Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

ninullat e gjumit
oj gra junqe jeni me femije aju kendoni ninulla kur i vendosni ne gjum dhe ae dini najnjo hehhe? se per femije po duhet me u be gjithqka vetem te ndjehen mir .
Nena Dije (11 vite më parë)
Nena Dije (11 vite më parë)
mirmengjesi te dashura nena falemnderit qe ndat kohen te tregoni pervojen tuaj i paqit me jet te gjat ete hajrit femijet.te gjitha ninullat me pelqyen.edhe un keshtu e kendoj duke ja pershtat fjalt e mira e nderkoh duke uru..nina nona pot perkuni djalin tem me marr gjumi...nina nona rrushutak te ka nana per marak..mashalla te koft kerkush mos ta shkoft zemra tu gzoft etj etj .klm.
(11 vite më parë)
Nina nina, lula lula Qika e babit tat`me pula Tat me pula, tat me kingja Qika e jem`osht më e mira. Nina nina N`djep te drunit Ty t`ka babi Qikë t`katunit.
(11 vite më parë)
Nina-nina, more pllum Nina-nina, more pllum Flej se nana te don shum T’i m’u rritsh-o nafaklum Nafak lum-o djal i ri Dielli ty gjithmone me t’pri Kur te rritesh mor zamak Tash gzon nanen ne konak Kur te rritesh djal im Ti moj zemer do m’dalsh trim
My Sweeties (11 vite më parë)
oooo oooo oooo vajza/djali flen eee, hajde gjum e ardhsh i bardh eee, hajde gjum e ardhsh i bardhe eee, ma ruj zot si ma ke fal eee, ma ruj zot si ma ke fal eee, gjumi gjumi rehat shumi, vjen me ma marr vajzen/djalin si pellumbi, vjen me ma marr vajzen/ djalin si pellumbi, ma merr vrap e ma bjer prap eee, ma merr vrap e ma bjer prap eee, mos ma maj vec nji sahat eee, mos ma maj vec nji sahat eee. ooo ooo ooo vajza/djali flen eee, hajde gjum e ardh i bardh eee, hajde gjum e ardhsh i bardh eee, ma ruj zot si ma ke fal eee, ma ruj zot si ma ke fal eee.
Suela Amiti (11 vite më parë)
Pishi pishi ooo , ( flej dmth) gjumi i omel ooo, cucin teme oo,( vajzen dmth) ta zane gjumi ooo, gjumi i omel ooo, pershesh me tamel ooo, ..... E perserit sat dush heheh
(11 vite më parë)
Une jam ne pritje te femijes se pare por e kam shume ne qejf tju kendoj bebushav. Gjumi gjumi gjumi leht na ka ra djali (emrin) me fjet, gjumi gjumi gjumi bardh na ka ra djali me tat. Nina nana sheqer nleter ti mu bafsh plaku ma i vjeter. Nina nana ndjep te drunit ti mu bafsh plaku i katunit. Gjumi gjumi sa here qe me merr mami me vendos ne shtrat e me puth ne faqe keshtu keshtu po keshtu. Kete te fundit mund ta gjeni edhe ne youtube.
Arii Arii (11 vite më parë)
Nena e muhamedit bash pytje e mir, se edhe une spo di fort me knu djalin. Nashta na lajmrohen edhe do nana me keng. Uroj 8 marsin gjithave
Nena Dije (11 vite më parë)
sa mir nita pe knaqshe zemren edhe djali jem ka qef e qata ju veta edhe juve nana..un i knoj e luhati kz flen qetsohet tu ma ni zonin
Nita ^ ^ (11 vite më parë)
Hahha une édi nje prej vetit qe ekom qit . Ina Ina Ina qiken tem Ina ina djalin tem, te ka mami rrush e te ka tbardh te ka mami qik e djal ina ina ina qiken tem ina ina djalin tem hahagga melodin e ndreq vêt zakonisht si knoj kur te shti ne gjume se tani nese kam me ba dicka sum l\'en pas e kendu à ma kaniher kur osht zgjut luj me to e knoj qyshtu e keshett.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?