Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Zemra e bebit

Te nderuara nena, ju pershendes nga zemra edhe shpresoj se mund ta qaj hallin tim ketu me juve. Jam Besa, jetoj ne Zvicerr, jam shtatzene per here te pare, jam ne javen e 33. Shqetesimi im eshte se mjeku me tha se zemra e bebit tim nuk eshte ne rregull edhe bebi im i vogel duhet operuar fill mbas lindjes edhe i duhen 3 operime deri ne moshen 3 - 4 vjecare edhe jane operime te renda, jam shume e merzitur! A mund te me thuani nese ndokush ka pasur ndonje rast te tille, mu ka bo merak se te gjithe mjeket spo din apo ultrazeri nuk mund ta di 100 % gjendjen tani nuk po mund ta pranoj kete gje, zemra ime s`mund ta paramendoj nje gje te tille! Ju lutem me thuani ndonje gje se jam shum keqq!!

Besa (14 vite më parë)
Besa (14 vite më parë)
Flm shumme Eraa me ki ndihmu shume  me keto fjale te ndihmofte zoti ishalla po mjeket edhe tash permes ultrazerit po me thojne se mund te jete kesht rreziku e ashtu po me gjithat do te mundona te mos qaj e te mos merzitna me edhe lus zotin te me ndihmoje mua edhe bebit edhe do tju shkruaj patjeter se ju falimderoj shume se me kinin shkruar edhe me kini ndihmuar me fjalte e juve se kam shume nevoje te flas edhe te qaj halle me diket e ty Eraa te uroj me gjithe zemer cdo te mire ne jete edhe shpresoj se kurre nuk do kesh me dhimbje po gjithnje te jesh e lumtur me vajzen tende.
Eraa (14 vite më parë)
Besa me fal per vonesen e pergjigjes... nuk e mbaj mend ne gjuhe mjekesore se cfare diagnoze ishte po vetem ne gjuhe popullore. Ajo kishte 2 vrima ne zemer dhe nje te care ndermjet barkushes dhe atriumit te majte dhe te tre keto defekte iu riparuan njekohesisht... ka disa defekte qe duken gjate ekos ne shtatzeni po kur lind bebi mbyllen vete... te shpresojme qe keshtu do ndodhe edhe me beben tende... po gjithsesi sic te thashe bebet e perballojne me mire nje operim ate dite qe te lindin se me vone, keshtu qe mbase nuk do kete nevoje per nderhyrje tjeter... mjeket me stresuan shume diten e operimit te vajzes time duke me bere te ditur te gjitha rreziqet por ama eshte detyra e tyre dhe mos u deshpero nga fjalet qe mund te te thone perpara. Edhe nje here po te them qe ke fat qe je jashte shtetit dhe nese eshte e vertete diagnoza qe ata dyshojne, e ke me te lehte ne diten e pare te lindjes... te lutem mos qaj me se eshte gjynah per bebin e pafajshem dhe madje nese ti je ne ankth ai do kete veshtiresi ne frymemarrje... Behu e forte per vete, per bebin dhe per bashkeshortin tend se meshkujt jane shume te dobet kur behet fjale per femijet e tyre... te takon ty te mbledhesh veten dhe te shpresosh qe cdo gje te shkoje mire... une ta uroj me zemer qe te mos perjetosh asnje merzitje dhe do doja shume te na shkruaje ne kete faqe kur te lindesh dhe si do te ecin gjerat... te pershendes dhe forca, behu nje mami e forte.
Yllka. (14 vite më parë)
Pershendetje Besa! Mundohu mi kalu keto dite e qete edhe nese beba eshte mire mundet mu bo keq prej shqetesimeve tua, ushqehu mire edhe mendo mire gjithcka bohet mire ti ndihmoj bebit pak zoti i ndihmon shume. Nje kojshike e imja keshtu i kane thane per bebe sikur ty e kane bo operacion menjehere edhe mo ska pas nevoje, tashme ky femi i ka 3 vjet e gjyse dhe eshte tiptop i shnosh edhe ne jetojme Gjermani. Ishalla bohet mire :)
Besa (14 vite më parë)
Te falemideroj shume Era jo ti me ndihmove shume po problemi im eshte se edhe une prej dites se me kane tregu jam vetem ne shtrat edhe tane kohen tu qajte po me vjen gjyna prej bebit po nuk po mundem me hek nga mendja si eshte e mundur nje foshnje e posalindur te operohet ne zemer si ka fuqi ajo ta perballoje nje gje kaq te rende edhe mandej duhet prape  ne moshen 3 - 4 muajshe, mandej prape ne moshen 3 - 4 vjec, po ishalla zoti eshte i madh, ai e di me se miri e nuk eshte ashtu kisha pas deshire Era nese s`te pengon me me tregu si u quajke ai defekti i zemres te femija yt edhe shyqyr se e ke tash mire femijen tend se e di se a cfare ke perjetu, s`paska asgje ma te rende, te pershendes shume e dashur.
Eraa (14 vite më parë)
Besa se pari mbaje mendjen te Zoti se vetem ai i rregullon gjerat... une ta besoj stresin qe ke pasi e kam kaluar vete per 6 muaj me radhe... nuk e dija gjate shtatzenise fare qe bebi ka down syndrome dhe as nuk e dija qe ka probleme ne zemer pasi mjeku nuk e zbuloi gjate shtatzenise... kur linda e mora vesh por ajo kishte 3 defekte te medha ne zemer aq sa ne Shqiperi nuk e moren fare persiper per operim... fati deshi qe une i kisha letrat per usa dhe erdha ketej te bej nje perpjekje per ta shpetuar pasi mjeket atje me dhane vetem 2 jave jete per te e ne fakt ajo u be 6 muaj dhe ishte shume mire. Por problemet mund te ishin me te medhaja ne te ardhmen ...keshtu e operuan ne usa ne moshen 7 muajshe dhe doktoret me thane qe nese do ishte operuar ate dite qe ka linde do ishte shume here me mire... tani e kam shume mire, ka nevoje per pune me te nga sindromi por ama me zemren eshte shume mire... nuk dua qe ta marresh per baze stresin qe kam kaluar por ama dua te te them qe vetem Zoti e din me mire per jeten e njeriut. Nga 2 jave qe me thane tani e kam shume mire... me beso qe edhe nese eshte e vertete per beben tende mos e merr me frike se e merr veten shume shpejt nese operohet heret... te pershendes dhe uroj te mos kem stresuar me shume me historine time por doja te thoja qe te mos i humbasesh shpresat.
(14 vite më parë)
pershendetje besa,te uroj per shtatzanine.une kur kam qene shtazane ne muajin e 5-6 mu desht te shkoj ne vendlindje per rregullim te disa dokumenteve dhe mu desht te qendroj gati 2muaj,dhe bera kontroll tek nje mjek dhe me tha se femija eshte teper i madh dhe teper i trashe,mund te kete diabet dhe se kordoni umbikal nuk funksionon mire.me dha ineksione clexane,u cmenda nga merzija.une si per cudi mora vetem 10 ineksione a duheshte te marr deri ne lindje.kur u ktheva ne gjermani i tregova mjekes sime keshtu keshtu dhe ajo tha nuk po verej asgje.mi beri te gjitha analizat dhe nuk doli asgje e dyshimt.tash fal zotit kam femijen shume mire dhe me peshe normale.me ka lindur 3kg fiks dhe 50 cm i gjate,pyes veten tash ku eshte ai femije teper i madh dhe i trashe?me fal se e zgjata shume por deshta te kesh me dije se jooooooo gjithmon eshte e sakt diagnoza e mjekve.dhasht zoti te lindesh nje femije si pellumbat e bardhe
Besa (14 vite më parë)
Flm Lendita ishalla te mos jete e vertete se qe dy muaj jam me kete ankth, qe dy muaj jam neper kontrolla po hala nuk e zbuluan saktesisht cfare eshte ne pyetje, vetem po thojne se eshte nje gabim i madh ne zemer qe quhet (hlhs) edhe pa operime nuk mund te jetoj po ashtu edhe per dimenzioneve me kane thone edhe mu ne muajn e 6 po e kam bere analizen. Edhe asnje semundje si ka dale e tash koha e lindjes po me afrohet shqetesimi im po rritet, se cka do te behet me gjithe ate ju faleminderoj per kurajo se me te vertete kam nevoje.
Luis Luis (14 vite më parë)
besa e kuptoj shqetsimin tend une kur kam qen ne muajin e 3 ose te 4 te shtazanis mjkeja me tha se sipas dimenzioneve te vogla e i ka beba dyshoj s e e ka sindrome daun beso desh u qmenda jetoj ne ch ma cakton pas nje jave temrinin ne spital me kqyr perseri ne ultraze ajo jav ka qen plot ankth per mua dhe burrin qjasha desh u qmenda ne spital si kqyri mjeki ne ultra ze keshi fill tha nuke edi arsyen pse ju sollen ketu.. tha femija esht shum mir perseri smujta me besu deri kur me lindi djali e kam nje femij te shendteshem si molla mashalla edhe per ty ka me qen keshtu hiq mos u frigo
Besa (14 vite më parë)
Flm shume prej juve Eliona edhe Vera, ishalla zoti e ka ne dore bebin tim se qenka shume e rende.
(14 vite më parë)
Do te lindesh femije shendoshe vetem ki besim tek zoti, lere qafre te thojne ne ultraze, prite femijen qe ta shohesh ne doren tende!
Eliona (14 vite më parë)
E nderuar Besa, e kuptoj shqetesimin tend, si cdo nene tjeter kete qe tregove ti nuk do e deshironte asnjera per femijen e vet ende te pa lindur. Thene te drejten une kur kam qene ne muajin e 7 me tha gjinekologu se bebes spo i rrah zemra mire por tha se me kalimin e kohes i rregullohet vet dhe se eshte normale, deri ne kontrollen tjeter shume kam qene e stresuar, kur shkova prape pyeta dhe tha qe ne rregull eshte, po shpresoj qe ajo cfare te paskan thene ty te mos jete e vertete dhe te lindesh femijen e shendoshe dhe te bukur e te kenaqesh me te. Te deshiroj gjithe te mirat.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?