Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Në ankth!!!
Pershendetje të dashura nëna. Uroj të jeni mirë. Sot jam në javën 14+3 por ka nga 3 dite qe ndihem shumë e lehtë. Nga java e 12 e deri në 14 isha më ilaçe në fillim progresteron dhe pastaj spazmex dhe sa më shumë rate. Tani ndihem shumë mirë nuk kam me dhimbje barkut as asgjë. Ju si jeni ndjerë në javën e 14 së kam shumë frikë se mos i ka ndodhur diçka bënit. Ju falënderoj paraprakisht. Harrova të theksoj që jam bërë pak si më fiksim nga qe i kam pas 2 aborte në javet 8dhe 9
Ina N (11 vite më parë)
Ina N (11 vite më parë)
Xija 07 ishalla e dashur po na gëzon zoti dhe neve se shumë e vështirë ishte aborti. Një ndjenjë e tmerrshëm që uroj mos ta provojë askush. Arbnora flm e dashur për urimet e tua. Uroj me të mirat për ty dhe njerzit e tu të dashur.
Arbnora Krasniqi (11 vite më parë)
Ina hiq mos u bo merak se ne shtatzanin e dyt tash jom kon kshtu bash qat dit qe i kom bo 12 jav krejt kom ndryshu kisha shum fuqi shum disponim a beson nuk guxojsha mu gzu se thojsha ska mundsi per ni dit me ndrru kshtu kompelet. Te uroj shtatzani te leht e u gzofsh me ni bebe te shendosh
Xija 07 (11 vite më parë)
Ina keto qe ike shkru ti sikur ti kisha shkru une me u duk heheh sepse te njejten ekam dhe une.. une jam 12+3 po deri para 2 jave krejt shenjat e dhtatzanis i kisha tadh qe dy jav nuk vrej as gje qe jam shtatzan per at kam fillu edhe une te frigohem pasi qe edhe une ikisha dy aborte po te njejten koh si ti.. uroj te na shkoj mir deri ne fund dyjave.. te pershendes
Kati Kati (11 vite më parë)
Mos u shqetso se ne keto jave eshte fetusi i vogel aileviz po ne nuk e ndjejme ...megjithate ti shtriu ne anen e majte dhe rri e qete do te levizi pa merak .
Ina N (11 vite më parë)
Katerina faleminderit e dashur. Po unë akoma si kam ndjerë lëvizjet e bebit prandaj jam në ankth
Kati Kati (11 vite më parë)
E dashur mos u shqetso ...se shume mire do e kesh beben ...edhe mua me ka dhene doktori ilace per mbrojtjen e mitres ne 3mujorin e pare ,dhe gjithe shtarzani e kam kauar me merak se mos edeshtoja ...mjeku e di se cben ki besim...rendesi ka te ndjesh levizjet e bebit ...bebja aktive eshte e shendetshme . Shtatzani te mbare e dashur dhe me te lehte ????
Ina N (11 vite më parë)
Bënit- kam dashur të shkruaj bebit por gabim shpejtesie

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?