Pershendetje mikesha, une e kam nje rast shume specifik, jam shtatzene per te katerten here dhe asnje lindje deri tani 3 aborte, ne Kosove nuk me kane gjetur asnjehere mjeket ndonje shkak, tani mjekohem ne Maqedoni dhe kam nje terapi ndryshe nga ketu dhe jam tere kohen pa levizur. Ne shtatzenite e mehershme vazhdimisht kam pare endrra duke ra nga lartesite dhe menjehere kam abortuar ndersa tani qe kam arritur ne muajin e 7 per here te pare shoh endrra te frikshme, vazhdimisht rri me njerez te vdekur ose i prek, kuptohet keta i kam pasur familjare, jam e shqetesuar se cka do te me ndodh tani?! Ju lutem a ka pasur dikush nga ju kesi lloj endrrash shqetesuese apo mendoni se e gjithe kjo me ndodh nga shqetesimet qe i kam se si do te perfundoje pas gjithe pervojes qe kam me shtatzenite? Ju falenderoj.
Gongje(14 vite më parë)
Gongje(14 vite më parë)
Te nderuara, ju falenderoi per bashkbisedim, se me te vertete me ndihmon kjo gje, une kam 10 vite qe pres per nje bebe andaj edhe i kuptoj te gjitha femrat sepse kam shkuar ne cdo klinike qe me kane rekomandur dhe asnje shkaktare se kam pasur deri me tani. Poashtu ka vite qe me shume qendroje e shtrire per tia arritur qellimit te kem nje femije, kam lene anash punen dhe pjesen tjeter te jetes. Me vjen keq shume kur degjoj edhe raste te tjera me probleme dhe uroj nga zemre qe secila qe e don nje femije tia jap zoti, une kam menduar shpesh edhe te adoptoj nje femije aq shume qe i dua, por nuk e kam bere kete nga frika qe sdo te di te jem nene pa e perjetu lindjen. Fatkeqesisht ne Kosove nuk ka mjek te perkushtuar per rastet e vecanta, me vjen keq te them se une kam dhene aq shume para nuk kemi kursyer asgje kam qene te pothuajse te gjithe mjeket me te njohur ne Kosove po pa sukses. Ju falenderoi edhe njehere nga zemra dhe ju uroj te gjithave shendet se bashku me femijet dhe familjet e juaja.
Blerta SH(14 vite më parë)
Pershendetje Gongje... Une jam 7 muaj e 2 jave shtatzene dhe eshte shtatzenia e pare!! Enderra kam pare qe prej dites qe e kam kuptuar qe jam shtatzene dhe ende vazhdoje te shoh me te njejtin intensitet! Ka patur raste qe kam pare edhe enderra te frikeshme mirepo ato dite qe i kam pare ato enderra kam qene shume e shqetesuar gjate dites, me stresin ne pune dhe e merzitur! Dua te sqarohem qe gjendja jote emocionale e dites sigurisht qe do te ndikoje dhe naten! Une tani qe jam ne pritje te bebit gjate dites ndonjehere mendoj qe nuk do te jem nene e mire, nuk do te di ti perkushtohem bebit, do ta humbas lirine - dhe besom qe shpesh e shoh veten ne enderr sikur kam humbur ne nje ishull! Te lutem shume gjate dites mos i mendo fatekeqesite qe i ke patur dhe para se te flesh mos mendo se mund te ndodh prape ndonje e keqe - mendo mire! Ti je ne muajin e shtate dhe nuk ke asgje per t`u shqetesuar sepse shume shpejte do ta kesh bebin ne krahet e tu! Nese e njoh gjuhen angleze ja nje link - web site per sqarimin - kuptimin e enderrave: www.dreamforth.com! Te uroj qe te kesh nje femije te shendetshem. Tung, Blerta nga Pr.
pershendetje Gongje po edhe un kam patur te njejtin problem edhe un kam pasur dy abort kam ber shum kontrolla gjithqka mir me ka dal 2 aborte i kom pas mjeket me thon mir se un jetojn ne Belgjik poo te dyt i kom abortu endrra shum te frikshme kom pa sikur ti dhe pa as nje shkak. Ishalla do zoti del ne drit beba jote e i shendosh te uroj nga zemra shtatzani te mbar
Un kam pa andrra qdo nat qe nganjeher kam bertit pik tnates, plot her kam kajt prej andrrave qe kam pa..
te pershendes
Yllka .(14 vite më parë)
Pershendetje Gongje! Me vjen shume keq per abortet :-( . Tash gati paska ardhe koha me lind. Mendo vetem pozitivisht gjithcka qka eshte mire per beben jepe maksimumin. Endrrat jane normale por me pa endrra te mira duhesh gjate dites me mendu mire, para se me ra me fjet lexo dicka ose tregoj bebes ndonje perralle ose kendoi shume shpejt ke me pas ne krahe beben ke mu kenaq perjeto kete gezim qe ke me pas gjithcka ka me shku mire vetem mire mendo. Te uroj nga zemra nje lindje te lehte, nje bebe te shendoshe dhe te bukur :-)
Pershendetje gongje !
Une nuk kam eksperienca te tilla por do te kisha rekomanduar te kontaktoje me nje psikolog te mire.Besoj do te ndihmonin disa seanca keshillimi.
Shtatezani te mbare !