Edhe imja ne fillim nuk ulej, ose ulej me rroba per te luajtur.. Ne fillim e bente te kabina e dushit :) nd here ne banjo e mbaja une, etj.. Dmth ku te zgjedhe vete.. Sa te mesoje instiktin qe ta mbaje se pastaj e ben kudo.. E imja pasi u mesua disa dite ne oturak, ia fsheha, dhe pranoi te dilte ne banjo..
Mire ina e ke spjegu, por un startin zdi si tja bej, ja kam ble oturakun vajza nuk don me u ul, mendova thash mos duhet un me u ul gjoja se bej pipin qe tmsohet edhe ajo? Zdi zdi, nuk ulet asesi
Desarta po te tregoj si kam bere une, me te dyja vajzat, pak a shume ne kete moshe, e madhja pa bere 2 e 3 muaj, tj pa bere 2 e 2 muaj.. Si fillim i tregova qe tani duhet ta heqim, sepse je rritur, kur te te vije te besh cicin do i thuash mamit, dhe une do te te coj ne banjo.. Te madhes ditet e para i perdora oturak, por ishte veshtiresi kot dhe e kalova ne banjo, me ate si rreth qe vihet siper, te voglen e mesova direkt aty.. Dhe ne mengjes sa u zgjua e hoqem pampersin.. Sigurisht duhet te heqesh edhe tapetat :) nese i perdor badi, mund ti thuash qe tani do perdore mbathje, dhe ti blesh disa te bukura.. me mire ti veshesh tuta te gjata se te pakten nuk behet vendi det :) dhe ate dite qe do vendosesh fillo e nxirre cdo gjysem ore psh.. Ose pra se te fillosh vere re se sa shpesh del vajza gjate dites, ose edhe oraret pak a shume.. Gjithsesi ne mengjes dalin te gjithe, sa te hape syte direkt ne banjo :) pastaj sic te thashe cdo gjysem ore ose cdo nje ore vere.. Varet si do reagoje, mund te mos pranoje te ulet, ta beje etj, ose sa ta ngresh ta beje ne rroba, etj, por ruaj qetesine, merre me te mire, edhe nese e ben thuaj ska gje, heren tj do e bejme ne banjo :) mua rreth nje jave me ka zgjatur, biles qe pas 2,3 ditesh fillonin e tregonin vete ndonjehere.. Nje jave zgjat qe te tregoje ne pergjithsi, ama deri 2,3 muaj ndodhte qe ta benin 2,3 here ne jave psh, dmth duhet te jesh me alarm ndezur :) ne pergj kur mesojne, ato ditet e para kane tendencen te mos e bejne as naten, ose duhet ti nxjerresh nje here, por une e humba ate kohe sepse ashtu i kisha kushtet, isha nga fundi i shtatzanise etj, dhe naten i kam akoma me pampers.. E kam fjalen per naten shif e bej sipas reagimit te vajzes.. Por sic te thashe kryesorja eshte ta marresh me qetesi ti, te mos i bertasesh, trembesh, etj.. Nese e ben ne banjo mund ti thuash bravo, etj, por pa e egzagjeruar, psh ti japesh shperblim, sepse e ben te varur pastaj, mund ta perdore si metode kunder teje :) me krahe te lehta :)
Desarta ju sigurisht jeni e Shqiperis,dhe me bebilin nenkuptoni papersin,edhe un jam ne hall me djal i ka 2 vjet e gjys e tash edhe dy muaj e diqka me behet beba tjeter kismet ,e me duhet edhe un te perpjekem ma shum,po pe bej edhe un ket pytje e ndoshta dikush me pergjigjet gjitha te mirat per ty dhe voglushen...