Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

vrima ne zemer.
Pershendetje nena! sapo kam lindur nje vajz te vogel,e cila fatkeqsisht me doli me vrim ne zemer, ne atrium dhe ventrikuj. rreth 2-3mm. Pediatri me tha qe ska asgje per tu shqetsuar se e para do i mbyllet vet ne 100% te rasteve dhe e dyta ne 99%, por shqetsimi im prej nene spo ma le ta bej gjumin rehat.Doja te dija nga nenat qe e kan kaluar kte prb a jan sheruar femijet e tyre dhe cfar simptomash kishin. E vogelushje ime esht e qet, nuk an shum po as gjoksin nuk e kap shum, do vetem te flej, e kur thith 5 min pastaj e leshon, sa min duhetta thithi gjoksin? ka problem nese gjat nje ushqyerje i jap vetem njerin gji e heres tjetr tjetrin?
Majli . (11 vite më parë)
Tringa . (11 vite më parë)
edhe vajzes se shoqes time i ka thene keshtu, duhet me ja percjell gjendjen qdo vit mos gabofsha, tash vajza i ka 4 vite dhe eshte shume e shendos vet ju ka mbyll, uroj te ndodh edhe ty keshtu
**mah-babies* * (11 vite më parë)
Ditila i ndihmoft all-ahu e kaloft me sukses e dashur.
*** Buna *** (11 vite më parë)
Ditila dhashte alla hu te kaloje mir ne operacion e inshalla kryhet me sukses . Eh nenat e shkreta ... Edhe guri po te kishte jete nuk do te perballonte sa nena. I paq me jete femijet ditila . Majli poashtu edhe ti e paq me jete vajzen e inshalla nuk behet diqka me serioze .
Majli . (11 vite më parë)
Ditila shpresoj qe gjithcka te shkoj mir me operacionin djali te rritet shendosh mir. e mos e pafshi me deren e spitalit
(11 vite më parë)
majli dhe ditila dhe gjitha nenave qe kajn femijet ne ket situat lus alla hun e madherrishem tju fal jet te gjat dhe shendet te plot pran familjes isha llah kryet operacioni me sukse ditila dhe gezon shendet te plot djali paq me jet dhe vajzen gjithashtu dhe per ty majli isha lla do zoti e i mbyllen vet vrimat dhe asnjeher mos te ken probleme isha llah...buna te shkuara djalit tezes dhe elha mdulila qe esht mirr ja vlen per qdo para qe jep per evlad qe te gezojn shendet te plot ju duam dhe ju urrojm fat dhe jet te gjat zemrrave te amla zoti i mbrroft nga qdo e keqe ja rabi
Sh-r-g . (11 vite më parë)
Buna mos pyt, qka spo perjetojke me femij. Tani esht mir flm zotit, esht normal si me par qe gjith diten nuk ulet, por edhe 10 dit ka operacionin, qe i lutem zotit te shkoj mir gjithqka.
Sh-r-g . (11 vite më parë)
Mjeket kan intervenu shpejt dhe ja dolen ta kthejn ne jet perseri, sepse 10 min mbeti pa frym. Tani pasi ja hoqen qadren nga vrima ja lebduan arterien e kembes, ju mbledh gjaku ne kemb si tromboz, ju nxi, tani prap e beren operacion ne kemb. Tri her u operua mbrenda nje dite. 1 jav ndejti ne intenziv dhe erdhi ne shtepi. Pasi spati sukses me kateter tani me 19 e ka terminin te operohet drejtpersdrejti ishalla do zoti bohet siq esht me se miri. Keto jon ndodhit e djalit tim, gjera qe ndodhin shum shum rrall. Por kam lexuar dhe sipas mjekve qe kam degjuar e na kan treguar, edhe nese smbyllen vet, operacionet jan te lehta dhe 99% pas operimit gezojn shendet te plote dhe nirmal e skan problem. Theksoj se djali ska pasur donje simptom te veqant, pesh ka shtuar me pak se qe duhet, buzet ju beheshin te kalterta donjeher, perndryshe esht shum fmi aktiv i gjall, qe nje sec srri ulur, vetem gjumi e rahaton. Me falni qe e zgjata ndoshta, doja edhe heret te shprehna per ket ngjarje, por kisha bindjen se shum nena qe prutet te behen me femij se shpejti , frigohen stresohen e ku ta di, kshtu qe erdh momenti. Po sdo me thon qe dhalit tim sju mbyll si mbyllet as vajzes tende. Uroj me shpirt qe gjith femijet te ken sukses. Qdo te mire dhe suksese vajzes.
*** Buna *** (11 vite më parë)
Ditila taniiii ???? Sa shokuese besooo me jan mbush syt me lot dhe mu rrenqeth trupi ? E tani si eshte djali ????
Sh-r-g . (11 vite më parë)
Ah majli pershendetje e dashur, urime per vajzen, shendet dhe fat shum. E di se brengosesh, te njejten situat kam qen dhe jam ende qe dy vite. Edhe djali im ka lindur ashtu. Mjeket ketu ne fillim na thoshin se ska vend per brengosje, se gjith femijet lindin me ket vrim, dikujt i mbyllet sit mer frymen e par, dikujt pas 3 dite, dikujt pas nje kohe me te gjate. Edhe un shum shpresova dhe ju luta zotit qe ti mbyllet vet, por djalit tim akoma sju ka mbyll. Edhe djali im ka dy, njera ju ka mbyll tjetra jo. E kemi pasur ne kontroolla te regullta qdo 6 muj, mir ka qen deri tani ne janar e kishte terminin e fundit, kesaj here si doli mir kontrolla sepse vrima kishte filluar ti rritet. Ka qen shum shokuse per mua ky lajm, sepse me 10 janar e linda vajzen, me 11 janar djali kishte terminin td kardiologu dhe i kishte then qe duhet te shkoni ne spital per disa kontrolla me te fella. Si tha ashtu ma mori mendja qe diqka sesht ne regull. Aty kishin then mjeket se keni prit shum per ket vrim, u dasht me heret te operohet kjo vrim, gje qe neve kardiologu sna thonte gje per operim sepse vrima deri tani as sesht rrit as zvoglu. Ahh un isha ne spital tjeter me cajzen, burri u dasht te shkoj me djalin, sdi spata fat ti gzohem asnjeres lindje. I beren operim me kateter spati sukses, sepse vrima e madhe e ato si qadra qe poe mbyllshin vrimen te vogla. Tani i beren tjeter termin pas dy jave ne nje qytet tjeter 100 km larg aty gjoja spitali ma special dhe mjete me shum. Ne heren e dyt ishte katastrof. Operimi u kry me sukses( kateter),por ndodhen rreziqet pas operacionit. Kur ja kan hek katetrin ju ka lshu gjakderdhja nga kemba dhe mjeket kan vendoS ta mbajn dhe pak ne sall, fati i tij esht koll djali dhe ne at moment i ka dalur qadra nga vrima dhe ka ren ne arterien kryesore ky ka mbet pa frym.
*** Buna *** (11 vite më parë)
Majli se pari ta kesh me jete te gjate vajzen . Kur lindi tezja ime djalin i than qe eshte me vrime ne zemer dhe sepaku te kalojne 6 muaj e ta shohim nese do i mbyllet vete, por djali as nuk pinte sic duhet as nuk flente sic duhet keshtu shkoi deri ne muajin 6 ku djali i tezes deri ateher mori vetem 1.5kg e hiq me teper dhe pastaj mjeku tha patjeter mu operu e per fat te keq para 5 vitesh ketu ne maqedoni nuk kishte klinike per femije qe ishin te semure prej zemres e u detyrua tezja ime deri ne Bugari te shkonte per ta operuar djalin. Mund te them qe 6 here o shku deri sa i ka be dokumentat se operimi ka kushtu 40.000 e por 80% e ka pagu shteti por tash fal Zotit e ka djalin si drita mashalla me fal e zgjata pak e dashur por nuk eshte shqetesuese se keshtu tezja ime vetem qante e vajtonte por ne fund ato lot ju kthyen ne lot gezimi.
Dua 10 (11 vite më parë)
Mjeku ja ndin nje zhurm ne zemer ze pastaj e siguroin me ultraze shenja si bebe se di qe ka valla ska mduket por sesht per me u shqetsu
Linda Lea (11 vite më parë)
E kupton mjeku si te lind femija qe i behet kontrolla e par perndryshe un nuk e di qe vrehet me ndonje simptom te veqant ndoshta te ndihmon ndonje nen se un kshtu e di. Pershendetje per ty
Waiting.. A Baby (11 vite më parë)
Si kuptohet qe foshnja qe ka vrip ne zemer ..se u bera merak
Dua 10 (11 vite më parë)
Majli poe kuptoi brengen tane amo beso nuk esht asgje shqetsuse djali i motres e ka pas 5mm deri ne 6muj kan prit a po i mbyllet sju ka mbyll se e ka pas shum te madhe e kan mbyll me operim po me pa sod shum i rritshem e i zhvillum asnje problem se ka ngat as nuk lodhet as kurgjo un qydh e di shumica e fmive lindin me ket bir ne zemer amo mbyllet vet nese sesht e madhe po besoi qe vajzes tane ka me ju mbyll vet nese jo kurgju as operim sesht veq nje pik e vogel i vrehet djalit te motres i kur te djeget knaqu me qik ishalla 100 vjet ti bon amo beso kurgju sesht
(11 vite më parë)
Majli per vrima nuk di qka te them a per gji kam lexuar qe 5-10 min i mjafton femijes po disa femij thithin me gjat sa per qetsim. Dhe eshte mire qe gjate nje vakti ti jepet vetem njeri gji femijes per ti marr te gjitha vlerat ushqyese te qumshtit (keshtu kam lexuar). Te pershendes.
Kloa 1 (11 vite më parë)
me kontakto ne inbox
Linda Lea (11 vite më parë)
Majli nje te afermes i ka ndodhur me djalin. Asaj i kan thon qe i ka 3 vrima djali dhe i kan then qe me se shumti deri muajin e 6 do ti mbyllen edhe ashtu ka ndodh tash e ka djalin 15 muaj dhe e ka si drita nje minut nuk rrin ne vend veq vrapon. E per gji ndoshta te pin shpesh dhe mua ne spital me kan then qe ka femij qe pin shkurt po pin mjaftushem. Edhe un gjithmon ja jap njerin gji njeher heren tjeter tjetrin un vajzen e kam dy muajshe. Ju deshiroj sherim te shpejt ty dhe vajzen jet te gjat mos u bej merak se do ti kaloj.
Lui Lui (11 vite më parë)
Majli mua nuk me ka ndodhur dicka e tille po perderisa mjeku te thot qe do mbyllet vet nuk ke pse merakosesh persa i perket pirjes se gjoksit cdo femij ne ditet e para nuk pi shume dhe eshte si i fjetur nga verdheza qe kalojne ! ta kesh me jet femijen !

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?