Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rreth lekures per strija
Shpresoj qe jeni mir nena deshta ne ju pyet qka keni perdor ne shtatzani mu ly qe mi parandalu strijat ju pershendes
Sebi *_* (11 vite më parë)
Acem (10 vite më parë)
Pershendetje nena , Gjate shtatezanise kam perdorur per 7 muaj rresht kremin mustela dhe ne fund te muajit te shtatezanise me filluan strijat dhe me te vertet ishin te dukshme dhe nuk mund ti shihja se me ishin bere teper ... Kam perdorur per 2 vite me rradhe kremera te ndryshem , maska qe lexojs ne internet dhe asgje nuk ishte efikase ... Kam takuar nje vajze e cila bente krema natyral me perberje 100% natyrale thashe me vete ta perdore dhe kete para se te marre hapin per ti hequr me laser ... Tash e dy jave kam nisur te perdor strijat kane nisur te zbehen dhe disa vija me jane hequr po e perdor vazhdimisht ashtu si me ka rekomandur .. Befasohem nga ndryshimi i barkut i cili tashme ka nisur te marre formen qe une po dua ta kem .. Eshte mrekullia e kremit qe po ndryshon e shoh ne foto sa ndryshime kam ... Dua te them se ky ilaq eshte teper i mire per stria dhe shume efikas .
Mimoza G (11 vite më parë)
Sebi e dashur kur te pastrohesh bej masazh barkut me vaj ulliri ndoshta te ndihmon un kam perdor vaj ulliri por vetem e kam lyer gjat dites disa here po apat efekt prap u formuan e ti perdore sa je ne dush edhe bej masazh sa me shumm, pi edhe uj shumm edhe nese ste pihet shum me zor ,se un tash jam shum e deshprune kur i shoh strijat ti masi ke mundesi mirru ma shum me kete gje suksese e dashur.
Ada Rejana <3 (11 vite më parë)
Jeta edhe un e perdori qata bübche smejan shfaqur strijat
Sebi *_* (11 vite më parë)
Flm shuum nena une jam ne tre mujorin e dyte dua tfilloj pi tani te perdor diqka
(11 vite më parë)
Ç\'janë striat? Pse formohen? A mund të zhduken? Striat (striae distensae) jane shenja te formuara ne lekure, si pasoje e carjes se shtreses se mesme te lekures (derma). Ato jane shpesh, rezultat i terheqjes mekanike te lekures qe shoqeron rritjen e shpejte te trupit apo ndryshimet e shpeshta te peshes trupore. Ne shumicen e rasteve, striat ndikohen edhe nga ndryshimet hormonale qe shoqerojne pubertetin, shtatzanine, terapite hormonale, etj. Shume studime tregojne gjithashtu nje lidhje midis faktoreve gjenetike dhe shfaqjes se striave. Striat gjate shtatzanise, te quajtura striae gravidarum, formohen zakonisht ne trimestrin e fundit dhe lokalizohen ne lekuren e barkut, gjinjve, kofsheve, fundshpines dhe vitheve. Faktoret qe rrisin riskun e shfaqjes se striave jane: mosha e re e nenes, shtimi mbi 15 kg ne peshe gjate shtatzanise dhe lindja e femijes me peshe te madhe. Ne shumicen e rasteve, striae gravidarum shfaqen gjate shtatzanise se pare dhe cuditerisht, eshte vene re se tek femrat qe shfaqin stria gjate shtatzanise se pare, nuk shfaqen stria te reja gjate shtatzanive te mepasshme. Dallohen dy forma te striave: striae rubrae dhe striae albae. Te parat jane ne ngjyre te kuqe ne vishnje dhe me kalimin e kohes, humbin ngjyren dhe kthehen ne shenja te hipopigmentuara, atrofike, te quajtura striae albae. Striat nuk paraqesin rrezik per shendetin dhe nuk kompromentojne funksionimin normal te trupit, por shpesh perbejne nje problem te madh estetik per personin e prekur. Grate shtatzana jane perpjekur te gjejne menyra per parandalimin e striave qe ne kohet e lashta, kur greket dhe romaket perdornin vaj ulliri, e deri me sot, kur ka nje game te gjere produktesh kozmetike per kete qellim. Jane kryer shume studime mbi efikasitetin e perdorimit te kremerave dhe vajrave te ndryshem ne parandalimin e striave, por asnje studim nuk ka mundur te gjeje evidenca qe e mbeshtesin kete fakt. Fatkeqesisht, deri me sot, nuk eshte gjetur asnje menyre , konvencionale apo jo , qe te mund te parandaloje formimin e striave. Per zbehjen dhe permiresimin e striave te formuara, perdoren shume menyra trajtimi, te cilat, sipas disa studimeve, jane me efikase ne striat e reja. Sa me heret te fillohet trajtimi i striave, aq me e larte eshte mundesia per permiresim. Efikasiteti i trajtimit nuk varet vetem nga tipi i striave, por edhe nga tipi i lekures se pacientit, ndaj edhe menyra e trajtimit eshte individuale dhe varion nga pacienti ne pacient. Ne disa raste eshte treguar permiresim i striave, nepermjet perdorimit te tretinoines lokale,e cila indukton sintezen e kolagjenit. Ka efikasitet te larte ne striae rubrae dhe minimal ose aspak ne striae albae. Menyre tjeter trajtimi eshte edhe peeling kimik me acid glikolik dhe acid trikloroacetik, te cilat gjithashtu funksionojne nepermjet rritjes se prodhimit te kolagjenit dhe sipas disa studimeve, kane rezultuar efikase si per striae rubrae ashtu dhe per ato albae, pra si per striat e reja, ashtu dhe per striat e vjetra. Nje menyre tjeter trajtimi qe ka rezultuar efektive per striat e vjetra eshte edhe mikrodermoabrazioni, i cili rrit prodhimin e tipit I te kolagjenit dhe permireson pamjen e striave si dhe perdorimi i lazerit fraxel. Gjithnje e me shume per permiresimin e striave po perdoret mezoterapia autologe – PRP (plazma e pasur me trombocite). Plazma e vete pacientit, e pasur me faktore rritjeje qe ndodhen ne pllakezat e gjakut te vete pacientit, riinjektohet ne lekuren e demtuar dhe con ne stimulimin e prodhimit te kolagjenit, me qellim rivendosjen e elasticitetit te lekures dhe zbehjen e striave. Te gjitha metodat e trajtimit te striave, kane per qellim stimulimin e prodhimit te kolagjenit dhe shpesh, efikasiteti me i larte arrihet nepermjet kombinimit te ketyre metodave. Eshte praktikisht e pamundur qe lekura te kthehet si me pare dhe striat te zhduken plotesisht, por eshte i mundur permiresimi i dukshem i saj nepermjet trajtimit te duhur. Sa me pare te fillohet ky trajtim, aq me shume rezultat do te shohim!
(11 vite më parë)
Une skam perdor asgjë dhe nuk kam asnje shenje, mendoj qe me shume varet nga lekuara sepse shum nena perdorin lloj lloj kremrash dhe su bejne efekt.
(11 vite më parë)
Une kom perdor bübchen mama öl , edhe sot as nje shej nuk e kom prej shtatzanis ,gjitha te mirat per ju

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?