Pershendetje mikesha. Po e ndaj me ju nje breng qe po me shqeteson jasht temes se femjve.
Nuk po e kuptoj dallaveri, intriga dhe genjeshtra pse triumfojn, ai njeri qe nuk i din keto eshte budalla, gjithashtu nje njeri qe nuk i intereson punet e tjereve nuk eshte i kthejt ne tru. Mund me te thoni pse?
Po me vjen keq per te gjitha femrat qe jetojn me njerz te tille. Them te drejten une nuk jetoj me njerz te tille te poshter por secili njeri ne rrethin e tij e ka kesi personi. Ju falemnderit shume mikesha. Uroj qe drejtesia te triumfoj.
Igi ket koh ma e keqe te jesh ma e mir bahesh se nuk ja vlen per disa persona respekt kur nuk ka dikush respekt edhe une e hupi respektin se kshu jam tip i qet as nuk kthej fjal amen ishe me keq se vetja u shkatronte tu mendu
Igi njejten hall ekom pas dhe un me nje person te till mirpo un ma sama larg saj rri sdu sa do qem fton i largohna se kan qef met shti ne qat kllub tvetin me fol per dikon e kur behet me dikon me fol per ty qita persona gerrsheret me veti imabjn po un sju dha materjal hiq ma kshtu qe sja vlen mu mer meta veq bojav me dije e kallzoja vendin ku eka kta persona me than qysh o lul e begbpo ti shtojn edhe nja dhet mrapa tjera fjal e kta si du hiq un ekom zakon jav za derennn edhe ekam qaekam njerzve jav tham nersy mas sysh skom qef me fol
Valla moj igi me ke prek me ket tem. Se un kam hek shummm shkakuu i butsise time nuk kisha djallzi. Po me te vertet veç kto qe po veprojn siç the ti fitojn ne ket bote. Mua ne jep guxim dhe shprese veç nje fjali:zoti vonon por kurre nuk harron. Ti veç leja zotit ne dor ndoshta ne kyt dynja do te vuajme po insh all ah kemi me gezu ne dynjan tjeter. Dhe diçka fjalet futi ne nje vesh e nxjerri nga tjeter sw sia vlen te lodhwsh trurin tendd. Vepro keshtu e do te jet me mire. Te pershendes
Po valla igi gjithkujt duhesh ne ftyr me ja than se perdryshe thojn budall koka ne dit te sodit fatkeqsisht sa i sjellshem te jesh ma pak vlersohesh po Zoti esht i madh e ja kthen gjithkujt e dashur mos ki merak
Num mendoj qeai person qe te ka thën ashtu mendon me te vertet qe qe je ashtu ama njerzit e din dobesin tende e te thojn ashtu sepse e din qe ti do te ndihesh keq per ato fjal dhe ashtu e arrin qellimin qe kan
Si femi kam qene shuem e urt pa sherre pa fjale. Dikush mem ngacmu me fjale une kam ik e kam qajt ne vete pa e diskutu em askend. KAm qene shuem tip i marrushem. Tash kam ndryshu, te gjithe e vrejt ndryshimin tem. Edhe burri me thote shume ke ndryshu, une te gjithve ju them kam ndryshu keshtu po ndjehem me mire, me e fort. Sepse ashkush nuk po e vlresosn butesin tem. Edhe pse kam ndryshu tek ndryshimi im ska pas vend genjeshtra dhe intrigat. Kurse ketij personi qe ma ka thene kete fjale qe e ceka ne komentin me posht, do tia them ne fytyre se qfare eshte kthjellsia e trurit.
igi e dashur e keqja vlersohet e mira humbet kshtu ka ardh koha sa ma ipadrejt te sillesh me njerz aq me shum respekt te bajn shum ni koh e keqe ka ardh nuk te ipet jahst me dal se veq therrje me fjal ki zoti baft hajr .
Para disa ditesh dikush me tha se nuk je e kthjellt si X personi. U ndjeva e shume e ofenduar. prej asaj dite une jam duke mendu per \"kthejllsine e asaj\". Asaj i interson cdo fjale qe flitet, bisedene e tjeter kujt mundohet ta ndegjoj. per kojshin gjithqka din deri edhe perkojshit e mi qe une pak i njoh. Te lodh me genjeshtra tu e ngrit veten. Ne anen tjeter perpara eshte shuem e respektueshme te ngirt prej respektit ne anen tjeter mbas shpines Thote te kunderten. Te gjithe e dijne keto gjera per to dhe prap e vlresojn.
Eeeh keshtu eshte kjo jete igi.Gjithmone del me i mire ai qe ka vetem llafe,fjale dhe eshte me tinezak.Te jesh e drejt,te mos kesh dinakeri,do te shkelesh gjithmon.
igi njerzit e mir lendohen shum por all ahu nuk i harron asnjeher e sa per njerz te poshter nuk ju shkon gjith kungulli mbi uj veq durim, dhe un deri sa u martova kom mendu qe veq respekt e mirsjellje duhet po me disa njerez po dufke te kunderten , un qaq shum kam pas llafe nga tjeret tash a beson qkado qe thojn per nje veshi hin per tjetrin dalin veq i kqyri me keqardhje se qfar niveli jan , njerin e keq e myt me tmir thojn mos ja vno veshin se jeta esht e shkurt mundohu tjesh e lumtur per me te dashurit e tu te pershendes.
Igi une kur jam martuar kam qene me verte budalla. Se me gjuanin kunja e me thumbonin por si kuptoja kurre sepse jam rritur ne nje ambient ku asnjehere sna ka mesuar nena te bejme gjera te tilla. Tashti pas 10 viteve martese I mesova te gjitha dhe me te thene te drejten sme pelqen kjo gje por ne fakt sa me e poshter te jesh aq me shume te respektojne. Fatkeqesisht.
Te gjitha te keqijat nkete bote vine prej njerzimit krijesa na e poshter qe mundet me te lendu si me fjale si me vepra fatëkeqsisht jame njerzit po jeta ka sprova te tilla veq per njerz ka kufi ne kete bote e shpendet edhe kafshet udhetojne pa viza hahah
Igi e dashur intrigantet kane qene dhe do jene profesjoni i tyere eshte te meren me punet e tjetrit ti bejne keq cdo kujt,ne kete forme ndjejne kenaqesi keshtu mbushet shpirti i tyre i lig duke bere keq por me vjen keq qe numri i tyre po rritet cdo dit por kjo sdo te thote te jesh njeri i drejte te jesh budalla se llumi llum ngelet kurse i miri i drejti vertet lendohet por nje dite e drejta do vije ne vend dhe gjithkush do te shkoje atje ku e meriton prandaj ec me ballin lart qente le te lehin karvani shkon perpara
Ehh moj Igiiiii nuk ishte asnjeher sic e mendojm ne jeten e si duam ta kalojme , ku jam e martume beso qe t mytin me fjal ta djegin zemren po qka me bo me qu diqysh nje jete, perfect nuk kishte askund ..... ehhh jeta eshte e till mjeret ata njerz qe jan ashtu nuk e di a e mendojn se najher kan me vdek e kan mu pergjigj para te madhit A L L A H , po ata njerz as varri nuk do i pranoje, me te vertet e them me kecardhje :-(
Kete po e vuaj une e dashur!Te jesh e drejt dhe mir me njerezit ish e njejt sikur me ju bo diçka te keqe e aq me keq ata qe i bojn shum te kqija haptas ata per te tjeret jan ngritur shum nalt dhe respektohen nga te gjith .Kete as une nuk e kuptoj pse?
Nuk po e kuptoj dallaveri, intriga dhe genjeshtra pse triumfojn, ai njeri qe nuk i din keto eshte budalla, gjithashtu nje njeri qe nuk i intereson punet e tjereve nuk eshte i kthejt ne tru. Mund me te thoni pse?