes placentës. Bebja brenda në mitrën e nënës noton vazhdimisht në ujë. Pra, për nëntë muaj bebja noton vazhdimisht në lëngun amnial. Gjatë tremujorit të parë dhe të dytë bebja noton shumë më tepër për shkak se trupi e ka më të vogël dhe ka hapësirë të mjaftueshme brenda mitrës për të notuar lirshëm. Prandaj, kordoni umbilikal mund të mbështillet rreth qafës, dorës ose rreth trupit. Afërsisht çdo e treta bebe lind me kordon rreth qafës. Qeta e gjeta ne net ,perdryshe skam info

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?