Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Informacion
Pershendetje nena. Kam nje pyetje jashte tematikes se faqes, por nese keni info do me ndihmonit shume. Burri im ka filluar pune ne Gjermani me kontrate te rregullt pune, brenda profesionit te tij me page 2800 euro neto. Brenda ketyre dy javeve pret ti vije dhe karta blu, gjithashtu ka dhe nje shtepi me qera si dhe jemi te dy me universtitet me profesion IT. Doja te dija sa kohe pas marrjes se kartes blu nga burri na jepet viza dhe ne pjesetareve te tjere te familjes, pra mua dhe dy femijeve te mi? Si dhe viza qe une do marr do jete vetem qendrim apo dhe e drejte pune? Une dhe femijet kemi bere aplikim qe ne dhjetor bashke me burrin ketu te ambasada gjermane, dhe amabasada ketu po pret informacion nga pala gjermane, por nuk e di me saktesi se sa kohe na duhet ne si pjesetare qe te marrim vizen. Nese dikush ka informacion do te na ndihmonte shume. Faleminderit.
Adre Tirane (11 vite më parë)
Adre Tirane (11 vite më parë)
Flm te gjithave. Une di shume mire anglisht dhe italisht. Meraku im eshte te orari i punes dhe i femijeve ne kopshte dhe cerdhe, dhe a jane fleksibel punedhenesit atje per nenat me femije. Ne kemi aplikuar qe ne dhjetor bashke me burrin, shpresoj qe tani nga marsi te na japin vizen se femijet spo rrine dot pa babin :).
(11 vite më parë)
Harrova gjithashtu ta cek se testi i gjuhes nuk i eshte kerkuar as motres as te shoqit.
(11 vite më parë)
Adre, burri i motres tash vone ka fituar karten blu dhe motra per me pak se dy muaj ka marre vizen..asaj nuk i kan kerkuar asnje nga rrogat e burrit pervec kopjes se kartes blu edhe te ket banese me qera..dmth posa ai ka marr karten motra ka aplikuar qe i binte se ai kishte marre vetem nje rroge tamam..uroj lehtesi per ty e bashkim te shpejt!
Luna Luna (11 vite më parë)
Pershendetje adre.Nje shoqe e imja eshte nga shqiperia dhe eshte martuar me nje francez.Perpara ata kan jetuar ne indi sbashku gjithmon me familje pasi kan 2 femij.Nga india i ka marr burri i saj qeeshte me profession artitekt dy oferta punes per gjermani dhe zvicer.Ata kan pasosh francez(franaca eshte ne eu por edhe shqiperia )dhe kan drejt levizje pa viza dhe sbashku kan ardhur ketu ne Gjermani. Per shtepi kishin problem te merrnin me qira pershkak kohes es shkurt.Mos u be merak normal qe ne qoftese edin gjuhen angleseze i ke dyert e hapura ku te duash.Ajo shoqja ime eshte qe 1 vit ketu dhe ende sflet gjermanisht se eshte ne hapat e par tgjuhes por me englisht kuptohet me te gjith dHe se ka fare problem. Nuk do ta kesh problem pasi shumica e firmave qe ju ofron mundesi pune shpenzimeve e rruges dhe x tjera gjera i marrin pergjegjsi.Per kopsht kur te vijsh ketu vazhdon procedura por do te ishte me mir ne kohen maj qershor te jesh ketu.Ajo shoqja e ka lajmruar ne maj djalin ne qerdhen e shtetit aty ke perparesi me shum ka pritur deri ne Gusht e ka marr vendin.Gjitha tmirat
Adre Tirane (11 vite më parë)
Flm jeta. sa mire qe qenkan deri ne oren 18, se mendova mos jane deri ne oren 16 dhe a do gjej dot pune me orar te limituar. Ne do shkojme ne Koln, shtepine burri e ka marre 80m2, pak larg po per shkak se ishte me lire. Ishalla na del shpejt mundesia per bashkim se femijet spo rrijne dot pa babin :). Flm per infot.
Jeta Rina (11 vite më parë)
Adre Tirane me kete rrog mundet me ju marr burri pa problem nese eshte shtepia e madhe per 4 persona, ketu ne gjermani ne varet Edhe ku jeton ne cilin qytet psh ne München banesat me qira jan shum shtrejt,sa i perket qerdheve Jan qel Deri ne ora 18, nese ke femije nen moshen 3 vjeq duhesh me dergu ne Kinderkrippe, Kur ti bon femija tri vjet shkon ne Kindergarten Kur ti bon 5 vjet vorschule me 6 vjet fillon klasen r pare dmth fillon shkollen, ketu qerdhet jan shtrejt po komuna ju ndimon atyre qe e kan rrogen e vogel ja pagun qerdhen per femije.
Adre Tirane (11 vite më parë)
Meqenese jeton atje doja te dija dhe 2800 euro neto ne muaj dalin per nje familje me dy femije? Po mendoj rastin me te keq qe mbase nuk arrij dot te gjej pune per vete qe ne fillim? Dhe kopshtet dhe cerdhet deri ne cfare ore jane? te lutem me thuaj ndonje info se jam ne merak qofte dhe ndonje detaj tjeter. Te falenderoj paraprakisht.
Adre Tirane (11 vite më parë)
Me frikesove tani Jeta, kaq shume kohe dashka 6 muaj minimumi, qenka kohe egjate, une mendova se direkt pasi burri merr karten blu e merr dhe familja meqenese profesioni si imi dhe i burrit hyn te profesionet e munguara ne gjermani.
Jeta Rina (11 vite më parë)
Po burri juaj duhet ti punoj 6 muaj ti merr 6 rroga te ket banes pasatj te ben kerkesen per juve dhe femijet, po ne varet Edhe prej vendit ku eshte ne cilenkomun se ketu ka Edhe komuna qe kerkojn vetem tri rrogat e fundit, une psh jam ne München komuna ime ka than qe personat qe dojna na me i marr prej kosoves kan drejt pas 6deri 12 muaj per me ba kerkes per me marr familjen.
Adre Tirane (11 vite më parë)
Une jetoj ne Shqiperi, burri di nivel fillestar gjermanisht por vendi i punes ku ka filluar nuk ia kerkon gjuhen gjermane pasi ka staf anglez dhe duhet anglisht. Po kur thua kerkojne 6-12 rrogat e fundit do te thote qe ne na del viza vetem pas 6 apo 12 muajsh??? se mua me kane thene qe del me shpejt
Jeta Rina (11 vite më parë)
Um fal qe po te pyes a jeton ne kosov apo ne shqiperi? Burri ka firm dhe tre personave ju ka ba kontrata te punes ketu ne gjemrani ja kan pranu e ne kosov kan me shku tash ne mars e kan terminin deshta me te pyte a e ka kry provimin e gjuhes burri juaj qe ka ardh me punu ketu,se ketu komuna na ka than nese nuk e din gjuhen atje ne ks kan drejt me ja refuzu vizen
Jeta Rina (11 vite më parë)
informacionet qe i kam marr une para nje muaji ketu ne komun ne gjermani per nje familjar timin jan keto: Kontrata e punes, 6 ose 12 rrogat e fundit, banesen 12,5 fadrat per person, sigurimi shendetsor nese i plotson keto kushte mundesh Me marr familjen.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?