Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

analizat e djalit
Mirmengjes nena! I bera djalit dje analize gjaku komplet dhe sideremine. Hg i doli 10.9 dhe sideremia 54.2. Hg eshte shume pak e ulet sepse normalja ishte 11- 15 , kurse sideremia vlerat normale i kishte 60-120. Une po lexoja materiale ne gjuhe te huaj dhe vleren normale te sideremise per bebe e kishin 50-120. Pediatria me dha ti perdor hekur, kurse konsultorja e bebit me tha qe po hengri ushqim ska nevoj per hekur.Sdi cfare te bej?? Djalin e kam 7 muaj e gjysem, me peshen eshte mire. Deri 6 muajsh e kisha vetem me gji,tani i jap dhe ndopak ushqim shtese.Me ndihmoni me nje mendim.Ju uroj nje dite te bukur sot!
Rezi Rezi (11 vite më parë)
Ilir Ahmeti (9 vite më parë)
i kam bere djalit analizat imunologjike dhe i ka dale kappa dhe lambda i ulet cfafe do te thot kjo.
Rezi Rezi (11 vite më parë)
Shume flm tila, keshtu mendoj edhe une.te njejtin mjekim me dha pediatria( feretin+ pikovit).Ina te falenderoj per pergjigjen e dashur.
Mami Mami (11 vite më parë)
Prsh rezi kur e kam pasur djalin e vogel 9 muajsh Hg i doli 9.2 dhe sideremia e ulet nuk po me kujtohet sa dhe ne shqiperi me dhane nje shurup feretin dhe nje pikovit i piu djali 2 shishe po kur erdha ketu ne greqi me tha pediatri ke bere gabim qe i ke dhene shurup sepse femijet pa bere 12 muaj nuk behet analize sepse mund ta kene Hg edhe 7 nuk eshte problem mbas moshes 1vjecare riten vlerat ndryshon organizmi i femijes sepse ha ushqime te ndryshme
Ina 86 (11 vite më parë)
Rezi nuk e paska sh te ulet hg, por ne kufirin e poshtëm është,,,, nëse djali do ishte me i madh dhe te hante me sh lloje ushqimesh ja rregulloj vlera kollaj, po 7m ti sa i ke filluar ushqim dhe si jep dot sh lloje ushqimesh,,,, ndoshta do ishte mire ti jepje nje muaj (1shishe) sa te fillojë te hajë mire

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?